Author: Jeta almakos

Analisti politik Ibrahim Mehmeti, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se mund të ndodhe ndonjë çudi dhe një kandidat shqiptar të del në rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale, por sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë aq lehtë. Mehmeti tha se VMRO-DPMNE e ka siguruar një epërsi me rejting, dhe se me kandidatin mund të bëhet një ndryshim por jo edhe aq të madh. Ai tha se Pendarovskit do t’i rriteshin gjasat për të fituar nëse do të ishte kandidati i LSDM-së dhe BDI-së. “Kur jemi kandidat shqiptarë, tani kemi dy, kemi dy maqedonas, e kemi edhe Levicën, dhe…

Lexo më Shumë

Analisti politik Ibrahim Mehmeti, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, i pyetur në lidhje me lajmin e madh të cilin e ka paralajmëruar BDI-ja, tha se, realisht nuk ka ndonjë arsye për asnjë triumfalizmi kur flitet për zgjedhjet presidenciale. “Edhe kjo vlen atë ngjarjen e para disa ditëve kur u shpall kandidati i opozitës, edhe kjo nesër, unë nuk e shoh si diçka që duhet të të eksitohemi. Është në kuadër të normales, ngase realisht shqiptarët në zgjedhje të drejtpërdrejta nuk kanë gjasa të mëdha për të mri diçka. Prandaj nuk mendoj se kjo do të ketë domethënie të madhe. Kjo…

Lexo më Shumë

Profesoresha dhe deputetja Gordana Siljanovska-Davkova është paraqitur në konkursin e VMRO-DPMNE-së, për president të shtetit, kanë bërë të ditur nga kjo parti, raporton SHENJA. Për kandidaturën e saj do të vendoset në konventën e delegatëve që do të mbahet më 2 mars 2024. Nga kjo parti thonë se profesoresha Davkova ka paraqitur plan, program për punë dhe numrin e nevojshëm të nënshkrimeve nga delegatët.

Lexo më Shumë

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë Teknike, Gjoko Velkovski, sot ka mbajtur takim pune me menaxhmentin e të gjitha Qendrave për Punë Sociale në vend, me qëllim që të përjashtohen të gjitha mundësitë për keqpërdorim të sistemit në procesin zgjedhor. “Këto qendra janë hallka e parë në sistemin e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve dhe nëse nuk funksionojnë, sistemi shembet. Në takimin me drejtorët u ngritën problemet me largimin e stafit, përkatësisht profesionistët që duhej të ndihmonin qytetarët në rrezik social dhanë dorëheqje nga Qendrat për Punë Sociale për shkak të kushteve të këqija të punës dhe reformave…

Lexo më Shumë

Kryesia e LSDM-së sot pasdite ka marrë vendim që ta përkrahë mandatin e dytë presidencial të presidentit aktual Stevo Pendarovski. Burime partiake bëjnë të ditur se sot pasdite në mbledhjen e kryesisë së LSDM-së është vendosur që Stevo Pendarovski të përkrahet si kandidat për kryetar të shtetit. Ky vendim do t’u prezantohet anëtarëve të Bordit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë këto ditë. Tashmë janë planifikuar takime me partnerët e koalicionit për ditët në vijim, ndërsa konventa zyrtare promovuese do të mbahet më 3 mars. “Pendarovski është një kandidat fitues, me kapacitetin më të madh të koalicionit, i cili së bashku…

Lexo më Shumë

Koalicioni “VLEN” në konferencën e sotme për media duke iu referuar emrave të përfolur nga BDI- për kandidat për president shqiptar deklaruan se Bujar Osmani  nuk mund ti përfaqësojë shqiptarët në RMV. Amir Elezi nga ky koalicion tha se Osmani i promovuar si ministër i parë i jashtëm shqiptar po e përfundon mandatin e tij pa realizuar qoftë edhe një vizitë të vetme në Kosovë dhe pa e dënuar sulmin terrorist në Banjskë. AMIR ELEZI, NGA KOALICIONI VLEN “Sikur të mos mjaftonte kjo qasje indiferente ndaj Kosovës dhe interesave shqiptare në rajon, ai si ministër i njohur edhe më parë…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski thotë se LSDM po grumbullon listat për deputetë. Sipas tij, ende nuk e kanë vendosur nëse do të shkojnë me lista të përbashkëta me ndonjë parti tjetër. Duke u përgjigjur në mënyrë të tërthortë, ai nuk e hodhi poshtë mundësinë që partitë me të cilat do të garojnë në zgjedhje, mund të jenë BDI dhe ASH-ja e Ziadin Selës. Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së “Janë parti me të cilat nuk kemi negociata, por se mund të ketë bisedime në bazë të analizave që për momentin po bëhen në bazë të hulumtimeve empirike dhe në bazë…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela përmes një interviste për gazetën LAJM, i ka bërë thirrje Arben Taravarit që t’i dorëzojë vulat në parti. Sela, tha se Kongresi i së dielës dëshmoi se shumica e anëtarësisë së Aleancës për Shqiptarët e mbështesin atë dhe u shpreh i bindur se një gjë e tillë do të dëshmohet edhe në gjykatë. Në intervistën e tij për gazetën LAJM, Sela akuzoi Taravarin se në prag të zgjedhjeve me vendimet e tij, është munduar ta dëmtojë rëndë ASH-në. “Është gati dokumentacioni dhe besoj që së shpejti do të dorëzohet në gjykatë me qëllim që të merret edhe e…

Lexo më Shumë

Atë që po e drejton Arben Taravari apo Ziadin Sela, cilën Aleancë për Shqiptarët do ta njeh Komisioni shtetëror i Zgjedhjeve kur të vijë koha e dorëzimit të listave? “Në momentin e paraqitjes së listës, një ndër kushtet për ta dorëzuar listën është edhe vërtetim nga ana e gjykatave për dokumentet për vërtetim nga ana e gjykatës kompetente. Në momentin kur do të dorëzohet vërtetimi nga gjykata”, tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së. Nga KSHZ tashmë kanë sqaruar se gjatë dorëzimit të listave, dorëzohet edhe marrëveshja për koalicionim, bashkë me vërtetimin nga Regjistri Qendror dhe vendim nga gjykata përkatëse për…

Lexo më Shumë

Një zjarr i madh është raportuar në Zhelinë të Tetovës, shkruan TV21. Një pirg gomash të vjetra është përfshirë nga flakët në një sipërfaqe të hapur pranë një fabrike në Zhelinë. Në vendngjarje janë dërguar zyrtarë policorë nga njësitet policore Grupçin, si dhe ekipe të Njësitit Territorial të Zjarrfikjes-Tetovë, të cilët intensivisht po angazhohen për lokalizimin e zjarrit. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit – kush dhe pse i ka djegur gomat, që paraqet vepër penale ,,Ndotje e ambientit dhe natyrës”. “Dikush nga pronarët e arave pas mua ka pastruar arën dhe ka ardhur deri…

Lexo më Shumë

Këto ditë, kur po bëhen publikë kandidatët për presidentë të Republikës së Maqedonisë, ndër emrat që lakohen nga Bashkimi Demokratik për Integrim është ministri aktual i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ndonëse është e drejtë e tyre që ta kandidojnë kë të duan, ajo që duam ta vëmë në spikamë është se ky kandidat nuk i përfaqëson shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. I promovuar si ministri i parë shqiptar i Punëve të Jashtme në vendin tonë, ai po e mbyll mandatin pa bërë as edhe një vizitë të vetme në Republikën e Kosovës. Në kohën që atje shkuan gati të…

Lexo më Shumë

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot një protestë të madhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Në lidhje me këtë protestë, kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare. Associated Press shkruan se mijëra persona kanë dalë në protestë, kundër korrupsionit qeveritar. “Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare zhvilluan një protestë antiqeveritare në Tiranë të martën duke akuzuar kabinetin qeveritar për korrupsion. Protesta, e cila përfundoi paqësisht, shënoi 33 vjet nga rrëzimi i statujës kryesore të diktatorit komunist të vendit, Enver Hoxha”, shkruan AP. Ndërsa, Uashington Post raporton se mijëra shqiptarë dolën në shesh për të protestuar kundër korrupsionit. “Protestuesit hodhën gurë dhe…

Lexo më Shumë