Shporta e konsumatorit është shtrenjtuar për 313 denarë në muajin shkurt. Sipas raportit të Lidhjes së Sindikatave për muajin e dytë të këtij viti, vlera e shportës minimale sindikale është 57,476 denarë, ku më së tepërmi rritje kanë shënuar derivatet dhe produktet ushqimore. Krahasuar me muajin janar vlera minimale ishte 57,163 denarë, kur qytetarët kanë shpenzuar rreth 5 euro më shumë. Ndërsa me shtimin e përllogaritjes së një apartamenti prej 60 metrash katrorë me qira për muajin shkurt vlera arrin 72,851 denarë, që është rritur për 213,00 denarë në krahasim me muajin janar 2024 kur ishte 72 538,00 denarë.
Shporta e Konsumit për muajin Shkurt
“Vetëm për ushqim dhe pije shkon afër 37% e buxhetit familjar, ku janë vërejtur rritje të çmimeve në disa artikuj. Për veshmbathje u shpenzuan afër 5 mijë denarë kurse për arsim rreth 7 mijë denarë. Derivatet e naftës kanë shënuar rritje nga janari në shkurt për 10-13 denarë në litër. Për rekreacion dhe kulturë një familje katër anëtarësh harxhoi mbi 4 mijë denarë afër së cilës shumë arrijnë edhe shpenzimet për hotele e restauronte. Më së paku shpenzuan për shëndetësi, higjienë personale dhe mirëmbajtje të shtëpive”.
Data 05.07.2026
Aktuale
- Kaos me adresat në rajonin e Tetovës! Mbi 90 fshatra pa emra rrugësh, qytetarët përfundojnë në burgje e përmbarues
- Aco Velkovski me një letër të hapur drejtuar ministres së Financave: Funksionet kalojnë, borxhet mbeten
- Mucunski në Katar, nënshkruhen marrëveshje për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe bashkëpunimin diplomatik
- Masa e sigurisë për protestuesit e arrestuar, një prej tyre pëson shqetësime shëndetësore në Gjykatë, vuan nga epilepsia! Ndërhyn ambulanca
- Mexhiti: Rruga Shkup–Bllacë nuk është më një premtim, është një projekt që po merr formë
- Mickoski: Jemi të gatshëm për një njësi zgjedhore
- Nesër pritet rritja e çmimeve të derivateve të naftës
- Ali Ahmeti nga Struga: BDI më e bashkuar, më e organizuar dhe e gatshme se kurrë


