Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot ka pritur në takim kryetaren e sapoemëruar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska. Në takim, Mariçiq theksoi rëndësinë e punës së KSHPK-së në këtë moment të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë. “Bashkëbiseduesit u pajtuan se procesi i shqyrtimit i përfunduar me sukses paraqet një hap të madh në procesin e integrimit evropian, si dhe rëndësinë e përgatitjes gjegjësisht ndjekjes së udhërrëfyesve dhe mekanizmit të sundimit të ligjit ku komisioni kundër korrupsionit ka një rol të rëndësishëm”, thuhet në një njoftimin e SÇE-së. Në takim, shtojnë nga…
Author: Jeta almakos
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka propozuar një iniciativë që shtetet e Ballkanit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, të ndihmojnë në rehabilitimin e fëmijëve ukrainas dhe të ushtarëve të plagosur ukrainas. Këtë iniciativë Zelensky e ka diskutuar me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dhe dhe atë të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në samitin Ukrainë- Evropa Juglindore që u zhvillua në Tiranë, më 28 shkurt. Propozimi i presidentit ukrainas pasoi vendimin e Qeverisë kroate në vitin 2023 që të pranojë ukrainas të plagosur dhe të kujdeset për ta në objektet e saj shëndetësore. Pendarovski: Në parim, ideja është e pranueshme për…
Gjykata Penale e Shkupit u deklarua jo kompetente për të vendosur për akuzën ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Nga Gjykata Penale njoftojnë se kanë marrë aktvendim me të cilin janë shpallur jokompetent dhe lënda pas plotfuqishmërisë së vendimit do t’i dërgohet Gjykatës Themelore të Strugës për procedurë kompetente. “Sipas Nenit 32 të Ligjit për Gjykatat, Departamenti i Specializuar (KOK) është përgjegjës për veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës zyrtare nga neni 353 paragrafi 5, Marrja e ryshfetit me vlerë të konsiderueshme nga neni 357 dhe Ndërmjetësimi i Paligjshëm nga neni 359 të KP, të kryera nga një funksionar…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka deklaruar se Ministria e Ekonomisë do të ndërhyjë me vendime të rrepta kundër grupeve që tentojnë të keqpërdorin situatën dhe të rrisin çmimet në treg në periudhën e tranzicionit deri në listën përfundimtare të produkteve që mbulohen nga ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare. “Mbi 2500 produkte i janë përshtatur zgjidhjes së re ligjore, e cila është miratuar sot nga Komisioni dhe me siguri do të miratohet në seancën e ardhshme plenare të Kuvendit, sipas informacioneve të mia, më 11 apo 13 të këtij muaji. Nesër pas botimit në Fletoren Zyrtare do…
Kandidati nga Opozita e Bashkuar Shqiptare për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka treguar përse vendosi që t’i hyjë garës presidenciale. Taravari tha se në një takim joformal me anëtarë të partisë Aleanca për Shqiptarët ishte deklaruar kategorikisht kundër kandidimit për president të shtetit, por anketat ia ndryshuan mendimin. “Në zyrën time në Komunën e Gostivarit kemi pasur një takim joformal. Aty ka qenë edhe Ziadin Sela dhe ministri i Drejtësisë. Aty është thënë që është mirë të kandidohet ose Ziadini ose Arbeni. Unë kam qenë kategorik se nuk jam i interesuar për të kandiduar për president. Këtë…
Nga 15 marsi priten edhe vaksina kundlr pertusisit për të rriturit, propozojmë testim për kollën e mirë në tërë shtetin, deklaroi sot pasdite Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për sëmundje ngjitëse, pas mbledhjes së tij. Ai informoi për 123 persona të sëmurë me pertusis, prej të cilëve, në mënyr[ë dominuese numri më i madh, 119 janë në Shkup. “Arsyeshmëria që epidemia është shpallur në qytetin e Shkupit, edhe njëherë konfirmohet edhe me raportin e fundit të marrë nga Instituti për shëndet publik. Në mënyrë sporadike kemi paraqitje të një rasti – Dibër, Tetovë dhe Strumicë, megjithatë ende nuk mund të…
Bashkimi Demokratik për Integrim jep përkrahje të plotë ndaj iniciativave të cilat kanë të bëjnë me rritjen e pagave në secilin cikël të arsimit duke siguruar që përmes MASH, sapo të përfundojnë procedurat konkrete tek të gjithë universitetet publike do të ketë nivelizim të pagave. Bashkimi Demokratik për Integrim përmes grupit parlamentar ka propozuar ndryshim të Ligjit përkatës i cili do të nivelizojë pagat dhe i njejti pritet që të procedohet në një seancë të posaçme të Kuvendit. Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të gjitha partitë politike që kjo iniciativë të përkrahet për të bërë një zgjidhje efikase për të gjithë…
“SPB Struga ka paraqitur kallëzim penal kundër R.S.(45) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për “mashtrim”, “keqpërdorim të të dhënave personale” dhe “dëmtim dhe qasje të paautorizuar në sistem kompjuterik”, njofton MPB. Gjatë vitit 2023, duke përdorur identitet të rremë, ka hapur dy kompani në Strugë dhe ka lidhur kontratë pune me tre persona, pas së cilës ka përdorur të dhënat e tyre dhe ka bërë aplikim elektronik për kredi të shpejtë në emër të tyre. Më pas ajo i ka transferuar paratë e miratuara në një llogari tjetër transaksioni dhe i ka përdorur për nevojat…
Presidenti Stevo Pendarovksi sot e nënshkroi Dekretin për shpallje të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike. Siç informuan nga Kabineti i presidentit Pendarovski, në Ligj, në mënyrë të qartë është definuar çka paraqet fushata shtetërore e interesit publik, në nivel shtetëror apo lokal. Ndryshimet e Ligjit e limitojnë buxhetin, përkatësisht lartësinë e mjeteve të cilat nga buxheti shtetëror do të mund të shpenzohen për fushata në nivel shtetëror apo lokal. “Ligji parasheh procedurë, në të cilën rol qendror ka komisioni i cili është i përbërë nga përfaqësues të partive politike edhe nga pushteti…
Hoxhallarët e Tetovës sot kanë takuar kreun e Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir ef. Fetahun, të cilin kanë tentuar ta bindin që të tërhiqet nga vendimi pa ta shkarkuar Qani efendi Nesimin nga kreu i Myftinisë së Tetovës. Hoxhallarët e Tetovës thonë se këtë kërkesë e kanë nënshkruar 232 qytetarë, nga 65 xhami ku janë përfshi nëpunës fetar nga xhamitë. Në Myftininë e Tetovës gravitojnë 95 xhami. Ndërkaq, pas takimit që nuk ka zgjatur shumë, hoxhallarat janë shprehur tejet të zgjënjyer, madje ata akuzojnë Fetahun, se nuk dëshiron ta zgjidhë këtë problem. HOXHA “Ju kumtojmë se pas takimit me Reis Ulema,…
Është rikthyer shërbimi në Facebook, por jo edhe në Threads dhe Instagram. Miliona njerëz nga e mbarë bota filluan të raportojnë për probleme të ndryshme në këto platforma, disa pretendonin se pavarësisht se e shtypnin fjalëkalimin nuk arrinin të qaseshin në llogaritë e tyre, transmeton Telegrafi. Madje disa mendonin se kishin harruar fjalëkalimet dhe assesi nuk po mund të qasen, e nga Downdecetor ka pasur shumë raportime për probleme të tilla. Megjithatë shërbimet në Facebook janë rikthyer. E nga Facebook është bërë e ditur se do të rikthehen shpejtë. “Si pasojë e mirëmbajtjes së nevojshme ka rënë Facebook, por rikthimi…
Dimitar Kovaçevski do të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore numër 1. Për njësitë e tjera zgjedhore, kryetari i LSDM-së thotë se ende nuk janë definuar kandidatët, për shkak se po rrjedhin procedurat. Megjithatë, shton se do të publikohen brenda dy javësh në pajtm me afatet dhe rregulloren e partisë. Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së ”Sa i përket listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare kam thënë se LSDM do të ketë bartës në 6 zonat zgjedhore. Për momentin po rrjedh procedura për nominimin e kandiatëve për listat e deputetëve. Mund të ju them se kemi mbi 1000 kandidat potencial për…

