Kryetari i Aleancës për Shqiptarët gjatë intervistës së tij në Alsat sonte ka thënë se nuk do të habitej nëse kampi i Ziadin Selës nesër do ta shkarkonte. Për të më shkarkuar u duhen 2/3 e votave, por kjo mund të ndodhë, tha ai. Megjithatë, Taravari ka theksuar se kjo nuk do të ndryshojë asgjë sa i përket vendosmërisë së votuesve për ndryshime në skenën politike në kampin shqiptar.
Le ta përpunojnë skenarin e tyre, për të cilin tashmë besoj qartë se është lojë e BDI-së. Lërini të marrin një vendim. Për të shkarkuar kryetarin e partisë u duhen 2/3 e votave, por edhe mund të ndodhë. Kam informacione se mund të insistohet që të shkarkohem, por kjo nuk ndryshon asgjë. Mendoj se votuesit e Aleancës për Shqiptarët, simpatizantët dhe anëtarët e sinqertë të Aleancës për Shqiptarët janë me anën që do ta udhëheqë betejën finale kundër BDI-së. Besimi në gjykata është shumë i ulët, por sidoqoftë unë do të respektoj çdo vendim gjykate. Unë jam ende i mendimit që as shtypi, as zyret, as makinat nuk bëjnë parti sepse kemi shumë parti që kanë pulla, makina dhe zyra, por kur shkojnë në votime marrin pak vota. Partinë e bën populli”, tha Taravari.
Data 01.09.2026
Aktuale
- Çfarë paralajmëron takimi Zaev–Velkovski? Një lëvizje e re në horizontin politik!
- Nga Durrësi në Sarandë: Çfarë mundësish ofron tregu i pronave pranë detit
- “Furtunë” në Bashkinë e Tiranës/ Pas shkarkimit të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm! Veliaj komandon Alban Dokushin
- Mexhiti: Brenda nje viti kemi rinovuar 60% te inventarit ne shkollat fillore te Çairit
- Padi penale për ish-kryetarin e komunës së Debarcës
- Aston Villa zyrtarizon talentin e shumë kërkuar të PSG-së
- Gold Ag emocionon me fjalët për të birin në ditën e parë të shkollës
- Ministria e Financave do të rindërtojë Klinikën e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit në Shkup – investim prej 92.7 milionë denarësh



