Author: Jeta almakos

Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së është përgjegjëse, sipas VMRO-së, për katastrofën me nxjerrjen e dokumenteve personale dhe të udhëtimit. Nga partia e Mickoskit bëjnë thirrje që të votohet Ligji i propozuara nga ata, për zgjatjen e afatit të pasaportave. “LSD dëshmoi edhe një herë paaftësinë e saj. Pritja pompoze e formularëve në kufi nga Bojmacalijev edhe njëherë u kujtoi qytetarëve menaxhimin katastrofik të vaksinave. Si atëherë me vaksinat, ashtu edhe me pasaportat tani, qytetarët po vuajnë nga paaftësia e LSD-së. Në vend që të mirëpresë me bujë formularët, Bojmacalijev si shef i kabinetit të Spasovskit, duhet t’u kërkojë falje qytetarëve…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka reaguar në një postim në Facebook për të mohuar deklaratat e profesorit Trajko Sllaveski në platformën X. Bytyqi argumenton se inflacioni për vitet 2022 dhe 2023 nuk është 25%, siç pretendon Sllaveski, por 23.6% sipas të dhënave zyrtare të ZSHS-së (14.2% + 9.4%). Ai gjithashtu i kundërshton pretendimet e Sllaveskit për rritjen e pagave, duke theksuar se mesatarja e pagave nga dhjetori 2021 deri në dhjetor 2023 është rritur për 33.6%, duke shënuar një rritje të konsiderueshme. “Për të qenë më i qartë për Sllaveski, kjo Qeveri e ngriti standardin e bashkëqytetarëve tanë…

Lexo më Shumë

Emir Kurtishi Ndryshimet e Kodit Penal të vitit të kaluar, në horizontin e rendit juridik do t’i shpërfaqë pasojat juridike karshi veprave penale të inicuara nga ish Prokuroria Publike Speciale, gjë që në një rast pata paralajmëruar se ndryshimet negativisht do të lënë impakt edhe në gjyqësor, shkaku i asaj që e dimë se në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tash e një kohë nuk ekziston një praktikë e dënimit të funksionarëve, të cilët janë të akuzuar për korrupsion dhe krime të ndryshme dhe epilogjet gjyqësore i karakterizon largësia e dritës! Ulja e pragut të dënimit, do të çonte në…

Lexo më Shumë

Ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, foli në lidhje me videon e djeshme që u shfaq në opinion, ku shihet se si kryeministri teknik Talat Xhaferi pa paralajmërim ka hyrë në ambientet e Sektorit për Çështje Administrative në Tetovë, ku në momentin që zyrtarët e autorizuar ishin duke kryer detyrat e tyre të punës, përcjell Telegrafi. Ai u shpreh bindje se çdo punonjës në Ministrinë e Punëve të Brendshme meriton respekt maksimal, pavarësisht pozicionit të tyre brenda hierarkisë apo çdo përkatësie. Ai ka theksuar se respekti duhet të shprehët nga të gjithë, pavarësisht se është kryeministër, ministër apo…

Lexo më Shumë

Strukturat e vjetra të BDI-së janë aktivizuar para zgjedhjeve parlamentare të 8 majit. Nga burime brenda partisë mësohet për TV21 se ka goxha konkurrencë për bartës liste në zonën e dytë zgjedhore, respektivisht interesim ka shfaqur Sadulla Duraku, por edhe Ejup Alimi. Ndërkaq mësohet se kandidatë tjerë për bartës liste në këtë njësi zgjedhore janë edhe Arbër Ademi dhe Ilir Hasani. Sipas burimit të njëjtë, për bartës liste në zonën e parë zgjedhore lakohej emri i Bujar Osmanit, i cili tashmë është kandidat për president nga BDI, si rrjedhojë, si opsion i dytë përflitet edhe emri i Talat Xhaferit, por…

Lexo më Shumë

Organizatat e gazetarëve dhe shoqatat qytetare nga sektori mediatik në Maqedoninë e Veriut, kundërshtojnë kategorikisht përpjekjet për kthimin e reklamave shtetërore në media para zgjedhjeve, me procedurë të shkurtuar dhe duke keqpërdorur flamurin europian. Sipas tyre, në këtë mënyrë do të imponohet një ndikim dhe varësi e fortë partiake nga media. Sipas tyre me ndryshimin e planifikuar të këtij ligji kërcënohet roli dhe pavarësia e medias, madje dhe rregullatorit të medias. Organizatat e gazetarëve dhe shoqatat qytetare nga sektori mediatik “Bëhet fjalë për një projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizive, pas procedurës të…

Lexo më Shumë

Detyrimi për ndryshimin e dokumenteve me emrin e ri të shtetit, nuk duket të jetë edhe aq serioz. Pasi shtynë vlefshmërinë e letërnjoftimeve dhe dokumenteve të udhëtimit, tani kërkohet që qytetarët të mund të përdorin pasaportën me emrin e vjetër të shtetit për të votuar. Në prag të nisjes së fushatës zgjedhore, Komisioni Shtetëror Zgjedhor, propozon që qytetarëve që kanë pasaporta valide dhe që nuk kanë letërnjoftime, t’u mundësohet të votojnë edhe nëse e kanë pasaportën me emrin “Republika e Maqedonisë”. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, për TV Tellma kërkoi që ky propozim të futet në Kodin Zgjedhor si dispozitë…

Lexo më Shumë

Ilire Dauti ka folur për programin e kryetarit të vetshpallur për president ish kryetarin e ASH-së, Arben Taravari për të cilin thekson se nuk është rrjedha, i cili në programin e tij si kandidat për president propozon futjen e pakicës Bullgare kur kjo është e garantuar me propozimin francez që ASH e mbështeti dhe tani më këtë të gjithë partitë e kanë pranuar si kushti kryesor për hapjen e negociatave. Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti njëherit nënkryetare e kësaj partie ka theksuar se Arben Taravari është një ish kryetarë i Aleancës për Shqiptarët pasi iku nga kuvendi i…

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po ndërhyn në zgjedhjet në RMV dhe se kjo nuk i bënë mirë shtetit të Kosovës. Në një intervistë për “Kallxo.com”, Xhaferi tha se “ndërhyrja e Kurtit në Maqedoninë e Veriut hap dyer që nuk duhet të hapen”. “Nuk mendoj që i bënë mirë Kosovës dhe subjektit që e udhëheq. Pasi hap dyer që nuk duhet t’i hap. Ne jemi për ndryshime për të mirë, por për këtë vendos populli. Ne jemi bartës të funksioneve shtetërore dhe duhet të jemi përgjegjës për bartjen e pushtetit shtetëror…

Lexo më Shumë

Disa përfaqësuese të koalicionit opozitar shqiptar – VLEN janë pritur në takim nga disa përfaqësuese të Vetëvendosjes në Prishtinë, ku në krye u ka qëndruar ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu, transmeton TV21. Në kumtesën e VLEN-it, bëhet e ditur se qëllimi i takimit është rritja e përfaqësimit të grave, duke këmbyer përvojat. Më tej thuhet se takimi i sotëm dëshmoi se gratë janë shtylle e vërtetë e shoqërisë, por edhe forca e vërtetë e ndryshimit. “Përfaqësueset e Koalicionit VLEN sot në Zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Prishtinë, u pritën nga kryetarja e Forumit të Gruas në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka thënë se me nxjerrjen e Bujar Osmanit në për kandidat për president, BDI vendosi që vota shqiptare të mos jetë e unifikuar. Mexhiti tha se me këtë lëvizje, pas kandidaturës së Arben Taravarit, BDI me vetëdije të plotë po rrezikon futjen e tij në raundin e dytë të kandidatit të opozitës shqiptare. “Kemi besuar se BDI do të tejkalon vetëveten dhe se ashtu siç ka përkrahur edhe kandidat maqedonas, siç ishte rasti me z.Pendarovski, do të përkrah z.Taravari, mirëpo u pa se BDI nuk e ka hallin e shqiptarëve dhe nuk punon në…

Lexo më Shumë

Se është teknik dhe pa kompetent, tregon vet. I pa punë, shëtitet dhe sorollatet nëpër vendbanime shqiptare kinse si “kryeministër”. Talati fillimisht duhet të qortojë veten e tij, partinë e tij dhe gjithë ato funksionar që ka pasur BDI gjatë këtyre 22 viteve. Duhet t’i qortojë se pse për gjithë këto vite nuk ka siguruar hapësira të nevojshme për administratorët shqiptarë. Se pse partia e tij ka krijuar rémujë nëpër sektoret e MPB-së gjithandej vendit. Ku ishte Talati më herët të vinte të vizitonte sesi shkon procedura për nxjerrjen e dokumenteve personale, e jo të bëntw show politik duke qortuar…

Lexo më Shumë