Deri më tani janë paraqitur 11 kandidatë për president të shtetit, Velo Markovski, Biljana Vankovska, Tome Nikollovski, Bujar Osmani, Gospodin Popovski, Maksim Dimitrievski, Stevço Jakimovski, Arben Taravari, Gjorgji Manaskov, Mersiha Smailoviq dhe Zorica Cvetkovska, ndërsa është parashtruar edhe një paraqitje për deputet të pavarur, informoi sonte kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Dashtevski dhe përkujtoi se afati për paraqitje zgjatë deri më 8 mars. Sipas tij, sot në mëngjes në orën 8:00 të gjitha vendet për grumbullim të nënshkrimeve ishin të hapura. Gjithsej në vend ka 34 njësi rajonale, të vendosura në të gjitha qytetet më të mëdha, ndërsa…
Author: Jeta almakos
Policia e Maqedonisë ka njoftuar për një rast mashtrimi – përvetësimi, transmeton TV21. Një 39-vjeçar nga Tetova, tashmë është nën hetime për shkak të dyshimit se ka përvetësuar mbi 92 mijë denarë të kompanive të ndryshme. Ai, paratë nga mallrat që i ka dërguar tek klientë të ndryshëm, në vend se t’i dorëzojë tek kompanitë, i ka marrë për vete. “SPB Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër V.V.(39) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “përvetësim”. I denoncuari, i punësuar si dërgues në kompaninë private për postë të shpejtë, më 25.08.2023 ka mbajtur për…
Kryeministri Talat Xhaferi sot ishte në një vizitë të paparalajmëruar në SPB Tetovë dhe i vizitoi zyrat ku dorëzohen kërkesa dhe bëhet fotogafimi i qytetarëve për letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shoferi me emrin e ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut. Vizitën e ndoqën një pjesë e mediave. Xhaferi në një deklaratë për mediat theksoi se pas vizitës ka konstatuar se në SPB Tetovë mungon organizimi në kryerjen e detyrave në bazë ditore. “Siç kam paralajmëruar në Qeveri, institucionet nuk duhet të çuditen që unë pa njoftim do t’i kontrolloj kryerësit e punëve dhe obligimet që kanë. Përshtypja e përgjithshme…
Prokurori kompetent publik tashmë mori në pyetje të gjithë dëshmitarët dhe të dyshuarit, ndërsa integriteti i procedurës është repektuar dhe nuk ekziton rrezik për kompromitimin e ssaj, thonë nga Prokuroria themelore publike SShkup lidhur me zëvendëssimin e masave të paraburgimit me masa kujdesi për gjashtë personat e dyshuar në rastin M-NAV. Sipas PTHP, të dyshuarit tashmë nuk kanë mundësi të ndikojnë ndaj dëshmive apo veprimeve të cilat do të ndërmerren në rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës. “Për ato arsye, ndërkaq duke e pasur parasysh edhe praktikën e Gjykatës në Strasburg, prokurori publik propozoi zëvendësim të masave të paraburgimit me masa…
Kim Mehmeti Lexova diku se një grup studiuesish e intelektualësh, të shqetësuar për nivelin e ulët të informacionit shkencor nëpër mediat tona, paskan nënshkruar një peticion përmes të cilit kërkojnë nga studiot televizive të mos jenë të hapura për individë të papërgatitur shkencëtarisht?! Thënë më qartë, nënshkruesit e këtij peticioni kërkojnë që pseudo shkenca të mos luftohet me zërin shkencorë, por ashtu si në kohët e Xhaxhit Enver – me cenzorë e censurë dhe me ligje e dekrete! Pse, mos vallë dikush ka pritur që intelektualët tanë të nënshkruajnë peticion kundër rrënimit të mbëmendjes shqiptare, si për shembull, kundër rrënimit…
Gjykata e Apelit ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt kundër Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, që ishin dënuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, duke e kthyer rastin në rigjykim. Në gusht të vitit 2023, Krivaqa ishte dënuar me burgim të përjashtëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërkaq Sejdiu ishte dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës “vrasje e rëndë”. Por, Apeli ka miratuar ankesat e avokatëve mbrojtës për aktgjykimin dhe tha se ka pasur shkelje procedurale gjatë gjykimit, duke rikthyer rastin në rigjykim, ndërkaq të akuzuarit do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.…
Dy partitë kryesore maqedonase, Lidhja Social Demokrate (LSDM) në pushtet dhe VMRO DPMNE-ja në opozitë, të premten, më 23 shkurt, janë shprehur kundër kërkesës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në pushtet dhe opozitës së bashkuar shqiptare për zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë së Veriut në Kuvend, dhe jo përmes zgjedhjeve të drejtëpërdrejta. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, të enjten gjatë prezantimit të kandidatit të partisë së tij për president, Bujar Osmani, tha se fushata e BDI-së në zgjedhje do të përqendrohet në kërkesën që në të ardhmen presidenti të zgjidhet në Kuvend, ndërsa përveç presidentit të zgjidhet edhe një…
Çështja e apanazhit është diçka që nuk mund të komentohet, është zgjidhje ligjore. Gjithashtu u konfirmua se akuzat e opozitës se kam biznese dhe kompani të mia janë të rrejshme, tha kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski. “Unë isha kryetar i Qeverisë në një kohë jashtëzakonisht të vështirë dhe kam kryer detyrat e mia konform me ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, konform me Ligjet e Qeverisë dhe konform Ligjit për zgjedhje dhashë dorëheqje në mënyrë që të gjitha vendimet që janë marrë më pas për pagat e zyrtarëve që kanë që kanë kryer funksione të tilla janë marrë në…
Sërish gjuajtje me armë në Shkup. Në një lokal në rrugën “Qemal Sejfulla” një person ka gjuajtur me armë dhe si pasojë ka plagosur një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime në këmbë, transmeton TV21. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, pas mesditës. “Më 22.02.2024 rreth orës 14.20 në Shkup, nëpunësit policorë nga Njësiti për polici intervenuese në kuadër të SPB Shkup kanë privuar nga liria A.K.(36) nga Shkupi, duke vepruar ndaj denoncimit se rreth orës 14:00 në objekt hotelerik në rrugën “Qemal Sejfulla” në Shkup ka gjuajtuar ndaj E.S. dhe…
“Pozicioni më i lartë titullar në shtet është presidenti i shtetit, në vendin tonë ju e dini që pushteti ekzekutiv është me qeverinë dhe kryeministrin, por presidenti është posti numër një në shtet dhe duhet të zgjidhet në zgjedhjet sepse janë kulmi i demokracisë, kështu bëjnë vendet më demokratike në botë. Çdo tentativë për suspendim të demokracisë është vetëm përpjekje për ta nxjerrë popullin jashtë procesit të vendimmarrjes”, deklaroi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski në konferencën e sotme për media, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari. Nënkryetari Nikolloski vazhdoi dhe shtoi se ideja e promovuar nga Ali Ahmeti dhe…
Analisti Petar Arsovski theksoi se ka shumë të ngjarë që kandidatët nga VMRO-DPMNE dhe LSDM të hyjnë në rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale. “VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë akoma më shumë vota se secili prej këtyre dy kandidatëve. Probabiliteti më i madh është që kandidatët e VMRO-së dhe LSDM-së të hyjnë në rrethin e dytë.Një fenomen interesant që u shfaq në këto zgjedhje është se shuma e rejtingut të partive shqiptare së bashku për herë të parë e kalon rejtingun e një partie maqedonase, LSDM-së”, thotë Arsovski për “TV21”. Ndërsa analisti Vladimir Bozhinovski thotë se këto zgjedhje presidenciale nuk janë…
Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Maqedoni, njëherë edhe mbështetës i opozitës shqiptare në RMV, Bekim Qoku ka kritikuar mënyrën se si BDI promovoi Bujar Osmanin si kandidat për president, përcjell TV21. Qoku thotë se kreu i BDI-së shpalli kandidaturën e Osmanit, derisa ky i fundit nuk ishte prezent në konferencë për shtyp. “Është pak çudi që në konferencën për shtyp të Ali Ahmetit ku u prezantua kandidati për president, mungonte vetë kandidati! Aty, në vend të Bujar Osmanit, u duk Artan Grubi si bedel i tij. A e konfirmon mungesa e kandidatit në konferencë konstatimin e Ali Ahmetit që Bujari është…

