Nëse këtë pasdite po mundoheni dhe nuk keni sukses që të keni qasje në llogarinë tuaj në Facebook dhe Instagram, nuk jeni të vetmit. Aplikacionet për rrjetet sociale janë plotësisht të pa qasshme. Problemet filluan rreth orës 16 sipas kohës lokale, ndërsa problemi ende vazhdon dhe nuk ka informacione se kur do të zgjidhet, përcjell TV21. Downdetector që i ndjek ndërprerjet në gjithë botën, tregon mbi 90 mijë raportime për ndërprerje në Facebook. Instagram ka mbi 16 mijë raportime, që e bënë këtë një prej problemeve më të mëdha për META-në (që i ka në pronësi që të dy platformat)…
Author: Jeta almakos
Ministria e Mbrojtjes, së bashku me Agjencinë e NATO-s për Mbështetje dhe Prokurim dhe Agjencinë e NATO-s për Komunikim dhe Informacion, sot organizojnë Ditën e Industrisë së NATO-s në Shkup, ku kompanitë mund të mësojnë më shumë për procedurat për hyrjen në tregun e NATO-s, të cilat aktualisht arrin në më shumë se 10 miliardë euro në vit. Në hapjen e Ditës së Industrisë së NATO-s ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska tha se është e rëndësishme që kompanitë nga vendi të marrin pjesë në shërbimet për nevojat e Aleancës. “Kur flasim për NATO-n mendojmë për sigurinë dhe stabilitetin, por po…
Kandidati shqiptar për president nga radhët e koalicionit VLEN, Arben Taravari, është i bindur se në zgjedhje do të merr vota edhe nga qytetarët maqedonase. Në një intervistë për gazetën LAJM, Tavari tha se e gëzon fakti që gjatë procesit për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për kandidaturën e tij, interes për t’i dhënë mbështetje kanë shfaqur shumë qytetarë maqedonas, boshnjakë, romë e vlleh. “Jo vetëm prej elektoratit maqedonas. Unë gëzohem që për nënshkrimet që i mblodhëm para 5-6 ditëve, më paraqiteshin edhe plot boshnjakë, maqedonasë, romë, turq, vlleh të cilët insistonin me çdo kusht edhe pse ju thoja se…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) bëri të ditur detyrimin e ligjshëm për shfrytëzimin e hapësirave të zyrave, pajisjeve të zyrës dhe automjeteve zyrtare të organeve shtetërore gjatë fushatave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Kjo veprimtari është në përputhje me paragrafin 1 të Kodit Zgjedhor, i cili ndalon përdorimin e këtyre burimeve për qëllime të fushatës zgjedhore, me përjashtim të personave të cilëve u përcaktohen rregulloret e veçanta për mbrojtjen e personit të referuar. Me fokus të veçantë, njoftimi i Komisionit Kundër Korrupsionit u përmbajt dispozitave të Dekretit për personat dhe objektet që sigurohen, i cili përcakton llojet e…
Ndihma sociale duhet të rritet me rritjen e inflacionit. Kur kostoja e jetesës rritet muaj pas muaji, më të cenuarve nuk mund t’u jepet një lëmoshë. Për t’i nxjerrë këta njerëz nga varfëria, duhet t’u jepet të paktën paga minimale. Ky është mesazhi kryesor nga analiza e efekteve të reformës sociale të vitit 2019. Tregon se ndryshimi i qasjes dhe mënyrës së pagesës dha efektet e dëshiruara, ndonëse për shkak të krizës Covid dhe inflacionit, numri i të varfërve nuk u ul në mënyrë drastike. “Tarifat sociale rriten shumë më pak se paga minimale ose pensionet. Meqenëse inflacioni erdhi shumë…
Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja për kryetar të shtetit nga radhët e OBRM-PDUKM-së, akuzon qeverinë e Maqedonisë për shqetësimet në vend dhe mohon zbatimin e aktgjykimet nga Strasburgu lidhur me të drejtat e pakicës maqedonase në Bullgari. Në një intervistë për emisionin “Pro apo Kundër” në televizionin Alfa, ajo kritikoi qeverinë për shfrytëzimin e energjisë në ofendime dhe mohime, duke thënë se koha është për ndryshim. “Koha në të cilën jetojmë është ndryshe nga viti 2019. Doli se njerëz që nuk mund të parashikonin proceset, marrëdhëniet dhe ngjarjet hynë në politikë ose u gjendën në pozicione. Këta janë njerëz që janë…
Para tubimit me strukturat e partisë në Saraj, Ziadin Sela, kryetari i njërit nga krahët e ASH-së theksoi se nuk do ta përkrahin Arben Taravarin, ish-bashkëpartiakun e tij në garën për president. “Njerzit që ikin prej nesh edhe s’kanë sy e faqe që të përballen në fytyre, nuk meritojnë përkrahje”, theksoi Sela. Aleanca për shqiptarët krahu i Ziadin Selës akoma nuk ka një vendim se si do të garoj në zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Në një prononcim për KlanMaqedoni, Sela nuk përjashtoi mundësinë e koalicionimit por tha se në këtë moment akoma nuk ka negociata me asnjë subejkt politik.…
Me vizitën në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir jam siguruar për kushtet e punës akademike të profesorëve dhe studentëve, ndërsa isha njoftuar edhe për nevojat për mbështetjen e mëtejshme të qeverisë për institucionet arsimore, theksoi kryetari i Qeverisë, Talat Xhaferi gjatë vizitës së sotme në këtë universitet në Manastir. Gjatë takimit me rektorin Nedellkovski dhe profesorët, kemi biseduar edhe për Marrëveshjet kolektive, të cilat nuk janë në juridiksionin e Qeverisë por të Kuvendit, por edhe këto zhvillime po i përcjellim nga afër, theksoi Xhaferi. “Jam i kënaqur me organizimin dhe funksionimin e këtij institucioni arsimor dhe i kam…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot në lidhje me protestën e pesë universiteteve publike, të cilat kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, kanë konfirmuar për AIM-në se mbështesin çdo ide për rritje të pagave dhe nëse ka vullnet në Kuvend për ta nënshkruar, si institucion do të marrë pjesë në negociata. “Ministria e Arsimit dhe Kulturës dhe ministri Jeton Shaqiri mbështesin çdo ide për rritjen e pagave të punëtorëve në institucionet arsimore, pavarësisht nëse janë në arsimin fillor, të mesëm apo të lartë. Duke pasur parasysh se themelues i universiteteve shtetërore është Kuvendi, nëse ka vullnet për të nënshkruar marrëveshje…
Abdush Demiri nga sot është anëtari i shtatë i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Demiri bëhet anëtar i KSHZ-së pasi para disa muajsh posti u lirua pas emërimit të Krenar Llogës ministër i Drejtësisë. Demiri u zgjodh anëtar i KSHZ-së javën e kaluar kur deputetët votuan “pro” vendimit në seancën e 145-të të Kuvendit. Në deklaratën e sotme solemne të Abdush Demirit si anëtar i KSHZ-së, të cilën e dha para kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski dhe Sekretares së Përgjithshme, Cvetanka Ivanova, tha se do t’i kryej detyrat e tij në përputhje me me Kodin…
Naser Pajaziti Më 4 mars të 2003, rreth orës 17:30 një makinë Jeep e misionit të NATO kishte hasur në një minë antitank në rrugën Sopot- Sushevë (fshatrat në zonën kufitare Maqedoni- Serbi), me ç’rast shpërthimi la të vdekur dy ushtarë të misionit polak të NATO-s, një punonjës civil, ndërsa përkhtyesja kishte ngelur e plagosur. Pa kaluar shumë orë e ditë, njësitet speciale ndërhyjnë në fshatin Sopot, duke arrestuar banorët lokal shqiptarë, të cilët më pas përmes një montimi klasik nga shërbimi sekret dalin fajtor. Nga një inskenim monstruoz kriminal shtetëror, 12 banorë të fshatit u shpallën fajtor, edhe ate…
Punonjësit e Universitetit të Tetovës sot protestuan për shkak të mosnënshtrimit të Marrëveshjes Kolektive nga Parlamenti për rritjen e rrogave si në Universitetin Shën “Kirili dhe Metodi”. Sindikata e UT-së kërkoi nënshkrimin e Marrëveshjes kolektive para shpërbërjes së parlamentit. Sot protestuan gjithashtu edhe sindikatat e universiteteve tjera publike në vend: “Goce Dellçev”- Shtip, Universiteti i Tetovës, “Shën Kliment Ohridski”- Manastir, “Nënë Tereza” – Shkup, “Shën Apostol Pavle”- Ohër. Sindikatat paralajmëruan se nëse nuk gjendet zgjidhje do të vazhdojnë me protesta. Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski nëpërmjet një shkrimi në rrejtin social facebook paralajmëroi se për të tejkaluar pozitën e pabarabartë të…

