Se besimi i qytetarëve në gjyqësor, është i ulët, kjo është shprehur në shumë raste. Qytetarët këtë e shprehin edhe individualisht, por kjo është konstatuar edhe në shumë raporte të organizatave të ndryshme. Ajo që vulosi këtë situatë ishte raporti i fundit i progresit të Komisionit Evropian, në të cilin thuhej “Asnjë përparim nuk është shënuar në sundimin e ligjit. Ka mungesë besimi të gjyqtarëve”. Kritika më të zëshme raporti i KE-së kishte për Këshillin Gjyqësor, si organi më i lartë në gjyqësor që emëron dhe mbikqyr punën e gjyqtarëve. “Ekzistojnë shqetësime serioze për ndikimin e jashtëm të panevojshëm mbi…
Author: Jeta almakos
Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska njoftoi se shërbimet e qytetit të Shkupit zbuluan një katastrofë ekologjike në një parcelë prej 4000 metra katrorë pronë private dhe 5000 metra katrorë pronë shtetërore afër lumit Lepenc, vetëm disa qindra metra larg nga një objekt fetar që po ndërtohet nga komuna Gjorçe Petrov e financuar nga BE. Arsovska tha se deponia e egër private ndodhet në një parcelë në pronësi të një kompanie që është nën hetim për krime të tjera si dhe nga një person i punësuar në Komunën Gjorçe Petrov në departamentin e financave, i zgjedhur edhe anëtar i…
Në Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sot u nënshkrua marrëveshja për përzgjedhjen e një kompanie konsulente për ndërtimin e katër sistemeve të ujitjes. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe përfaqësuesi i kompanisë konsulente Karl Filip Hugin. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili theksoi se marrëveshjа ka të bëjë me 13 mijë hektar tokë bujqësore, e cila është e rëndësishme për bujqësi të zhvilluar dhe konkurruese për zhvillimin e produkteve vendore dhe ushqimore. DIMITAR KOVACEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT 04:18-04:40 “Implementimi…
Analiza e fundit e Bankës Popullore nxjer në pah faktin se në bazë të analizës vjetore, në dhjetor të vitit 2023, depozitat e përgjithshme janë rritur për 8.7%. Kjo si rezultat i rritjes së depozitave të të dy sektorëve, me një kontribut më të theksuar të sektorit të familjeve. Gjithashtu, rritje vjetore është shënuar edhe te kreditë prej 5.1% dhe rezulton nga rritja e kredisë për të dy sektorët, me një kontribut më të madh nga sektori i familjeve. Nga Banka Popullore thonë se në këtë muaj, gjithsej depozitat e ekonomive familjare shënuan rritje mujore prej 3,5%, që më së…
Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka vendosur të mërkurën ta ndalojë qarkullimin e kartëmonedhës 500-euroshe. Sipas një njoftimi të Bankës Qendrore të Kosovës rregullorja hyn në fuqi që nga 1 shkurti. “Institucionet financiare bankare dhe jo-bankare obligohen që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro”, thuhet në njoftim të BQK-së. Në Rregulloren e re për operacionet me paratë e gatshme është vendosur po ashtu që me qëllim të parandalimit të futjes së parave të falsifikuara, “personat fizik dhe personat juridik që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e monedhave nëse…
Nga lëndimet e pësuara nga rënia e kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës në Lagjen “Arbëria” një femër është dërguar për tretman mjekësor në Klinikën Emergjente të QKUK-së. Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka thënë për Telegrafin se pacientja është dërguar në këtë klinikë dhe të njëjtit janë duke iu bërë ekzaminimet mjekësore. Ai nuk ka dhënë më shumë detaje për gjendjen e pacientit. Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje për Telegrafin lidhur me rastin. “Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë, një…
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi kërkon nga Albin Kurti që të mos ndërhy në zgjedhjet që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut. Thaçi për “Euronews Albania” theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të bënte shumë gabim nëse do të ndërhynte tek zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut në mundësi për përmirësim apo deformim të rezultatit zgjedhor. Mes tjerash ai tregoi se sondazhet që janë realizuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut, tregojnë se do të fitojë e djathta. “Vetëvendosja e cila drejtohet nga Kurti, do të bënte shumë gabim nëse ndërhynte në emër të qeverisë së Kosovës, në…
Hekuran Asani dhe Milan Koraq do të marrin postin e drejtorëve në M-NAV javën e ardhshme, mëson “Telma”. Bordi mbikëqyrës në seancën e sotme ka pranuar propozimin e Qeverisë të miratuar në seancën e mbajtur më 9 janar dhe ka shkarkuar drejtorët aktualë Fahrudin Hamidi dhe Ljube Stamenkovski. Drejtori i tretë në kompaninë shtetërore, Hasim Deari, e mbajti postin, transmeton Portalb.mk. Për shkak të procedurës ligjore, këshilli mbikëqyrës do të mbajë mbledhje të radhës ditën e hënë ku do të nënshkruhet procesverbali i seancës së sotme, i cili do t’i japë vendimit fuqi juridike formale dhe më pas me dokumentacionin…
Sot, gjyqtarja Alekandra Risteska ka dhënë betimin në Këshillin Gjyqësor si një gjyqtare e re në Apelin e Shkupit. Megjithatë, ajo është deleguar përkohësisht në Gjykatën Penale për të marrë pjesë në gjykimin e rastit të aksidentit të autobusit ‘Llaskarc’, ku caktimi i dënimit është planifikuar për më 25 janar. Këshilli Gjyqësor ka mbajtur një seancë urgjente dhe ka vendosur që Risteska të referohet përkohësisht në Gjykatën Penale, duke filluar nga dita e sotme, deri në ditën e shpalljes së vendimit të shkallës së parë. Vendimi është marrë për të siguruar vazhdimësinë e gjyqësorit në rast ndryshimi të anëtarit të…
Dymbëdhjetë minatorë të kombinatit metalurgjik Trepça kanë pësuar lëndime të mërkurën gjatë transportimit të acidit sulfurik në ambientet e punës. Ata janë jashtë rrezikut për jetë. Lajmin për Radion Evropa e Lirë, e ka konfirmuar Bujar Jashari, drejtor teknik në këtë kombinat. Incidenti ka ndodhur në horizontin e njëmbëdhjetë të minierës së Stantërgut në Mitrovicë të Jugut. Zyrtarët shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës kanë thënë se ndihmë mjekësore kanë kërkuar 12 minatorë dhe se dy prej punëtorëve kanë pësuar lëndime më serioze në sy, ndërsa të tjerët në gjymtyrë. Disa janë duke u trajtuar në spital, dhe një…
Hetime intensive, sipas Prokurorisë, po zhvillohen lidhur me rastin e Liridona Ademajt, 30-vjeçares e cila u vra më 29 nëntor në fshatin Bërrnicë të Prishtinës. Prokuroria Themelore e Prishtinës s’ka pranuar të ndajë më shumë informacione, duke u thirrur në ruajtjen e integritetit të hetimeve. Në paraburgim për këtë rast janë katër persona, përfshirë edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, që dyshohet se e porositi vrasjen.Misteri vazhdon ta mbulojë rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Hetimet për ta zbardhur këtë rast po vazhdojnë. Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë thënë se për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime intensive.…
Është nënshkruar memorandum i ri për bashkëpunim në mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Shoqatës ‘Iniciativa për të drejtat e grave’ nga Shuto Orizarë – Shkup. Memorandumin e nënshkruan ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe drejtori ekzekutiv i shoqatës, Salija Beqir Halim. Me nënshkrimin do të mundësohet përmirësimi i pozitës së grave viktima të dhunës në familje dhe në bazë gjinore, do të mundësohet bashkëpunimi në mes të Qendrës për mbështetje psiko-sociale për gratë viktima të dhunës familjare dhe gjinore në territorin e Shuto Orizares. Në të njëjtën kohë, memorandumi duhet të kontribuojë në një…

