Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe zëvendësministri shtesë Mitko Bojmacaliev gjat ditlës së sotme zhvilluan një takim pune me ambasadoren e Republikës së Kroacisë H.E. Nieves Tiganj. Në takim, ministri Toshkovski falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu besimin se ai do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen me intensitet të pashuar. Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm dhe edhe një herë theksoi përkushtimin për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike. Ambasadori Tiganj theksoi bashkëpunimin afatgjatë dhe prezantoi Republikën e Kroacisë si mbështetësen tonë më…
Author: Jeta almakos
Tema kryesore ditëve të fundit në opinion është ideja e propozuar nga Ali Ahmeti dhe Arben Taravari, që presidenti i shtetit të zgjidhet përmes Kuvendit e jo përmes zgjedhjeve. Ideja e tyre vjen përshkak se pozita president shteti është vështirë e arritshme për komunitetin shqiptar, kështu që shpresojnë se kjo mund të arrihet përmes një marrëveshjeje eventuale politike me partitë maqedonase. Analisti politik, njëherit ish kandidat për president, Imer Selmani, për “TV21” thotë se zgjedhja e presidentit në Kuvend, do të ishte më e shëndetshme për demokracinë dhe do ta bënte shtetin më të qëndrueshëm. Debati dhe marrëdhëniet por gjithashtu…
Prokuroria Publike konstaton një rast në të cilin janë bashkuar tri kallëzime penale, të cilat kanë të bëjnë me lëshimin e dokumenteve personale. Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljupço Koçevski, thotë se është duke u trajtuar profesionalisht. Nëse ka apo nuk ka vepër penale, paraprakisht, Prokuroria Publike do të marrë vendim përkatës. Megjithatë, ai në një intervistë për Sloboden Peçat, Koçevski thotë se një kërkesë është dorëzuar pak më herët nga një qytetar, ndërsa dy të tjerat janë të para disa ditëve nga partitë politike, përkatësisht përfaqësuesit e tyre. Ljupço Koçevski, Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë…
Edhe tre ditë pas nisjes së grumbullimit të nënshkrimeve për kandidatët për president, partitë dhe koalicionet ende nuk i kanë siguruar 10 000 nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve. Kandidatët e BDI-së, Lëvizjes Znam, Levicës dhe partisë GROM, kanë mbledhur më shumë nënshkrime, nga gjithsej 13 kandidatët, që kanë paralajmëruar se do të garojnë në zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të grumbulluara deri të dielën në orën 20:00, kandidati i parë që mblodhi më shumë nënshkrime është ai i BDI-së, Bujar Osmani, gjithsej 8 560. Atij i duhen edhe 1 500 nënshkrime për ta zyrtarizuar kandidaturën. I…
Zëri i Amerikës: Një nga kërkesat tuaja është që presidenti i shtetit në të ardhmen të zgjidhet në Kuvend. Kundër këtij propozimi janë LSDM dhe VMRO-DPMNE. Pse është kjo e rëndësishme për ju dhe me kë do të bënte koalicion Aleanca për Shqiptarët? Arben Taravari: Shikoni, si presidenti i parë në Maqedoni, nëse ju kujtohen vitet 90, 91, nëse nuk gabohem, është zgjedhur zoti Kiro Gligorov dhe është zgjedhur për herë të parë nga Kuvendi. Unë mendoj se kompetencat e presidentit të shtetit janë të njëjta si në disa shtete përreth. Shpesh bëjmë krahasim me Kosovën apo Shqipërinë që kanë…
Kryeministri i qeverisë teknike, Talat Xhaferi të hënën do të marrë pjesë në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Siç njoftojnë nga Qeveria, Xhaferi do të shoqërohet nga zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi. Gjatë Samitit, ai do të marrë pjesë në aktivitetin qendror dhe shoqërues, si dhe do të zhvillojë një takim dypalësh me Presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso.
Në orët e para të ditës së sotme policia ka arrestuar dy shtetas të Turqisë në Qendër të Shkupit, përcjell TV21. Sipas njoftimit të MPB-së, tek të njëjtit është gjetur një armë dhe gjësende të cilat dyshohet se kanë origjinë nga një vepër penale. “Sot (25.02.2024) në ora 02:15, efektivët e policisë nga SPB-Shkup, në zonën e Qendrës kanë privuar nga liria I.G.(28) dhe O.G.(21), të dy nga Republika e Turqisë, për shkak se iu gjet një armë “Glock” në posedim të tyre dhe sende të tjera që dyshohet se kanë prejardhje nga vepra penale. Po merren masa për zbardhjen…
Kandidatja presidenciale e OBRM-PDUKM-së, lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski njoftoi se, Gordana Siljanovska-Davkova, do të propozohet para Komisionit Shtetëror Zgjedhor me nënshkrime nga deputetët, por edhe me nënshkrime të qytetarëve. Gjatë qëndrimit të sotëm në Manastir, Mickoski u bëri thirrje qytetarëve të Manastirit që të bashkohen masivisht në përkrahjen e Siljanovska-Davkovës më 3 mars. “Të shtunën e ardhshme do të kemi një konventë për të zgjedhur, do të thosha, presidenten e ardhshme të Maqedonisë, e ajo është profesoresha Gordana Siljanovska Davkova. Duke qenë se kërkesa ligjore është të paraqesim kandidaturën në dy mënyra, d.m.th me mbledhjen e nënshkrimeve të…
Në këtë periudhë parazgjedhore nuk do të ketë ndryshime në shëndetësi. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, në intervistë për Radion Evropa e Lirë ku thekson se nëse e merr besimin për të vazhduar drejtimin e ministrisë edhe pas zgjedhjeve, do të ofrojë program dhe vizion të qartë për shëndetësinë dhe Qendrat Klinike. “Si projeksion në të ardhmen se si do të ishte nëse do të kisha mundësi të mbaja këtë post si ministër për më shumë vite, atëherë e vetmja zgjidhje që mund të përmirësojë sistemin shëndetësor është ndërtimi i katër qendrave rajonale dhe grupimi i pacientëve për…
Në orët e para të ditës së sotme në “Portën Maqedonia” në Shkup është arrestuar një shtetas 26 vjeç i Kosovës, përcjell TV21. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 02:20 pas mesnate, shtetasi i Kosovës me iniciale L.SH. është kapur me marihuanë nga ana e njësitit të policisë për intervenim.
Sindikata e pavarur e punëtorëve shëndetësorë, stafi teknik administrativ dhe stafi teknik paralajmëron protesta nëse pagat nuk përshtaten me pagën minimale. Në konferencën e sotme për media, koordinatori nacional i Sindikatës së Pavarur, Bobi Bojçevski, tha se protesta do të mbahet në pauzë dhe se objektet shëndetësore publike do të mbyllen për tre orë dhe do të pranohen vetëm rastet emergjente. Se çfarë do të zbatohet nga kjo varet se si do të merren vesh këto ditë përfaqësuesit e organizatës sindikale. “Për të mos luajtur me ndjenjat e punonjësve të shëndetësisë, për të mos u manipuluar edhe një herë, kërkojmë…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet t’u mundësojë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë realizimin e të drejtës kushtetuese të votës. Sipas nenit 22 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, kushtet e vetme për t’u zgjedhur dhe për të votuar është të jesh shtetas i Republikës së Maqedonisë dhe të jesh i moshës madhore. Të gjitha dokumentet (letërnjoftime, pasaporta) shërbejnë vetëm për identifikimin e personit, ndërsa e drejta e votës është e përcaktuar në nenin 22 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, thotë ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski. Kështu, sipas tij, kartat e identitetit dhe pasaportat (kundër ndryshimeve të ligjeve) ku afati…

