Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe ka thënë se parti të cilës i takon ishte vendimtare në zgjedhjen e kryeministrit Talat Xhaferi. “Aleanca për Shqiptarët ishte vendimtare për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar. Në vend të spektaklit, preferojmë rezultate konkrete. Udhërrëfyes i politikës së Aleancës, ka qenë dhe vazhdon të jetë Arbën Xhaferi”, është shprehur ai.
Author: Jeta almakos
Zgjedhja e komandantit të sektorit për punë të brendshme në Tetovë është bërë mollë sherri në këshillin komunal. Kryesuesi i këshillit të Tetovës Besar Durmishi akuzoi Ministrinë e punëve të brendshme për nepotizëm dhe tha se kanë propozuar emër partiak, që nuk i plotëson kriteret. “Kjo qeveri e korruptuar njëherë na propozon një emër për kandidat të mundshëm të stacionit policor në Tetovë, me emër të përgjithshëm i cili nuk i plotëson kriteret për të qenë në atë pozicion me të cilën këshilli e refuzoi. Pastaj propozon një kandidat tjetër i cili po ashtu nuk i plotëson kriteret dhe nuk…
Marrëveshja e Prespës është marrëveshje ndërkombëtare, ka fuqi mbi të gjitha dispozitat ligjore dhe nuk mund të ndryshohet nga njëra palë, ka deklaruar Ministri i Jashtëm grek, Jorgos Gerapetritis gjatë një interviste në televizionin grek “Antena”, por edhe në parlamentin grek. Sipas shefit të diplomacisë greke, dispozitat nga Marrëveshja e Prespës janë të qarta dhe Athina zyrtare do të insistojë që të respektohet afati deri më 12 shkurt për ndërrimin e dokumenteve. “Data kyçe për Maqedoninë është 12 shkurti, që të mund të adaptohen dokumentet publike, në veçanti dokumentet e udhëtimit, si dhe tabelat e automjeteve. Greqia do të insistojë…
Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu, ka thënë sot se shumica qeverisëse nuk po ngutet me miratimin e Projektligjit për zyrtarët administrativ para zgjedhjeve, në procedurë të shkurtuar, sepse për të është punuar për shtatë vite, ndërsa në lidhje me pretendimet e sindikatave për pagën minimale, tregon metodologjinë e re të rregullimit të pagave që do të zbatohet nga 1 marsi 2025. “Ky ligj dhe pakoja e ligjeve nuk po nxitohen fare”, tha Aliu, duke shtuar se ligji është në punë që nga viti 2017. “Grupet punuese punuan për këtë ligj për shtatë vjet, dhe vetëm në ENER…
Lidhja Evropiane për Ndryshim, thotë se ka dakordësi me Arben Taravarin, por jo edhe marrëveshje. Pas takimit që kishin të martën liderët e partive opozitare shqiptare dhe kryetarit të ASH-së, me kryeministrin kosovarë Albin Kurtin, u tha se është biseduar për kandidatin e përbashkët shqiptar për president, megjithatë bisedë është zhvilluar edhe për mundësinë e bashkangjitjes së kreut të ASH-së, Arben Taravarit, tek LEN. Detajet tjera, Albi Qamili nga Lëvizja Besa, tha se do të dihen deri në fund të javës. Albi Qamili, Lëvizja Besa “Nuk mund të them se ka marrëveshje, por në parim ka dakordësi. Brenda javës ose…
Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së njofton se do të dorëzojë 21 amendamente për propozim-Ligjin për Nëpunës Administrativ, i cili është në procedurë kuvendore dhe duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar me “flamur evropian”. Ligji do të debatohet sot për të dytën ditë në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa sindikatat dje kërkuan debat publik më të gjerë. Për këto çështje drejtuesit e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë kanë pasur me deputetët nga radhët e VMRO-së. Kryetari i Lidhjes, Sllobodan Trendafilov, konsideron se është shkatërruese të propozohet një ligj që do ta eliminojë Ligjin për Мarrëdhëniet e Punës. Me këtë…
Mëngjesin e sotëm janë shkaktuar tensione në Myftininë e Tetovës, kjo, pasi myftiu i zgjedhur nga Bashkësia Fetare Islame, Selver Xhemaili ,tentoi të futet në objektin e Myftinisë, ndërsa ka hasur në rezistencë nga disa persona dhe ish-myftiu Qani Nesimi. Para objektit të Myftinisë së Tetovës kishte edhe forca policore, ndërsa dy myfitë janë marrë në pyetje nga policia. Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka reaguar për ngjarjet e sotme në Myftininë e Tetovës, ku e akuzojnë Qani Nesimin për uzurpim të objekteve të BASHKËSIA FETARE ISLAME “Nesimi është shkarkuar nga pozita e Myftiut për shkak të moskoordinimit…
Lupço Palevski-Pallços për një javë i skadon paraburgimi ekstradues në Turqi, por për rikthimin e tij në shtet duket se do të pritet akoma. Nga Ministria e Drejtësisë kanë njoftuar shkurt se presin vendimin e autoriteteve turke dhe një përgjigje të tillë mund ta kenë ditëve në vijim. Në rast se skadon paraburgimi ekstradues, vepra për të cilën dyshohet Pallço i jep autoriteteve turke të drejtën për paraburgim të përkohshëm. Pallço dhe tre persona të tjerë dyshohen për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit nga Velesi, Pançe Zhezhoski. Në paraburgim ndodhen 3 bashkëpunëtorët e tij si të…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari komentoi sot takimin në Qeverinë e Kosovës mes tij dhe krerëve të LEN, ku në fokus kanë qenë zgjedhjet e reja dhe bashkëpunimi i mundshëm për këto zgjedhje. “Nuk është kryer puna. Kur të kemi një vendim definitiv, patjetër që do të deklarohemi”, deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari. Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit qëndor të ASH-së, Ziadin Sela, pohoi për TV21 se Taravari nuk është koordinuar me të për takimin që e zhvilloi mbrëmë në Prishtinë. “Për çdo detaj tjetër drejtohuni te kryetari”, theksoi Sela. Por të kundërtën e thotë…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se sot është raportuar se personi G.S. është ndaluar të hyjë në hapësirat e Myftinisë së Tetovës. “Sot në ora 07:30 në SPB- Tetovë, S.Xh. (52) nga Tetova ka raportuar se G.S. dhe Sh.Sh. i kanë mbyllur dyert e objektit të BFI-së në Tetovë dhe e kanë penguar të veprojë si u.d.Myfti, që të hynte dhe të kryente detyrat e punës, edhe pse kishte një vendim nga Bashkësia Fetare Islame të hartuar më 8 nëntor 2023. E njëjta gjë po ndodhte prej kohësh dhe në parandalim u përfshinë edhe persona të punësuar…
Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së njofton se do të dorëzojë 21 amendamente për propozim-ligjin për nëpunës administrativ, i cili është në procedurë kuvendore dhe duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar me flamur evropian. Ligji do të debatohet sot për të dytën ditë në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa sindikatat dje kërkuan debat publik më të gjerë. “Konkretisht për këtë ligj do të paraqesim 21 amendamente nga të cilat për fat të keq, për shkak të nxitimit ka aq shumë gabime teknike, që 15-të amendamente do të jenë vetëm për rregullim teknik, ndërsa gjashtë të tjerat janë amendamente thelbësore,…
Siç kanë njoftuar nga SPB Strumic, ngjarja është raportuar rreth orës 10:00 të ditës së djeshme në Stacionin Policor në Gjevgjeli, ku një mjek nga Emergjenca mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. “Trupi i pajetë i 67-vjeçarit P.S., është gjetur në atarin e fshatit Moin, në një fermë derrash. nga Serbia i cili ka punuar si konsulent ekspert” thuhet në njoftimin e tyre. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

