Maqedonia e Veriut është ende në mesin e vendeve që luftojnë dobët korrupsionin, sipas organizatës prestigjioze Transparency International. Kryetari i kësaj organizate, Bllagoja Pandovski, ka bërë të ditur se rekomandimet e shumta për të përmirësuar situatën nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim të ndjeshëm në politikat që duhet të ndiqen për të përballuar korrupsionin. “Megjithatë asgjë nga këto rekomandime, madje as rezultatet nuk kanë efekt ndaj opinionit politik me qëllim që lufta kundër korrupsionit të rritet. Kishim dy matje, njëra ishte e IRI-t ku besimi në sistemin e drejtësisë ishte 4%, ndërsa pas gjashtë muajsh ra në 1%. Gjithsesi se sistemi…
Author: Jeta almakos
Çmimet e fruta perimeve kanë shënuar ngritje nëpër tregjet e gjelbra të vendit. Në ditën e tretë pas heqjes së çmimeve të garantuara, furnizimet e reja nga shitësit me shumicë menjëherë kanë shkaktuar rritje të çmimeve disa denarë sikurse te perimet ashtu edhe te frutat, të cilat importohen nga jashtë. Qytetarët thonë se kafshatën e gojës ua kanë shtrenjtuar, asgjë nuk i ndalon për kufizim të çmimeve. Diferenca me çmime të larta dhe paga të ulëta, ka bërë që qytetarët e varfëruar të mbeten në mëshirë të tregtarëve për gjërat elementare jetësore. Disa thonë se funksionarët për vete i rregulluan…
Unë pata rastin të mbaj një fjalim të ngjashëm para këtij auditori të nderuar një vit më parë, dhe nuk do ta kisha menduar kurrë atëherë se do të qëndroja përsëri këtu përpara jush sot. Krahas vendeve të BE-së, SHBA-ve dhe anëtarëve të NATO-s, rajoni ynë ishte i prirur fuqishëm të qëndronte pranë Ukrainës dhe popullit të saj… Populli ukrainas duhet ta dijë se nuk është i vetëm”, tha ambasadori i Republikës së Shqipërisë. , Fatos Reka, në konferencën “Ukraina – dy vjet heroizëm”, organizuar nga Ambasada e Ukrainës në bashkëpunim me CIVIL. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ripërsëritur…
Misioni ynë është fitorja bindëse dhe me 61 deputetë. Ky ishte mesazhi i liderit të VMRO-DPMNE-së gjatë Konventës promovuese të Gordana Siljanovska Davkovës si kandidate për Presidente të vendit. Sipas Mickoskit janë tri arsye përse VMRO-DPMNE-ja kërkon t`i fitojë 61 deputetë në zgjedhjet parlamentare të 8 Majit. “Kjo fitore patjetër të jetë me 61 deputetë dhe kjo duhet të jetë misioni ynë I përbashkët. 61 deputetë për reforma ekonomike, 61 deputetë për drejtësi dhe përgjegjësi për ata që kanë bërë krime dhe 61 deputetë që të sigurtë të qeverisim me institucionet, pa shantazhe dhe diktate” – tha Mickoski. Lideri i VMRO-DPMNE-së,…
Nga Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski kanë njoftuar se në kohë rekorde kanë grumbulluar 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për të garuar për zgjedhjet presidenciale. “Në kohë rekord, për më pak se pjesë orë, janë mbledhur 10.000 nënshkrime qytetarësh për mbështetjen e kandidaturës për mandat të dytë të presidentit Stevo Pendarovski. I falënderojmë të gjithë qytetarët të cilët e dhanë mbështetjen e tyre”, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit Pendarovski.
Karta Evropiane e Rinisë, një projekt i dështuar në Maqedoninë e Veriut Në vendin tonë, Karta Evropiane e Rinisë, e cila duhet të ofrojë zbritje dhe përfitime për të rinjtë në shumë fusha të jetës, nuk ka arritur të bëjë ndonjë ndryshim të madh. Shumë të rinj ende presin të marrin kartën e tyre edhe pas disa muajsh të aplikimit, ndërsa shumë të tjerë as që e njohin ekzistencën e saj. Edhe ata që e kanë marrë kartën, ankohen se nuk mund ta përdorin në shumë vende në Maqedoninë e Veriut, pasi bizneset nuk e pranojnë atë. Kjo tregon se…
Në një kërkesë të bërë nga Portalb.mk, Posta e Maqedonisë së Veriut ka refuzuar që të japë listën e punonjësve të saj, pasi një studim i fizibilitetit të këtij institucioni ka treguar se ka pasur abuzime me rrogat dhe mungesa në vendin e punës. Por, nga Posta nuk kanë dhënë asnjë përgjigje për një muaj, duke thënë se presin miratimin nga njësitë kompetente. Studimi i fizibilitetit, i kryer në vitin 2021, ka zbuluar se Posta funksionon në humbje dhe me organizim të dobët, dhe se në këtë institucion janë punësuar persona të papërgjegjshëm që nuk shkojnë në punë, por marrin rrogë.…
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi dje se ka arrestuar 10 persona nga disa qytete të vendit dhe se në mesin e tyre është edhe ish-kryetari i Novosellës nga radhët e LSDM-së, Boro Stojçev. Po ashtu mes të arrestuarve sipas portalit “Antropol”, është edhe Sime Frangov, djali i ish-kryetarit të Komunës së Gjevgjelisë, Ivan Frangov nga radhët e VMRO – DPMNE-së. Në krye të këtij grupi kriminal që shiste drogë, spekulohet se ka qenë ish-kryetari Stojçev. Kompania nga e cila e ka origjinën medikamenti është “Eco Energy Cosmos”. Fillimisht e krijuar për prodhimin e energjisë elektrike, por në…
Kandidati për president nga opozita shqiptare, Arben Taravari ka filluar sonte konventën promovuese në Gostivar. Në një sallë të mbushur plotë ai tha se kërkon ndjesë për njerëzit që kanë mbetur jashtë pasi nuk i zë salla. “Ky kandidim është përgjegjësi por edhe privilegji më i madh që kam pasur në jetë. Secili nga ju që keni ardhur, ju falenderoj shume, sepse ju jeni forca ime. Jam mjek 26 vjet, profili si neurolog me ka bërë që të njoh shqetësimet e njerëzve, dhe që vijnë nga një sistem jo i drejtë. Unë do jem si president i njerëzve dhe për…
Me 444 vota nga 454 delegatë të pranishëm në konventën e VMRO-DPMNE-së edhe zyrtarisht është konfirmuar kandidatura e Gordana Siljanovska-Davkovës për presidente të shtetit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. “Rezultati më la pa fjalë. Nuk prisja një rezultat kaq të madh, me të vërtetë kjodo të thotë shumë për mua besimi, faleminderit nga zemra. Pohoj me përgjegjësi se asnjë punë, asnjë anëtarësim në organizata të ndryshme nuk do të thoshte për mua aq shumë sa mundësinë që më dhatë, si atëherë ashtu edhe tani, për ta njohur popullin. Është e pabesueshme frymëzuese”, theksoi Siljanova-Davkova, e cila paraprakisht, para votimit të…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se ASh është në fazën e zhvillimit të strukturave dhe se këto kanë shkaktuar edhe vonesa në zhvillimin edhe të bisedimeve për koalicionet. Ai këto komente i ka bërë mbrëmë gjatë një takimi me aktivisët e Tetovës. Sipas Selës, përçarjet në këtë parti janë menduar shumë më herët duke përmendur edhe humbjen në zgjedhjet lokale në komunën e Bogovinës. Deputetja Ilire Dauti, duke folur për zhgënjimet në të kaluarën dhe zhvillimet në parti dhe në procese të ndryshme, tha se me të njejtin elan do të vazhdohet edhe në të ardhmen./TV KOHA
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i ka replikuar ministrit serb, Ivica Daçiq derisa po debatonin në Forumin Diplomatik të Antalisë, respektivisht në panelin me titull “Sfidat dhe mundësitë në Ballkan”. “Të replikoj, shkurt. Nuk e di pse ministri Daçiq mendon se duhet t’i përgjigjet pretendimeve të mia se Rusia ka ambicie imperialiste dhe Ukraina është vetëm fillimi. Është thelbësore që ne të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për të fituar këtë luftë të drejtë, por edhe për të ruajtur qartësinë tonë strategjike në Ballkan, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut si një vend multietnik, tash kur i kemi zgjedhjet. Pra,…

