Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ka theksuar në debatin e sotëm “E ardhmja e NATO-s dhe Ballkanit: Përvojat nga Estonia” rëndësinë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit në luftën kundër kërcënimeve hibride. Ajo ka përmendur që vetëm me një përgjigje të koordinuar dhe ndërtimin e shoqërisë së fortë kundër dezinformimit, vendet mund të përballen me kërcënimin hibrid. Petrovska gjithashtu ka theksuar se hapësira dhe transparenca institucionale janë thelbësore në luftën kundër dezinformimit. Në lidhje me anëtarësimin në NATO, Petrovska ka vlerësuar vendimin e vendit për t’u bërë anëtare e plotë e NATO-s si një investim të rëndësishëm në sigurinë kombëtare. Përsa i…
Author: Jeta almakos
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të rëndë – ku dy të mitur nga Çairi janë përleshur me mjete të mprehtë – thikë në një hapësirë parkingu, transmeton TV21. “SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër një të mituri nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar në veprën penale “tentativë për vrasje”. Më 27.12.2023 në hapësirën e parkingut në Çair, i denoncuari me mjet të mprehtë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një të mituri tjetër”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Pavarësisht njohurive rreth digjitalizimit, të rinjtë shpesh herë janë cak i sulmeve kibernetike. Në një anketë të realizuar në tre shkolla të mesme të Shkupit, 51 për qind e të rinjve janë shprehur se kanë qenë viktima të dhunës kibernetike, shkruan Alsat. Ndërkohë, në pyetjen nëse këtë lloj të dhunës e kanë paraqitur, 28.5 për qind e viktimave janë përgjigjur se dhunën kibernetike nuk e kanë paraqitur. Maja Hristovska, eksperte nga qendra “Analitika” tha se numri i ulët i rasteve të paraqitura dëshmon se viktimat kanë frikë ti paraqesin këto raste për shkak se nuk gjejnë mbështetjen e duhur. Hristovska…
Rrahje mes dy grave në Kumanovë. Përleshja erdhi pasi një e punësuar në shërbimin e “merimangës” ia bllokoi veturën një gruas tjetër, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21. “Më datë 29.02.2024 në ora 00.40 në SPB Kumanovë, V.I.(30) e punësuar në Ndërmarrjen Publike “Parkingu Kumanovë”, ka paraqitur s në vendin epunës në detyrën e “merimangës”, është sulmuar fizikisht nga një grua. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB-ja.
Instituti për Politika Publike, Arbën Xhaferi, sot ka promovuar projektin më ri të tyre, i cili ka të bëjë me përfaqësimin etnik dhe gjinor në instutucionet publike. Kryetari Arben Fetai, tha se Instituti për herë të parë ka implementuar një nismë unike dhe gjithpërfshirëse të quajtur Barometri i Përfaqësimit të Drejtë. Sipas tij, Barometri synon të forcojë transparencën dhe llogaridhënien për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve dhe të grave në sektorin publik, si në numra absolut ashtu edhe në pozicione drejtuese, si një mjet dixhital interaktiv i përditësuar në baza vjetore. ARBEN FETAI, DREJTOR I INSTITUTIT ARBEN FETAI “Si drejtor…
Në mandatin tim të dytë si kryeministër, paga mesatare do të jetë 1000 euro dhe paga minimale 600 euro. Kështu ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i cili shtoi se me politikat e duhura kjo do të jetë e arritshme. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYETAR I LSDM-SË “Me punë të palodhur nuk ka qëllim të paarritshëm. Askush nuk besonte se një pagë mesatare prej 500 euro deri në vitin 2024 ishte e mundur dhe e arritshme. Por siç e dini, LSDM-ja e realizoi para kohe atë premtim. Sot paga mesatare është 650 euro. Kështu do të jetë edhe këtë herë”. Ai…
“Do të kthehemi tri herë më të fortë, pa merak” – ishte mesazhi i lënë më 26 shkurt të këtij viti në njërin prej disa grupeve të mbyllura të Telegramit, përmes të cilit komunikonin “shitësit” maqedonas të kartelave false të debitit me imazhin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Siç konfirmoi Radio Evropa e Lirë, nga ky grup u fshi e gjithë përmbajtja. Dhe, ai nuk është i vetmi. Dy ditë pasi REL-i publikoi detajet e një mekanizmi në internet, të krijuar me qëllimin që dhjetëra maqedonas – kryesisht nga qyteti i Velesit – të përfitonin para nga qytetarët amerikanë, përmbajtja…
Pasi dje nuk u votuan ndryshimet në Ligjin për Dokumentet e Udhëtimit, ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se duhet të ketë përgjegjësi për ata që krijuan kaosin me nxjerrjen e pasaportave. Sipas tij, është e papranueshme që LSDM-ja dhe BDI-ja dje nuk votuan ndryshimet dhe që qytetarët e vendit, siç tha, janë në arrest shtëpiak. “Vetoja që maqedonasit të mbyllen në arrest shtëpiak, ja do ta emërtoj, në arrest shtëpiak-shtetëror, është dhënë nga LSDM-ja dhe BDI-ja. Ka emër dhe mbiemër nga aspekti i një partie politike. Përgjegjësi patjetër duhet të ketë, jo për arsye tjetër, por…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i ftuar në emisionin “Intervistë në SHENJA” , ka komentuar deklaratën e kryetarit të Akademisë së Shkencave, për rikthimin e karakterit unitar të shtetit, shfuqizimin e marrëveshjes së Ohrit, duke thënë se janë deklarata shqetësuese pasi që kreu i intelektualizmit maqedonas bën thirrje që të hiqet ballanseri, instrument i cili u jep të drejtë dhe ju jep barazi gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË “Kombino këtë me atë që ai shprehet ku thotë që do të kemi dhe një reformë kushtetuese dhe rikthimin e shtetit unitar. Rikthimin e shtetit unitar do të…
Komisioni Rregullаtor i Energjetikës ka ulur për 35% çmimin e ngrohjes për bizneset, shkollat fillore, dhe dyqanet e vogla në Shkup. Kjo, siç njoftoi në konferencën e sotme për media kryetari i KRRE, Marko Bislimoski, është rezultat i uljes së shpenzimeve për blerjen e gazit natyror. Bislimoski tha se këta konsumatorë do të marrin faturat me çmim të ulur për muajin shkurt dhe të njejtit nuk janë subvencionuar gjatë krizës energjetike dhe për këtë po u ndihmohet tani. MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KOMISIONIT PËR ENERGJETIKË “E kemi ulur çmimin e energjisë termike për konsumatorët në Shkup, gjegjësisht për shitoret e…
Për shkak të ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, është vjetërsuar rasti “Tenderët” i PSP-së, në të cilin një nga të akuzuarit ishte edhe ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska. Pas pesë vitesh gjykim, vitin e kaluar Gjykata Penale shpalli pafajësinë dhe kur rasti arriti në Gjykatën e Apelit, u konfirmuar vjetërsia. “Është pranuar ankesa e PTHP (me pretendimin e parashkrimit) dhe me ankesë dhe sipas detyrës zyrtare aktgjykimi lirues është ndryshuar në negativ”, thonë nga Apeli për “Fokus”. Rasti “Tenderë” është hapur nga PSP-ja, me të cilin ishte përgjegjës prokurori Stevço Donev, i cili tani është prokuror i lartë publik.…
Kim Mehmeti Ne shqiptarët prej moti kemi filluar ta financojmë vetëzhdukjen edhe atë kryesisht duke investuar në shthurjen, amoralin dhe paturpësinë – pra në zhbërjen e familjes si dhe, në shkatërrimin e gjuhës shqipe, duke i shlyer me qindra fjalë të bukura të saj. Pra ne jemi duke e shkatërruar shtyllën më të fort që na ka mbajtur në këmbë si popull – familjen dhe jemi duke e rrënuar ‘atdheun’ që na ka mbajtur të bashkuar si një popull – gjuhën shqipe. Neve pra prej moti nuk na ‘suprizojnë’ intelektualët tanë që e ‘apdejtojnë’ gjuhën tonë më fjalë të huaja…

