Author: Jeta almakos

Nga Kongresi i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, u shpreh se me shumë mund dhe sakrificë është ndërtuar kjo parti. Ai tha se nuk e kanë të vështirë për ta mobilizuar ASH-në dhe të prishin planet e atyre që duan nga kjo parti të bëjnë një gërmadhë për të realizuar qëllimet e tyre politike. “ASH ka qenë diga e cila i ka ndaluar të gjitha elementet e huaja të cilat janë munduar që ta tjetërsojnë shqiptarin si identitet, si kulturë dhe si përfaqësi se ku përket shqiptari”, tha Sela, raporton SHENJA. Sela tha se ata janë me identitet evropian dhe shqiptarët…

Lexo më Shumë

Në vazhdim të serisë së vizitave në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vëllim dukshëm të shtuar të punës konsullore, sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani po qëndron në ambasadën në Bernë të Zvicrës. Në këtë Ambasadë, krahas shërbimeve të tjera konsullore për qytetarët tanë, stacioni bazë bën foto dhe merr të dhëna biometrike për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit, ndërsa nga sot vihet në funksion edhe një stacion celular shtesë paralel me stacionin bazë. “Kam ardhur këtu për të inkurajuar diplomatët që u shërbejnë rreth 300 qytetarëve tanë çdo ditë, por edhe për të…

Lexo më Shumë

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarë, nëpërmjet një statusi në Fejsbuk ka ftuar hapur liderin e BDI-së, Ali Ahmetin që të shpall kandidaturën për President. “Propaganda e BDI-së prej kur shpalla kandidaturën për President njëherë thotë se do dali Ali Ahmeti si kandidat, njëherë tërhiqet… Unë e ftoj hapur z.Ali Ahmetin të garojmë dhe le të zgjidhni ju se cili ju përfaqëson më shumë e më mirë!”, ka shkruar Taravari në rrjetin social Fejsbu.

Lexo më Shumë

Me datë 16.02.2024 në ora 16:46 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohri” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Shkupi me lëndime nga një send i mprehtë. Sipas njoftimit të MPB-së, ai është plagosur nga një tjetër i mitur para një shkolle fillore në zonën e Gazi Babës. Është gjetur objekti dhe me të miturën është zhvilluar një bisedë zyrtare. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski e dënoi incidentin në të cilin një polic u sulmua mbrëmë në një objekt hoteliere gjatë kryerjes së aktiviteteve të tij të punës nga një pjesëtar i sigurimit të Mickoskit. “Lidhur me incidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm para një objekti hoteliere në territorin e SPB Shkup dhe në të cilin janë përfshirë edhe zyrtarë policorë, dua të informoj opinionin se dënoj fuqishëm çdo lloj dhune, veçanërisht kur ajo kryhet nga punonjës të MPB-së”, ka shkruar në Facebook, ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Ai shton se për incidentin…

Lexo më Shumë

Projekti i ndërtimit të autostradës Kërçovë – Ohër, është shembull se si nuk duhet të futemi në realizimin e një projekti të keq – thotë për Radion Evropa e Lirë, Drejtori i Ndermarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, Ejup Rustemi. Por, përse projekti nuk është ndryshuar tërësisht? Rustemi thotë se janë shqyrtuar të gjitha mundësitë, por kur mbërrish në 80% të realizimit të projektit, s`ka kthim prapa. “Tani kemi 13 rrëshqitje të reja të dheut dhe kur keni aq rrëshqitje dheu në ato vende që kanë qenë nga dy herë të projektuara dhe dy herë të ndërtuara, për herë të tretë paraqiten…

Lexo më Shumë

Në një kafene të njohur në qendër të Shkupit mbrëmë në orën 00:40 të mëngjesit, polici I.B. është arrestuar nga pjesëtarët e Njësisë për tregti të paligjshme në SPB Shkup. “Policët e Njësitit për tregti të paligjshme në SPB Shkup kanë privuar nga liria I.B.(43) nga Shkupi, polic i cili nuk ka qenë në detyrë, për shkak se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili po kryente veprime zyrtare. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njofton MPB. Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bomjacaliev,…

Lexo më Shumë

Dy persona shtetas të Republikës së Serbisë janë ndaluar dje në aeroportin e Shkupit, njoftojnë nga MPB. “Sipas informacioneve nga polici bëhet fjalë për D.J.(41) dhe 28-vjeçarin K.J. sepse pas një mosmarrveshje të mëparshme, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me një konfrontim fizik të ndërsjellë”, thonë nga MPB. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse, thonë MPB.

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj ‘Shqipërive’ tona duhet parë nga këndvështrimi se ata e kanë pranuar si të natyrshme që ‘demokracia’ alla shqiptarçe të mbështetet mbi parimin që një hajdut t’i përfaqësojë qindra të ndershëm dhe një budalla të vendosë për fatin e mijëra të mençurve. Pastaj të gjitha ndodhitë e sotme në ‘Shqipëritë’ tona duhet parë në tërësinë globale ku pandershmëria dhe hajdutëria i kanë mbuluar vlerat më njerëzore dhe ku e keqja është duke ngadhënjyer mbi të mirën. Pra ne duhet të jetojmë në pritje të së nesërmes që do sjellë të keqen më të madhe se…

Lexo më Shumë

Me ndryshimet e statutit të ASh-së, të miratuara në Kongresin e jashtëzakonshëm që është mbajtur në Shkup nga krahu i Arben Taravarit, do të ketë ndryshime në Kuvendin e partisë. Ziadin Sela nuk do të jetë më kryetar i Kuvendit të ASh-së dhe funksionin e tij do ta bartë lideri aktual i partisë, Arben Taravari, bëhet e ditur nga ASH-ja, transmeton TV21. Blerant Ramadani në paraqitje para mediave ka bërë të ditur se janë shfuqizuar edhe vendimet e marra në mbledhjen e Kuvendit të ASh-së, të thirrur nga Ziadin Sela më 10 shkurt 2024 në Shkup./TV21

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari, sot në Shkup është duke mbajtur kongres të jashtëzakonshëm, në të cilin kanë marrë disa vendime. Në mesin e vendime që kanë sjellë përkrahësit e Taravarit në parti, është edhe shfuqizimi i pozitës së Kryetarit të Kuvendit dhe të kompetencave të organit të njohur paraprakisht si Kryesia e ngushtë e partisë. Disa nga vendimet që i kanë sjellë delegatët e ASh-së në kongresin e sotëm: “U miratua kandidatura për President të Republikës e Kryetarit të Partisë, Arben Taravari, si propozim i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët i përkrahur nga Lidhja Evropiane për…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka folur para mediave para fillimit të Kongresit partiak të thirrur prej tij, që zhvillohet në këto momente në Shkup, përcjell tvklan.mk. Taravari tha se nga Kongresi do të kërkojë verifikimin e kandidaturës së tij për President shteti, do të diskutojnë në lidhje me marrëveshjen për koalicion me opozitën si dhe do të bëhen ndryshime statutare, që sipas tij, janë keqpërdorur nga grupi tjetër. Taravari shtoi se dëshiron që për kundërkandidat për president ta ketë kreun e BI-së, Ali Ahmeti. I pyetur për Kongresin e thurrur nga Ziadin Sela të dielën, Taravari theksoi se ai…

Lexo më Shumë