Author: Jeta almakos

Pavarësisht hulumtimeve dhe provave të shumta për ndikimin e padyshimtë rus në vend, disa politikanë dhe gazetarë pretendojnë se nuk ka pasur dhe nuk ka ndikim të tillë. Për shembull, më 23 shkurt 2024, pretendim të tillë të pabazë bëri ish-ministri dhe ambasadori Marjan Gjorçev në podkastin “Politikantë”. “Për shembull, në Maqedoni habitem kur dikush flet për ndikimin rus. Njerëz, Rusia nuk ka pasur kurrë ndikim në Maqedoni.”, deklaroi Gjorçev. Edhe në kolumnë të Branko Geroskit më 27 shkurt 2024, autori shkruan për “të vërtetën e dhimbshme se tregimi për ndikimin rus në vendin tonë është lajm i rremë…”. Mirëpo,…

Lexo më Shumë

Pasi LSDM sonte zyrtarizoi mbështetjen për Stevo Pendarovskin për kandidaturën e tij për mandatin e dytë presidencial, ky i fundit në fjalimin e tij në kongresin e partisë tha se pret fitore të dyfishtë. “Vlerësimi im është se jo vetëm në zgjedhjet presidenciale, por edhe në zgjedhjet parlamentare do ketë fitore dhe se, LSDM dhe koalicioni do të formojnë koalicionin që do ta udhëheqë Maqedoninë në 4 vitet e ardhshme. Pra, pres një fitore të dyfishtë, sepse qytetarët e Maqedonisë e dinë se alternativa ndaj asaj që po ofrojmë, me të gjitha gabimet që i pranojmë dhe për të cilat…

Lexo më Shumë

Shërbimi emergjent në kuadër të Shtëpisë së Shendeti në Shkup për herë të parë do të ketë shef ndërimi, një mjek shqiptar. Ky pozicion i është besuar mjekut Rihad Rexhepi, i cili vjen në këtë detyrë pas një përvoje 5 vjeçare po në shërbimin emergjent. “Shërbimi emergjent posedon 5 shefa ndrimesh por deri tani shqiptarët nuk kanë pasur mundësi për të ushtruar këtë pozicion. Me emërimin e sotshëm thyejmë një barier entike dhe dëshmojmë barazi edhe në këtë institucion”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, drejtori i ISHP-Shkup, Vullnet Selimi.

Lexo më Shumë

Në një ndryshim të fundit në zhvillimet e situatës së kollës së keqe në Kumanovë, një foshnjë tetë-muajshe është konfirmuar të ketë këtë sëmundje, por gjendja e saj është raportuar të jetë stabile. Foshnja, e cila nuk është e vaksinuar, aktualisht nuk ka nevojë për terapi shtesë, megjithatë po monitorohet vazhdimisht në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve, sipas deklaratës së profesoreshës Svetlana Koçeva për Telmën. Në lidhje me këtë ngjarje, pritet që Komisioni për Sëmundjet Infektive të propozojë masa të reja të martën. Profesori Petliçkovski, i cili është pjesë e këtij komisioni, ka ndarë se në bazë të përvojës…

Lexo më Shumë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Dellçev, bëri thirrje të ndjeshme për Qeverinë për të siguruar se pagat në policinë e vendit do të përputhen me rritjen e re të pagës minimale në vend. Në një konferencë për media, Dellçev kërkoi nga ministrat në Këshillin Ekonomiko-Social që të konsiderojnë rëndësinë e kësaj çështjeje, duke theksuar se dokumentet që janë duke u përgatitur nuk parashikojnë rritje të pagave për personelin policor. “Prej nesër, supozoj se shumë shpejt do të hyjmë në procedurë në këshillin socio-ekonomik dhe Qeveria do të duhet të trajtojë këto çështje sipas dinamikës së përparimeve të…

Lexo më Shumë

“Për çdo ditë i kontrolloj shpalljet për shitje të banesave me shpresë se do të gjej një apartament të vogël për familjen time me çmim të arsyeshëm, por më kot pasi çmimet kanë prekur tavanin”, thotë për Radion Evropa e Lirë Marija Dineva, njofton REL. Për të blerë banesë në lagjet periferike të Shkupit, vetëm për një metër katror që kushton rreth një mijë euro, asaj i duhet që për dy muaj ta lërë pa prekur pagën prej 500 eurosh. “Në këtë kohë me këto paga, nuk e di kush është në gjendje realisht të blejë një banesë. Pa kredi prej…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqi dhe sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar i LSDM-së pret që në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të konfirmohet mandati i dytë i presidentit aktual Stevo Pendarovski. Mariçiq sot pas nënshkrimit për kandidaturën e Pendarovskit, i cili për pak orë mblodhi 10 000 nënshkrimet e nevojshme, deklaroi se është i kënaqur me jehonën dhe mbështetjen e qytetarëve. Paralajmëroi se LSDM-ja sonte në Kongres do ta zyrtarizojë mbështetjen për Pendarovskin. “Për pak orë, jo më shumë se pesë orë, janë mbledhur më shumë se 10.000 nënshkrime që presidenti Stevo Pendarovski të marrë mandatin e…

Lexo më Shumë

MPB njofton se më datë 02.03.2024 në ora 18:50, në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Tetovë – Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.M. (34) nga fshati Zhelinë, Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Sh.M. (56) nga fshati Batinci i Shkupit dhe automjeti i pasagjerëve “Audi” me shenja regjistrimi Gostivar i drejtuar nga P.F. (37) nga Gostivari. Nga aksidenti kanë pësuar lëndime të rënda pasagjerët në mjetin “Polo”, Sh.L. dhe R.H., dhe shoferi dhe pasagjeri tjetër K.Z.,…

Lexo më Shumë

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik pasditen e nesërme dhe të martën do të ketë reshje shiu që do të jenë të shumta, ​​me karakter të rrëmbyeshëm dhe me bubullima të rralla. Siç bën të ditur DPHM, në nivel lokal proceset do të jenë në formë stuhie të përcjella me erë të fortë me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë. “Të martën reshjet në male do të jenë nga bora dhe do të formohet mbulesë e re bore, ndërsa gjatë ditës reshjet do të kalojnë në borë në disa nga vendet më të larta. Temperatura ditore të martën do të jetë…

Lexo më Shumë

Transparency International Macedonia kishte një vërejtje  sa i përket vjetërsimit të lëndëve të funksionarëve. Vërejtja ishte ndryshimi i Kodit Penal në pjesën e keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar, deklaroi Bllagoja Pandovski, kryetar i Transparency International Macedonia në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Ai tha se një ulje e tillë e dënimeve dhe fshirja e një prej veprave të kualifikuara, ulja në vetë pjesën e të dënuarit e veprave, do të çojë në vjetërsimin e rreth 200 çështjeve të lidhura me korrupsionin.  BLLAGOJA PANDOVSKI, KRYETAR I TRANSPARENCY INTERNATIONAL MACEDONIA  “Është një imazh shumë i keq në opinion, sepse…

Lexo më Shumë

Kandidatët për president të vendit, Stevo Pendarovski i përkrahur nga LSDM dhe Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, për vetëm katër orë, në periudhën nga tetë e mëngjesit deri në ora 12, kanë arritur të grumbullojnë nënshkrimet e nevojshme. Siljanovska, ka mbledhur mbi 15 mijë nënshkrime të qytetarëve për të konfirmuar kandidaturën e saj, ndërsa Pendarovski deri në atë kohë ka mbledhur 10.000 nënshkrimet e nevojshme. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një konferencë për media tha se vetëm për 4 orë janë mbledhur më shumë se 15.000 nënshkrime për Siljanovsken dhe sipas tij, kjo është një ditë historike. HRISTIJAN MICKOSKI,…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korruspionit, duke vepruar sipas kallëzimit penal të MPB-së, ka dhënë urdhër që të zbatohet procedura hetimore kundër 10 personave, për tregti të jashtëligjshme me droga narkotike. Sipas Prokurorisë, gjatë së shtunës departamente policore nën ushëheqjen e prokurorit të lëndës, kanë zbatuar një aksion të koordinuar policor me emrin e koduar “Çibuk”, ku ishin kryer bastisje në Strumicë, Gjevgjeli, Demir Kapi, Strugë dhe Burgun e Prilepit dhe janë ndaluar 8 persona kurse janë konfiskuar 13 thasë më 193 qese të vakumuara me marijuana me sasi 99 kilogram dhe 630 gram. Prokuroria për…

Lexo më Shumë