Author: Jeta almakos

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, gjatë vizitës së punës në SHBA, në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, së bashku me diplomatin amerikan, Riçard Grenell ishte mysafir në televizionin amerikan “Newsmax”. Siç kumtojnë nga Ministria, në fokus të bisedimeve ishte vendosur konteksti aktual gjeopolitik dhe perspektiva e Maqedonisë së Veriut drejt ngjarjeve botërore. Në atë drejtim, ministri Mucunski e potencoi rëndësinë për investim të së paku 2% nga BPV-ja në mbrojtje, parim të cilin e respekton vendi ynë, sepse kjo nuk është metodë proaktive, por mjete të…

Lexo më Shumë

Një dyzet e shtatë vjeçar nga Kumanova ka ndërruar jetë pasi ka rënë para stadiumit të KF “Bashkimi”, ku ka goditur kokën në tokë – Më 26.09.2024, në ora 19:50, në SVR Shkup është raportuar se në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup ka ndërruar jetë M.D.(47) nga Kumanova, njofton MPB. Siç sqaron policia, më 22.09.2024 përballë stadiumit të KF “Bashkimi” në rrugën “Bratstvo Edinstvo” në Kumanovë, MD. ka rënë dhe ka goditur kokën në tokë, pas së cilës vëllai i tij dhe policët e kanë dërguar për ndihmë në spitalin e Kumanovës. Pasi u ndihmua, M.D. i njëjti është…

Lexo më Shumë

Para pak çastesh është sulmuar kryetari i FFM-së, Muamed Sejdini. Siç mëson portali TS Sejdini është sulmuar nga disa persona me maska në Restorant Ballkanika në Shkup. Ende nuk ka ndonjë njfotim nga MPB dhe nuk dihen arsyet e sulmit të Muamed Sejdinit. Muamed Sejdini për momentin ndodhet në MPB – Shkup për të dhënë deklartë në lidhje me rastin./TS/

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot ka takuar ambasadoren e Kroacisë në Shkup, E.S. Nives Tiganj. Mexhiti shprehu mirënjohjen për mbështetjen pa kursim që Kroacia i jep vendit tonë në proceset integruese evropiane, duke theksuar se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria janë të përkushtuara për përmbushjen e agjendës reformuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kjo është e përcaktuar në mënyrë të qartë në politikat dhe ligjet e qeverisë dhe në drejtim të favorizimit të rritjes, investimeve dhe punësimit. Në takim u theksua se Ministria e Mjedisit Jetësor…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka njoftuar se ka realizuar takim me ambasadorin e Rusisë në Maqedoninë e Veriut, Segrej Aleksandroviç Bazdnikin, përcjell TV21. “Në takim është biseduar për më shumë tema aktuale me theks në mësimin e gjuhës ruse në shkollat fillore dhe të mesme në Kumanovë”, tha mes tjerash Dimitrievski gjatë njoftimin.

Lexo më Shumë

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova gjatë qëndrimit të saj zyrtar në SHBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së  ka realizuar takim me  përfaqësuesin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, por para pak minutave ka shpërndarë një fotografi në profilin e saj në facebbok me presidentin Biden. “Përshëndetje të përzemërta si shenjë mirëkuptimi dhe mbështetjeje reciproke. Unë shpreha admirim për fjalimet frymëzuese të Presidentit Biden dhe gruas së tij Jill në pritjen për krerët e shteteve”, ka shkruajtur presidentja Siljanovska.

Lexo më Shumë

Pas informacioneve zyrtare lidhur me rrahjen e mbrëmshme, respektivisht sulmin fizik ndaj tre të miturve shqiptarë në Qendër të Shkupit duke përdorur edhe sende të forta, Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin serioz, aq më tepër kur u informuam se sulmi ndaj të miturve ka ndodhur për motive etnike. BDI vlerëson se ky incident, jo i paprecedent fatkeqësisht, vjen si rezultat i dështimeve të përditshme të Qeverisë për të kultivuar marrëdhënie të mira ndëretnike, gjegjësisht si pasojë e hapjes së shumë çështjeve ndëretnike, si dhe vet nxitja e fjalorit provokues ndaj çështjeve etnike. “VLEN bashkë me partnerët e tyre VMRO-ZNAM,…

Lexo më Shumë

Vendimi i Bashkimit Evropian për ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së nga presidenti i Bullgarisë Rumen Radev është cilësuar si “pasojë logjike” nga veprimet e qeverisë së RMV-së, transmeton Portalb.mk. Sipas Radevit, qeveria në Shkup po shkon në drejtim të kundërt të integrimeve evropiane. “Shpresoj që sidomos pas lajmit se Tirana dhe Shkupi do të ndahen, të nxjerrin konkluzionet e nevojshme dhe të shkojnë në drejtimin e duhur”, tha Radev. Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski pas ndarjes së Shqipërisë nga RMV-ja në rrugën eurointegruese tha se nuk duhet të humben shpresat. “Megjithëse shumë herë jemi të…

Lexo më Shumë

Një fëmijë nëntë vjeçar, i cili vijonte mësimet në shkollën fillore “Gjorgija Pulevski” në Aerodrom të Shkupit, ka kërkuar ndihmë në Klinikën për fëmijë pasi ka pasur probleme me stomakun, shkruan 360 Gradë, transmeton Portalb.mk. Fëmija, sipas drejtorit të Klinikës, Rexhep Memedi, ka qenë lehtë i dehidratuar dhe do të trajtohet në baza ambulatore. Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ndërkaq, pasditen e sotme ka njoftuar se është urdhëruar mbyllja e kuzhinës në në “Gjorgija Pulevski” deri në marrjen e rezultateve të analizave laboratorike, të cilat do ta konfirmojnë sigurinë. AUV shton se nga kjo kuzhinë nuk është çuar asnjë vakt…

Lexo më Shumë

Procesi i integrimit evropian bazohet në merita. Shqipëria ka arritur në pikën ku vendet anëtare janë të kënaqura me përparimin e vendit. Nëse Maqedonia e Veriut përmbush kushtet, ajo do të fillojë gjithashtu negociatat”, kështu deklaroi kreu i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, duke shtuar se siç tha, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, Shqipëria nuk ka një Plan B të Bashkimit Europian. Dëshira për integrim europian është shumëpartiake. I pyetur se nëse ai është i shqetësuar për politikën e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e cila po përpiqet të diskreditojë Korridorin 8, Gonzato u përgjigj se…

Lexo më Shumë

Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha shprehet i zhgënjyer që 22 vite pas përfundimit të luftës në Maqedoni, flitet për avancimin e Ligjit për të ashtuquajturit “branitella”, ndërsa statusi i UÇK-së mbeti i pazgjidhur. Në një intervistë për gazetën LAJM, ai tha se politika shqiptare në këto dy dekada asnjëherë nuk u bë bashkë për të rregulluar statusin juridik të UÇK-së, siç bëri pala maqedonasve me pjesëtarët maqedonas të luftës. “Po kthehem te ajo deklarata kur një invalid i UÇK-së i ankohet Ali Ahmetit, duke i thënë se kemi paguar nga 6 mijë euro për një punësim dhe Ali…

Lexo më Shumë

Në Shkup sot u realizua forumi për investime dhe tregti mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, forum i cili mblodhi së bashku kompani nga të dy vendet dhe ofroi një platformë të shkëlqyer për rrjetëzim, shkëmbim idesh dhe eksplorimin e mundësive të reja për bashkëpunime. Kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra në fjalimin e tij potencoi angazhimin e vazhdueshëm të Odës për të forcuar lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe rëndësinë e shkëmbimit tregtar dhe partneriteteve me kompanitë turke. “Shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë vazhdon të rritet, duke reflektuar angazhimin për të forcuar lidhjet ekonomike mes…

Lexo më Shumë