Presidentja Vjosa Osmani gjatë pjesëmarrjes në Forumin Diplomatik të Antalisë ka takuar edhe homologun e saj turk Recep Tayyip Erdogan. Ajo me këtë rast ka falënderuar kreun e shtetit turk për miqësinë, përkushtimin dhe mbështetjen e treguar ndaj Kosovës. “Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në Facebook. Ndryshe, Osmani në Forumin Diplomatik të Antalisë ka akuzuar Serbinë se është bërë e dorë e zgjatur e Rusisë për destabilizimin e rajonit. “Përtej faktit që jemi fqinjë me Serbinë, që fatkeqësisht jo vetëm tash…
Author: Jeta almakos
Zëvendësministri i Brendshëm Mitko Bojmacaliev njoftoi se brenda një muaji kanë arritur 295,000 formularë të rinjë pasaportash. Ai theksoi se nuk ka kaos në Ministrinë e Brendshme, pasi që ditën e djeshme kanë mbërritur 85 mijë formularë të rinjë të pasaportave. MITKO BOJMACALIEV, ZËVENDËSMINISTËR I BRENDSHËM “Ju njoftoj, siç njoftova gjatë vizitës time në sektorin e punëve të brendshme në Tetovë, gjatë ditës së djeshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë mbërritur 165.000 formularë për letërnjoftime dhe 85.000 formularë për pasaporta dhe sot pas përfundimit të të gjitha procedurave formale dhe ligjore, ato i dorëzohen Ministrisë së Brendshme”. Bojmacaliev…
Kandidatura presidenciale ka nxitur debate dhe akuza ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Dafina Stojanovska deputete e VMRO DPMNE-së tha se traditën nga qeverisja e Stevo Pendarovskit nuk guxon ta vazhdojë presidenti i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë. DAFINA STOJANOVSKA, DEPUTETE E VMRO-DPMNE-SË “Tradita do të thotë gjithashtu të trashëgosh diçka që ishte e mirë. Në rastin konkret, meqë po flasim për konventën e sotme në të cilën duhet të zgjedhim kandidatin tonë për president të ardhshëm të Republikës së Maqedonisë, mendoj se e vetmja gjë që duhet të bëjë kandidati është të mos vazhdojë traditat e presidentit aktual të Republikës së…
Nga gjithsej 11 kandidatë për president, gjashtë prej tyre nuk kanë mbledhur akoma 10,000 nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën presidenciale ndërsa pesë të tjerët kanë arritur tashmë numrin e kërkuar të nënshkrimeve, tregojnë të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ditën e djeshme nënshkrimet i kanë grumbulluar Biljana Vankovska nga partia “Levica” si dhe Stevço Jakimovski nga GROM. Ditë më parë nënshkrimet i kishin grumbulluar Arben Taravari, nga koalicioni “VLEN”, Bujar Osmani nga BDI dhe Maksim Dimitrievski nga “ZNAM”. Nga kandidatët e tjerë Velo Markovski ka 1330 nënshkrime, Mersiha Smailoviq 1286, Gjorgi Manaskov 388, Zorica Cvetkovska 176, Gospodin Popovski 106…
Të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) të ditës së djeshme tregojnë se nga gjithsej 11 kandidatë, gjashtë ende nuk i kanë 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për kandidaturë për president, ndërsa pesë e kanë arritur numrin. Nga mbrëmë nënshkrimet e nevojshme i ka edhe Biljana Vankovska (e Majta), e cila sipas numërimit së KSHZ-së ka 10.278 nënshkrime, si dhe Stevço Jakimovski (GROM) me 10.269. Më parë, kandidatë për president me 10 mijë nënshkrime ishin Maksim Dimitrievski (ZNAM-Për Maqedoninë tonë) me 11.562, Bujar Osmani (BDI) me 11.079 dhe Arben Taravari (koalicioni VLEN) me 10.706. Nga kandidatët e tjerë Velo…
Profesori Bashkim Ziberi, në intervistën në Alsat M, kritikon ndarjen e cmimit “Fadil Sulejmani” më 7 mars nga ana e Univeristetit të Tetovës për kryeministrin teknik Talat Xhaferi. Ai apelon rektorin e UT-së mos lejojë manipulimet parazgjedhore. “Nëse kjo është e vërtetë do jetë një shenjë më shumë për keqpërdorimin që u bëhen universiteteve publike tek ne dhe shfrytzimi I hapsirave për qëllime politike. Nuk është hera e parë që te ne po politizohen universitetet publike. Është koha e fundit ti jepet fund këtij keqpërdorimi. Nëse kjo është e vërtetë unë i bëj apel publik rektorit të UT mos lejojë…
Kryetar legjitim i Aleancës për Shqiptarët, është Arben Taravari, thotë shefi i kabinetit të tij, Arben Fetai. Në një intervistë për gazetën LAJM, Fetai, tha se beteja ligjore për kreun e partisë tashmë ka nisur dhe se pret që Gjykata e Tetovës të sjell vendim të drejtë. “Faktikisht këtu nuk është që ka betejë, argumentet janë që të gjitha në anën tonë. E kemi thënë publikisht dhe e kemi faktuar edhe me deklaratat e noterizuara të anëtarëve të partisë, në çdo nivel të organeve vendimmarrëse. Arben Taravari, kryetari legjitim i zgjedhur në kongres të ASH-së ka shumicë në kongres, ka…
Duhet bërë dallim mes shqiptarëve dhe BDI-zimit, duke i parë gjërat. Pikëpamjet kameleonike të BDI-së lidhen drejtpërdrejt me presidentin e vendit, deklaroi Bashkim Bakiu, shefi i shtabit zgjedhor të kandidatit për kryetar të opozitës shqiptare, Arben Taravari, në debatin e sonte në “Win-Win” në TV Telma, informon PRESSonline.al “Taravari ishte i pari që doli me një propozim që një shqiptar të jetë president i vendit. Është krejtësisht legjitime, është krejtësisht e drejtë, është krejtësisht normale të dërgosh një mesazh të tillë apo të bësh një propozim të tillë. Sidomos për Taravarin, i cili jashtëzakonisht mirë e menaxhon komunën në Maqedoninë…
Nga SPB Ohër për TV21 kanë dhënë informacionet e para zyrtare pas aksidentit në Kollar të Kërçovës. Konfirmojnë se është një viktimë dhe një i lënduar rëndë, në aksidenti që erdhi pasi vetura me targa të Shkupit fluturoi nga rruga dhe ra në lum. “Një person i vdekur dhe një person me lëndime të rënda trupore, pas aksidentit të sotëm në magjistralen Kërçovë – Ohër në afërsi të fshatit Kollar. Aksidenti na ndodhur në orën 18.20 dhe ka ardhur pasi një veturë me targa të Shkupit ka fluturuar nga rruga dhe ka rënë në lum. Me urdhrin e Prokurorit Publik,…
Prokurori i shtetit Ljupço Kocevski thotë se në karrierën e tij si prokuror ka hetuar shumë krime, por asnjëherë nuk e kishte parë vrasje si ajo e Vanja Gjorçevskës. Ai shpreson se i dyshuari për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, Ljupço Palevski, do të ekstradohet shpejt nga Turqia. “Në përvojën time shumëvjeçare mund të them se kam pasur 50-60 raste të tilla, fatkeqësisht, por kjo është një vrasje e rëndë e veçantë. Hetimi mbulon pesë persona të cilët janë të dyshuar. Provat janë siguruar, ka pasur autopsi, e gjitha shkon në favor të gjendjes faktike që po konstaton…
Kreu i Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion, Islam Abazi, lidhur me bashkëpunimin me Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit, tha se është aktive. Pas deklaratës së tij qëndruan disa nga prokurorët që vepruan me iniciativat e Antikorrupsionit. Ata thonë se nuk do të thotë domosdoshmërisht se për çdo iniciativë duhet të hapet lëndë, pra një pjesë e madhe e iniciativave që kanë marrë nga KSHPK kanë pasur pak të dhëna dhe pretendime, prandaj nuk kanë mundur të nisin procedurë dhe për disa nga ata që hapën lëndë nuk gjetën prova që do të vërtetonin pretendimet e KSHPK-së.…
Rasti është në gjykatë dhe mbetet të shihet se si do të veprojë. Kështu lideri i ASh-së, Ziadin Sela ka njoftuar se ka parashtruar padinë e parë për siç thotë, “për shpifje ndaj personalitetit të tij”. Paralajmëron se “gjithsecili që do të thotë fjalë të pamatura në opinion për të, do të përballet me padi nga ana e tij”, transmeton TV21.

