Author: Jeta almakos

Pasi u emëruar ministër i Shëndetësisë, Ilir Demiri, posti i drejtorit të spitalit të Tetovës mbeti i zbrazës. Ministri Ilir Demiri, ka njoftuar se në këtë post ka emëruar Shpresim Feratin, raporton SHENJA. “Dr. Shpresim Ferati është drejtori i ri i Spitalit Klinik të Tetovës. Ferati është i dëshmuar në fushën e tij dhe plotëson kërkesat për pozicionin që kryen. I uroj shumë suksese, besoj se me të spitali i Tetovës do të vazhdojë të shkruaj histori suksesi”, deklaron ministri i Shëndetësisë dr. Ilir Demiri.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitrevski ka shpallur zgjedhjet presidenciale dhe ato kuvendare. Rrethi i parë i zgjedhjeve për kryetar shteti do të mbahen më 24 prill 2024, ndërkaq rrethi i dytë i po të njëjtave do të mbahet me rrethin e parë të zgjedhjeve kuvendare – më 8 maj 2024. “Sot, në përputhje me përgjegjësinë kushtetuese dhe detyrimet kushtetuese e nënshkrova dekretin për shpalljen e zgjedhjeve për president të shtetit dhe për deputetë në Kuvend. Rrethi i parë i zgjedhjeve të shtata presidenciale do të mbahen më 24 prill 2024, kurse rrethi i dytë i zgjedhjes…

Lexo më Shumë

Kreu i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi sot se pret që në zgjedhjet ardhshme parlamentare koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja të fitoj mbi 61 deputetë. Sipas tij edhe në zgjedhjet presidenciale do të fitoj kandidati që do të mbështete nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja. “Pres fitore historike të koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, me mbi 61 deputet dhe pres që president i ardhshëm të jetë kandidati të cilin do ta mbështes VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni”, deklaroi Hristijan Mickoski. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski ka vizituar pikën kufitare Tabanovc, ku në vend ka konstatuar gjendjen aktuale lidhur me kalimin e kufirit të automjeteve dhe udhëtarëve drejtë Sërbisë.  Ai nëpërmjet një shkrimi në rrejtin social fb thotë se është informuar nga zyrtarët kryesorë të policisë në pikën kufitare se çdo gjë po shkon sipas rregullave të përcaktuara dhe se qytetarët mund të kalojnë lehtësisht nga vendi në Serbi me ato letërnjoftime që mbajnë emrin e vjetër të shtetit dhe që janë të vlefshme. PANQE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Nga ana ime  kam theksuar atë që kemi…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ndërhyrje në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut. Pendarovski ka thënë se nuk i komenton deklaratat për ndërhyrjen e burrshtetasve tjerë në zgjedhjet e Maqedonisë, por ai ka treguar se çka ka biseduar me Kurtin për zgjedhjet në Maqedonisë së Veriut. Deklaratë: Stevo Pendarovski “Unë kam biseduar edhe me zotëri Kurtin në Prishtinë, se mbështetja e tij për njerëz të Maqedonisë së Veriut nuk bën problem. Këtu nuk bëhet fjalë për shtetas të huaj që do marrin pjesë në zgjedhjet…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare shpallen më 14 shkurt. Ato i nënshkruan kryetari i Kuvendit Jovan Mitrevski, pas çka pason njoftimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, sipas Kodit Zgjedhor. KSHZ miraton afate me të cilat do të fillojnë veprimet zgjedhore. Fushata për zgjedhjet presidenciale pritet të nisë në fillim të prillit dhe të përkojë për disa ditë me fushatën për zgjedhjet parlamentare. Sipas sqarimeve të KSHZ-së, do të ketë afate të veçanta për zbatimin e veprimeve zgjedhore për të dy proceset zgjedhore. Sa i përket KSHZ-së, ende nuk dihet fati i kandidatit të opozitës, pas largimit të Krenar Llogës, mirëpo nga KSHZ…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka theksuar se nuk ka bërë asnjë hap për ta dëmtuar imazhin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit “Unë Albin Kurtit i kam dalë borxh sa herë që ka qenë e nevojshme dhe kam vlerësuar”. Kështu është shprehur kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, teksa është përgjigjur se a e tradhtoi Albin Kurtin që e ndihmoi fushatën e Selës. Sela ka theksuar se nuk ka bërë asnjë hap për ta dëmtuar imazhin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. “Unë nuk kam bërë asnjë hap për ta…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë se kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, vepron nën urdhër. Kështu u shpreh ai derisa është përgjigjur në pyetjen se a është i shantazhuar Taravari. Sela, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se ka vërejtur që sa herë Taravari kthehej nga vizitat e tij qoftë private apo zyrtare nga Turqia, vinte me qëllime destruktive. “Me këtë situatë vërtet e kam pyetur veten se cili është problemi dhe në periudhën e fundit është izoluar komplet nga veprimet dhe vendimet që duhet t’i marrim, jo…

Lexo më Shumë

Punonjësit e shërbimeve administrative të MPB-së që punonin për procesin e ndryshimit të dokumenteve personale të qytetarëve do të marrin nesër një tjetër pagë. Ky vendim ka kaluar në seancën e sotme të qeverisë, ka bërë të ditur MPB. Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme në Qeverinë Teknike, Mitko Bojmacalijev, në konferencën e sotme për media në Qeveri, ka falënderuar punonjësit e MPB-së të cilët janë angazhuar në shërbimet administrative për të punuar në ndryshimin e dokumenteve personale të qytetarëve. “Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë kolegët e mi që kanë punuar në shërbimet administrative gjatë periudhës së…

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari sot është duke e zhvilluar takimin e radhës falënderues për përkrahje të qytetarëve pasi që vendosi të bashkohet me opozitën shqiptare për të sjellë, ashtu siç ai deklaron Ndryshimin e Madh të 8 Majit.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, u takua me Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit. Në takim, zëvendëskryeministri foli për përfitimet e anëtarësimit të mundshëm të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në BE, si për qytetarët ashtu edhe për komunitetin evropian. “Përfshirja e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një çështje me rëndësi gjeopolitike, por një dëshmi e vlerave të përbashkëta të demokracisë, stabilitetit dhe prosperitetit që përfaqëson BE-ja. Ai përfaqëson një mundësi për Maqedoninë e Veriut për të forcuar më tej institucionet e saj…

Lexo më Shumë

Punonjësit e Ministrisë së Financave në Maqedoni kërkojnë që të fillojë menjëherë rritjen e pagave në vlerë prej 30 për qind për të gjithë punonjësit, në përputhje me nenin 9 të Ligjit për Ekzekutimin e Buxhetit, në përputhje me dekretin e publikuar në Gazetën Zyrtare, për arsye , siç theksojnë ata, të gjitha kushtet i plotësojnë, kanë ngarkesë të shtuar dhe kompleksitet në procedura. “Lidhur me dorëzimin e Marrëveshjes Kolektive në Ministrinë e Financave, të cilën e kemi kërkuar nënshkrimin e ministrit të respektuar Fatmir Besimi, e cila i referohet rritjes së pagave prej 30 për qind për të gjithë…

Lexo më Shumë