Me 62 vota “pro” Kuvendi ka zgjedhur Ljupço Kocevskin si kryeprokuror publik të shtetit. Ai ka qenë kandidati i vetëm, pasi prokurorja Lidija Raiçeviq nuk ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe Fatime Fetai nuk është diskutuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë të dorëzuar. Kocevski ka marrë mandat gjashtëvjeçar. Kocevski është një ish-avokat, i cili është zgjedhur prokuror i lartë publik në Gostivar në vitin 2008. Më shumë se një vit më parë ai u bë pjesë e Prokurorisë Publike të Republikës, mes dhjetë prokurorëve të këtij institucioni. Ka qenë pjesë e Bordit Drejtues të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë dhe anëtar i komisionit disiplinor në Prokurorinë Publike.
Data 01.09.2026
Aktuale
- Liqeni i Ulzës në pikën e “vdekjes”, KURUM e shfrytëzon në maksimum
- (VIDEO) Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe krizë politike
- Analiza e Ditmir Bushatit: Nga zgjimi i brezit të ri te revolta popullore, pse shqiptarët po kërkojnë llogaridhënie
- Xi :OBSh-ja ka krijuar me sukses një model për marrëdhëniet midis fuqive të mëdha
- Gjermani, autoritetet hetojnë sulmin e dyshuar me eksploziv pranë termocentralit në Brandenburg
- “Rajoni ul çmimin e naftës, Rama e çon 219 lekë/litri”, Blushi: Të pezullohet Taksa e Qarkullimit dhe e Karbonit
- (VIDEO) Përleshje me thika mes të rinjve, një 13 vjeçar në gjendje të rëndë



