Author: Jeta almakos

Pasi Kuvendi, me rekomandim të Avokatit të Popullit, miratoi ndryshimet në Ligjin për detyrimet dhe Ligjin për përmbarim në korrik të vitit të kaluar, u respektua dispozita që interesi penal ligjor të kufizohet në borxhin bazë dhe problemi që ekzistonte më parë, sipas Avokatit të Popullit Naser Ziberi, u mbyll në mënyrë solide. Megjithatë, sot ka reaguar se nuk është respektuar pjesa e dytë e ndryshimeve ligjore në lidhje me vjetërsinë e kërkesave ndaj debitorëve. Ndryshimet përcaktuan një pretendim të përcaktuar nga një dokument ekzekutiv për t’u vjetruar nëse brenda pesë viteve pas vlefshmërisë së dokumentit ekzekutiv një propozim nuk…

Lexo më Shumë

MPB-ja informon se dje në ora 10:30 në MPB Shkup, T.M.(58) nga Shkupi ka raportuar se në shtëpinë e saj në zonën e Çairit ka gjetur të vdekur djalin e saj I.M.(35) nga Shkupi. i cili kishte probleme shëndetësore. Mjeku i Emergjencave ka konstatuar vdekje pa shenja të dukshme dhune, ndërsa hetimin e ka kryer ekipi inspektues nga SPB Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Lexo më Shumë

Sot janë bërë tre muaj nga vrasja e Liridona Ademajt. Vëllai i saj, Leonardi, ka thënë se dhimbja sa vjen e shtohet dhe se ata i mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë. Sot tre muaj që kur se na e kanë vrarë Liridonen tonë. Dhimbja sa vjen e shtohet e neve na mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë.” Pas kthimit në rigjykim të rastit të Marigona Osmanit, Leonard Ademaj ka thënë se shpreson që rasti i Liridonës dhe rastet tjera të gjykohen shpejtë dhe pa gabime. “Derisa e vajtojmë vajzën dhe motrën tonë, me dhimbje të…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve. Zëdhënësja e kësaj partie, Marija Miteva, akuzoi Kovaçevskin se po lavdërohet që i ka rritur pagat, por, sipas saj, populli nuk di si ta kalojë muajin. “Përderisa çmimet rriten dhe populli nuk di si ta kaloj muajin, Kovaçevski lavdërohet se i ka rritur pagat. Që është kulmi i marrëzisë! Këtë e përgënjeshtron personalisht edhe ministri i tij, Bujar Osmani, i cili publikisht u ankua se paga e tij është e vogël dhe nëse një muaj nuk merr pagë do t’i duhet të merr para borxh”. “Paga e Bujar…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani i ka cilësuar si korrekte dhe institucionale marrëdhëniet me dy kryeministrat shqiptarë, Albin Kurti dhe Edi Rama ndërsa theksoi se si ministër i jashtëm do bashkëpunojë me atë udhëheqës që është vullnet i kombit. Osmani vlerësoi kryeministrin shqiptar për qëndrimin që ka mbajtur ndaj shqiptarëve në RMV, duke bërë thirrje për bashkim pa mbajtur anë. Sipas tij, shqiptarët në RMV nuk kanë nevojë për patronazhizëm, por bashkëpunim pasi janë zot në shtëpinë e tyre. “Marrëdhëniet me Ramën janë parimore dhe korrekte. Ai ka mbajtur një parim tjetër; ka thirrur në bashkim,…

Lexo më Shumë

5 vite pasi e ka paraqitur lëndën Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dorëzuar akuzë kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramis Merko për keqpërdorim të detyrës zyrtare sipas nenit 353 paragrafi 3 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk. Siç ka njoftuar sot shefi i kësaj Prokurorie, Islam Abazi në takim joformal me gazetarët, akuza është dorëzuar para tre ditësh në Gjykatën Penale të Shkupit. Por, kjo iniciativë është dorëzuar në vitin 2019-të. Për 5 vite me radhë nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këtë lëndë, ku kryetari Merko ka blerë veturë me llogari të bllokuar, derisa…

Lexo më Shumë

BDI dhe ASH-ja e drejtuar nga Ziadin Sela mund të dalin bashkë në zgjedhje. Me sa mëson TV21, dy partitë ditëve të fundit janë duke i bërë gati listat e përbashkëta, në të cilat, siç tregojnë burimet, partisë së Selës mund t’i takojnë 3 deri në 5 pozita fituese për deputetë. TV21 mëson se Ziadin Sela mund të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore 5, Ilire Dauti e treta në listën zgjedhore të njësisë 6, ndërsa Elmi Aziri i dyti në listën e zonës 2. Edhe pse kreu i ASH-së Sela së fundi në një televizion në Kosovë e ripërsëriti qëndrimin e…

Lexo më Shumë

Sulmi i Izraelit ndaj një turme njerëzish që po merrnin ndihma humanitare ka shkaktuar 112 viktima dhe 760 të plagosur ka vazhduar të nxisë reagime. Sot ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, e cila ka bërë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza. MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME “Akti i tillë paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Ne bëjmë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe dërgimin e papenguar të ndihmave humanitare. Respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare është prioritet, ndërsa civilët duhet të mbrohen me çdo kusht”.…

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska-Madiq, në lidhje me ekstradimin e Ljupço Palevskit, i dyshuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, ka deklaruar se Palevski pritet të ekstradohet menjëherë pas përfundimit të procedurave administrative. E pyetur se si e komentonë letrën që Ljupço Palevski ua ka dërguar mediave përmes partisë “E  djathta, Avramovska-Maqiq, thotë se nuk dëshiron ta komentojë atë, sepse siç tha ajo, gjithçka që ka të bëjë me procedurat gjyqësore mund të keqkuptohen në publik dhe të dëmtojnë vetë procedurën. VIKTORIJA AVRAMOVSKA-MADIQ “Ministri i Drejtësisë ishte në vizitë me kolegun e tij në Turqi dhe siç u…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela ka thënë se i ka dalë borxh kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, kur ky i fundit kishte zgjedhjet nacionale. Ai në emisionin Politiko në Kanal10 tha se ishte pjesëmarrës në fushatën e tij për t`i dhënë mbështetje. “Unë nuk dua të përgigjem për veprimet politike të kryeministrit të Kosovës. Me ose pa të drejtë i kam dalë borxh në dy momente Kurtit, kur ka pasë zgjedhje nacionale, kam qenë direkt pjesëmarrës në fushatën e tij. Unë kam bërë pjesën time ku kam vlerësuar se nevojitet një ndryshim në…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 84-të miratoi Regjistrin e transmetuesve, mediave të shkruara dhe mediave elektronike (portalet e internetit) për ndjekjen e fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Ja lista e plotë e mediave që kanë plotësuar kushtet për të ndjekur fushatën e zgjedhjeve presidenciale dhe të atyre parlamentare 2024, me ç’rast janë paraparë mbi 10 milionë euro. Kliko linkun e mediave KËTU Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 84-të miratoi Regjistrin e transmetuesve, mediave të shkruara dhe mediave elektronike (portalet e internetit) për ndjekjen e fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe…

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka prezantuar një prurje të re në parti. “Dr. Ilir Vela, mirësevjen në familjen e madhe, në Aleancën Për Shqiptarët. Dr. Ilir Vela i diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë – Universiteti i Prishtinës në vitin 2008, i ka kryer studimet Master në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Ka doktoruar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi. Ka Certifikim të Bordit në Kirurgjinë Torakale dhe ka dhënë Provimin e Certifikimit të Bordit në Kirurgjinë e Përgjithshme: Akreditimet Kirurg i Përgjithshëm. Aktualisht punon në Klinikën Torakalo-Vaskulare në Shkup.…

Lexo më Shumë