Gjykata Supreme ka sjell vendim për rastin gjyqësor “Alfa”, pasi u dërguan dëshmi të reja për rigjykim për njërin nga të dënuarit, Almir Dërplanin.
Dëshmi të reja janë dërguar edhe për të dënuarin Agim Islami.
Për Dërplanin Supremja vendosi të mos ketë rigjykim, ndërkaq lëndën e Islamit do ta dërgojë në Gjykatën Themelore.
Kësisoj, hapet mundësia për rigjykim të rastit “Alfa” dhe të shqyrtimit të aktakuzës së Islamit, i cili është i dënuar me burg të përjetshëm.