Diar Ajdini është nxënës në “Digital School”, i cili tashmë një vit me nxitjen e instruktorit të tij sjell punime të ndryshme që i krijon në shtëpi me pjesë elektronike dhe shkopinj, si flladitëse për laptop dhe për telefon, dritë alarmuese, kufje, dorë roboti e kështu me radhë, shkruan Portalb.mk. Diari është 12 vjeçar dhe jeton në Çair të Shkupit. Aftësinë e tij për të krijuar gjësende së pari e ka zbuluar gjyshi i tij, i cili i ka sjellë vetura që mund t’i çmontojë dhe t’i montojë përsëri, pastaj sëbashku kanë bërë një dorë me shkopinj, që kontrollohej me…
Author: Jeta almakos
Një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicë, ku si pasojë janë lënduar 13 persona. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Zahiti theksoi se bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gasi.“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, ka thënë Zahiti.
Me datë 12.01.2024 në ora 19:05 në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Poroj, Tetovë, në objektin e një firme ndërtimore, është gjetur i vdekur A.N.(43) nga Republika e Shqipërisë, i cili ka qenë punonjës në të njëjtën ndërmarrje. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore. Kontroll është kryer nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga SPB Tetovë. Trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Në Ambasadën e Maqedonisë në Uashington sot është organizuar pritje me rastin e qëndrimit në punë të ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, dhe me kërkesë të ministrit Spasovski drejtuar ambasadorit Zoran Popov, për takim me diasporën e maqedonisë që jeton në SHBA. Në fjalimin e tij para bashkatdhetarëve të pranishëm, Spasovski theksoi rëndësinë e kësaj vizite për forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve. “Më duhet të them që të gjitha takimet kanë qenë domethënëse, por ky është më i bukuri dhe më domethënësi, sepse ne shihemi në territorin tonë dhe me njerëzit tanë. Kudo që kam shkuar në…
Në takimin mes liderëve të LEN, kryetarit të ASH-së Arben Taravari dhe kryetarit të VV Albin Kurti në Prishtinë, jozyrtarisht mes tjerash është biseduar edhe për Taravarin si kandidat për president të Maqedonisë së Veriut. Sipas informacioneve të TV21, në këtë takim Taravari ka thënë se do të kishte pranuar në rast se e ka përkrahjen edhe të Ziadin Seles. Megjithatë Taravari mohon se është biseduar në lidhje me këtë temë. Ai për tv21 u përgjigj shkurt: “Nuk është biseduar për atë temë dhe nuk jam i interesuar për kandidatur për president”. E ndërkohe që po “nxehet” skena politike para…
Diaspora nuk ka kohë të ndërrojë dokumentet personale në shkurt dhe nuk e di se si do të hyjnë në Maqedoni me dokumente të skaduara. Ata thonë se ndryshimi i dokumentacionit është një proces i gjatë dhe i mundimshëm që zgjat edhe pas një viti, ndërsa në letrën e hapur drejtuar Spasovskit theksojnë se nëse dokumentet e tyre nuk janë të vlefshme, nuk do të mund të vijnë as për të votuar në zgjedhje. “Qytetarëve të Maqedonisë në diasporë zakonisht u duhet një vit, nëse jo më shumë, për të marrë dokumente të reja udhëtimi. Organizata jonë investoi shumë kohë…
Pasi zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale po afrohen nuk po mungojnë as kritikat mes pushtetit dhe opozitës. Sot, dy partitë janë përballur për shëndetësinë. Nga partia në pushtet LSDM thonë se vazhdimisht investojnë në përmirësimin dhe modernizimin e shëndetësisë në vend, me investime kapitale dhe paga më të larta për punëtorët shëndetësorë, për të siguruar kushte dhe shërbime më të mira për trajtimin e qytetarëve. LSDM “Klinika e Sëmundjeve Kirurgjikale në Shkup ‘Shën Naum Ohridski’, është modernizuar me blerjen e aparateve të reja, në vlerë prej 1 milion euro, të siguruara nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM. Në Klinikën për…
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në një intervistë me Zërin e Amerikës, tregon arsyet e takimit me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit në Washington. Ministri thotë se bisedat me O’Brien dhe anëtarët e tjerë të lartë të administratës u fokusuan në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ai bën të ditur se ka njoftuar zyrtarët amerikanë për aktivitetet e ndërmarra nga Qeveria në këtë fushë, për përgatitjen e zgjidhjeve ligjore, të cilat do të trajtojnë personat që janë edhe në listën e zezë të SHBA-ve, për pamundësinë e pjesëmarrjes në funksione publike dhe për pjesëmarrje…
Karnavali tradicional i Vevçanit nuk kaloi as këtë vit pa skandal. Këtë herë përsëri cak janë shqiptarët. Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video, ku shifet një person me plis në kokë dhe me mbi shkrimin në shpinën e tij “Drejtori i ri I M-NAV-it”. Kjo video i ka irrituar shumë qytetarët, ku edhe kritikat të shumta nuk kanë munguar. Ndërkohë, është anuluar pjesa zbavitëse e këtij manifestimi, për shkak të humbjes së jetës të një të riut nga Vevçani, i cili ishte djali i një ish-deputeti nga radhët e VMRO-së. Kryetari i kësaj komune kanë deklaruar se ky fshat…
Gjykata Themelore Penale Shkup caktoi masën e arrestit shtëpiak për personin e pestë të dyshuar për veprën penale “Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror”. Megjithatë, qëndrimi në shtëpi u duket masë e lehtë përfaqësuesve të Prokurorisë Themelore Publike Shkup. Këta mendojnë se personat që shkaktuan skandalin në Qendrën e Kontrollimeve Ajrore duhet që të mbahen në qelitë e burgut. Prokuroria njoftoi se do të bëjë ankesë ndaj këtyre masave më të buta, megjithëse Ligji i Procedurës Penale i krijon vështirësi prokurorisë për të bërë ankesë ndaj vendimeve të marra nga Gjykata. Gjykata Themelore Penale në Shkup ka njoftuar për për…
Vendimi është marrë në korrik 2022, hapi radhës është ndryshimet kushtetuese, ka deklaruar ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir. Diplomati evropian e ftoi udhëheqësin e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, të qartësojë qëndrimin e tj, pasi që deri tash ka qenë kontradiktor duke thënë se eshtë pro Evropës, në të njëjtën kohë thekson se nuk i pranon ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar, dhe se pasi të vijë në pushtet, ai do të gjejë një zgjidhje tjetër. DEJVID GIR, AMBASADORI I BE-SË “Nëse partia është për BE-në dhe bisedimet aderuese, është e qartë se çfarë duhet bërë. Kemi një marrëveshje nga…
Në një aksident të rëndë trafiku ka humbur jetën djali i ish-deputetit Krsto Mukoski. Me datë 13.01.2024 rreth orës 01:20 në SP Ohër, është raportuar se në rrugën rajonale për Vevçan, afër fshatit Podgorci, automjeti i udhëtarit “Audi” nga Struzi me targa të Vevçanit i drejtuar nga M.M. (19) nga Vevçani ka dalë nga rruga. Shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Inspektim është kryer nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga stacioni policor i Strugës, njoftojnë nga MPB.

