Ideja e votimit të presidentit në Kuvend nga opozita shqiptare “VLEN” dhe nga BDI ka ngjallur reagime dhe akuza ndërmjet partive politike. Ish kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur në lidhje me deklaratat e kandidatit për president nga VLEN Arben Taravarit dhe kreut të BDI-së Ali Ahmetit që presidenti i vendit të zgjedhet në Kuvend, deklaroi se në fushatën politike të zgjedhjeve politikanët premtojnë dhe japin propozime të cilat sipas tij nuk varen vetëm nga ata por nga shumica. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEAR I LSDM-SË “Nuk dua t’i komentoj ato që i thonë tani politikanët.Ne tani ndodhemi në kampanjën e zgjedhjeve të…
Author: Jeta almakos
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, njoftoi se është pranuar dërgesa me 140.000 formularë pasaportash në pikën kufitare Bogorodicë. Ndonëse ishin paralajmëruar për javën e ardhshme, modelet tashmë janë pranuar. Ai gjithashtu, potencon se janë në pritje edhe të një tjetër dërgese prej 85,000 formularësh, që pritet të mbërrijë shumë shpejt. Mitko Bojmacaliev, zëvendësministër i Punëve të Brendshme “Deri më tani janë pranuar 1.509.600 formularë për dokumente udhëtimi dhe me formularët që do të mbërrijnë nesër dhe deri në fund të muajit do të jenë gjithsej 1.734.600. Gjithashtu, një tjetër dërgesë prej 85,000 formularësh do të mbërrijë shumë shpejt”. Ai…
Foto ilustrim Gjatë ditës së djeshme në Prilep me qëllim është djegur vetura private e prokurores publike të Prokurorisë Themelore Publike në Prilep, Marjana Ilieska, njoftojnë nga Prokuroria publike. Menjëherë pas ngjarjes është kryer hetim në vendin e ngjarjes, janë siguruar gjurmët dhe provat dhe po punohet për identifikimin e autorit të verpës penale. “Sipas gjetjeve fillestare, deri tani kryerës të panjohur me forcë kanë hyrë në garazhë në të cilën ishte parkuar vetura, i kanë derdhur lëndë djegëse dhe i kanë vënë flakën duke shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin e PPRMV-së. Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së…
Deri më tani, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) janë dorëzuar gjithsej shtatë deklarata për pranimin e iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve për të kandiduar për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga nesër nis mbledhja e nënshkrimeve për listat e kandidatëve për president të vendit. Nga KSHZ-ja njoftojnë se tre nga parashtruesit e deklaratave Velo Markovski, Biljana Vankovska Cvetkovska dhe Stevço Jakimovski do të mbledhin nënshkrime për kandidaturë në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe para noterëve që i kanë caktuar. “KSHZ ka publikuar listat e noterëve ku do të mblidhen nënshkrimet për kandidimin për Velo Markovski,…
Naser Pajaziti Këto ditë partitë politike, sidomos ato opozitare shqiptare të VLEN janë gati për të filluar me përpilimin e listave për deputetë. Por ajo që më shton kurreshtjen se a ka gatishmëri që në lista të përfshihen edhe figura nga shoqëria civile, personalitete publike dhe ata që kanë bërë betejën e opozitarizmit, pa asnjë çmim! Zëri i opozitarizmit është mbi këto parti që duhet ta bëjnë hapin e duhur, të hapin dyert, duke ndjekur sidomos modelin e Albin Kurtit, sepse ideja dhe misioni nuk është të rehatohet i pari, i dyti i partisë, filani fisteki i degës, por të…
Feta Alimi, njeriut që i kushtoi padrejtësia shtetërore me disa vite burg, shpëtuesi i Ziadin Sela, ka reaguar për vendimin siç e quan ai jo të drejtë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës Themelore Shkup për lirimin e Sasho Mijalkov nga aktakuza në procesin e quajtur ‘Thesari’. Ja reagimi i tij: “Shikoni nëpër rafte, mos rastësisht i ka ngelur edhe ndonjë lëndë gjyqësore Mijalkovit, pastrojeni mirë e mirë. Turpi ju mbuloftë tërë jetën! Ka kush qëndron në burg në vend të atij! Agim Islami qëndron që 16 vite në burg pafaj, Burhan Poroji që 18 vite qëndron pafaj, dhe shumë…
Çështje kombëtare shumë serioze e kanë konsideruar një grup intelektualësh dhe studiuesish, promovimin e dijeve nga disa individë të cilët dalin në media e flasin pa asnjë bazë shkencore, kryesisht për gjuhën shqipe, duke krijuar teza të ndryshme. Studiuesit kanë nënshkruar një peticion ku i kërkojnë AMA-s të merren masa. Një grup intelektualësh, mes tyre Rexhep Qosja, Pëllumb Xhufi dhe Fatos Tarifa, kanë nënshkruar një peticion ku i kërkojnë AMA-s (Autoritetit të Mediave Audiovizive) që të ndërhyjnë në një fenomen që po shikohet në ekranet shqiptare dhe të merren masa. Në peticion nënvizohet fakti se niveli i ulët i informacionit shkencor në një…
Kompania ndërtimore “NB-Company”,në vitin 2021 ka lidhur kontratë për rregullimin e brendshëm të qendrës së re kulturore në Tetovë, në vlerë prej 23 milionë eurove, në një procedurë tenderimi me konkurrencë të eliminuar nga jashtë vendit dhe një ankand simbolik. Dokumentacioni që ka siguruar “Fokus” zbulon se derisa kompania po realizonte këtë kontratë, kompania simotër “Gan-Logistik” ka blerë 2 pompa të benzinës në hyrje të Shkupit për 7.5 milionë euro. Sipas asaj që ka siguruar “Fokus”, prona është blerë nga “Pucko Petrol” dhe “BI Holding”. Ndërtimi i Shtëpisë së re të Kulturës në Tetovë filloi në vitin 2014. Ndonëse fillimisht…
MPB njofton se sot janë djegur dy vetura në Shkup, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar. “Sot në ora 03:20 në SPB Shkup është raportuar se në rrethinë e komunës së Aerodromit janë djegur automjeti “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, në pronësi të 44-vjeçarit D.C. nga Shkupi dhe automjeti “Peugeot” me targa të Shkupit, në pronësi të 54-vjeçarit Z.N. nga Shkupi, njoftojnë nga MPB. Nga MPB theksojnë se zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa nuk ka persona të lënduar.
Ndryshimet në Ligjin për Dokumentet e Udhëtimit për zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportave të vjetra janë joserioze, tha Mariçiq, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ndryshimet në Ligjin për Dokumentet e Udhëtimit për vazhdimin e vlefshmërisë së pasaportave të vjetra janë joserioze dhe janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Kushtetutën”, thotë zv. kryeministri i parë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. Ai tha se nuk mundet që vlefshmëria e dokumeteve të vlejë vetëm brenda vendit, ndërsa jashtë vendit jo sepse do të shkaktonte më shumë vështirësi për qytetarët. “Në Qeveri është diskutuar dhe është kërkuar nga MPB, normal me ndihmën e të gjithëve që…
Zgjedhjet presidenciale po afrohen dhe partitë politike po konfirmojnë kandiatët e tyre për të parin e shtetit. Një ditë para nisjes së mbledhjes së nënshkrimeve për kandidatë për president dhe deputëtë, partitë publikojnë emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet presidenciale më 24 prill. Bashkimi Demokratik për Integrim, njoftoi se kandidati tyre për president do të jetë ministri aktual i Jashtëm, Bujar Osmani. Ali Ahmeti në shpalosjen e kandiatit të tyre, tha se nisin referendumin që presidenti të zgjidhet në Kuvend me dy të tretat e votave. Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së “Bujari ka dëshmuar vetën në skenën…
Përdorimi i rripit të sigurimit dedikohet ekskluzivisht për sigurinë personale dhe mbrojtjen e shoferit, përkatësisht pasagjerit, në rast të frenimit të papritur të automjetit ose aksidentit në komunikacion. Sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, rripi i sigurimit është grup rripash me butonin e sigurimit, pajisje e përshtatjes dhe lidhëse që mund të lidhen në automjet dhe është i projektuar për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve të personit që e mban në rast të përplasjes ose ngadalësimit të papritur, duke kufizuar lëvizshmërinë e trupit të personit që e mban. Shoferi i automjetit në të cilin janë instaluar rripat e…

