Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Zllatko Perinski tha se si Qeveri janë shumë më të shqetësuar pas takimit mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Shtoi se nuk kanë dëgjuar asnjë zgjidhje konstruktive për zgjidhjen e problemit. Nuk dëgjuam asgjë kontruktive nga ana e tyre. Zhgënjyese është gjendja, edhe pse është sjell përfundimi se nuk ka komunikim mes më shumë grupeve të këshilltarëve në Qytetin e Shkupit që paraqet një nga pengesat dhe për këtë kryetarja e Shkupit propozoi që deri në fund të javës, të përpilojë një plan i cili do të prezantohet para këshilltarëve,…
Author: Jeta almakos
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve, duke theksuar se nuk mund të ketë një plan B për dialogun përderisa plani A nuk po respektohet. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kurti tha se Serbia duhet t’i përmbahet marrëveshjeve për të avancuar procesin e dialogut. “Nuk mund të kemi plan B nëse nuk respektohet plani A, dhe nëse nuk ka vullnet të mirë dhe mirëbesim të palëve. Është e vërtetë që janë bërë një vit e gjysmë që kur e bëmë marrëveshjen në Bruksel, marrëveshjen bazike, të cilës më…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi është takuar sot me ambasadorin turk, Fatih Ulusoj, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e tij në periudhën e ardhshme. Siç informuan nga Ministria e Ekonomisë, Durmishi e ka falënderuar Republikën e Turqisë për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë që nga pavarësia, e deri më sot. “Republika e Turqisë është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe një vend që vazhdimisht investon në ekonominë maqedonase në sektorë të ndryshëm si partner strategjik investues. Të dhënat e shkëmbimit tregtar tregojnë…
Ndërmarrja komunale publike dhe Ndërmarrja për qarkullim publik ishin në fokus të takimit të sotëm mes kryeministrit Hristian Mickoski, minsitrit të Qevetëqeverisjes Lokale, Zllatko Pirinski dhe kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. epilogu i takimit, siç njoftoi ministri, ishte që kryetarja e Qytetit, deri në fund të javës të përpilojë plan i cili do t’u prezantohet këshilltarëve në kuadër të Këshillit të Qytetit të Shkupit. Ministri Perinski në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit deklaroi se janë më të shqetësuar tani, se sa para se të fillojë takimi. “Praktikisht mund të them se jemi akoma më të shqetësuar…
Së shpejti do të ketë vendim për operator të tretë telekomunikimi. Kështu paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski. Ai theksoi se ende nuk është vendosur nëse do të ketë operator të tretë ose do të bëhet fjalë për uljen e çmimeve të dy operatorëve ekzistues. Por, shtoi ai, fakt është se aktualisht ekziston një duopol mes dy operatorëve ekzistues dhe tregu është i ndarë në mënyrë ideale 51:49 ndërmjet operatorit të parë dhe të dytë. Aleksandar Nikollovski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve “Çmimet e shërbimeve jo vetëm që nuk ulen por edhe rriten. Nuk ka asnjë garë as…
Vjedhje në kabinetin e kryetarit të një komune të Shkupit. Bëhet fjalë për Gazi Babën, transmeton TV21. Rastin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, ku thuhet se nga kabineti i kryetarit të Gazi Babës janë marrë tre laptopë dhe një fotoaparat. “Më datë 18.08.2024 në ora 14.50 në SPB Shkup, nga ana e Komunës së Gazi Babës është denoncuar se me përdorimin e forcës, është hyrë në Kabinetin e kryetarit të Komunës Gazi Babë dhe janë marrë tre laptopë dhe një fotoaparat”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Ende nuk është kapur vjedhësi, pasi nga MPB thonë…
Dy javë deri në fillimin e vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit Vesna Janevska siguron se nga shtatori nuk do të ketë asnjë problem me tekstet shkollore. Thotë se nxënësit do të mësojnë nga tekstet e shtypura edhe në lëndët e historisë dhe shoqërisë për klasat 5 dhe 6, historia për klasën e 7-të dhe gjeografia për klasën e 7-të. “Tani fëmijët do të kenë para tyre libra të shtypura në letër, të prodhuara si materiale mësimore nga Byroja e Arsimit dhe autorë individual”, tha Vesna Janevska- ministre e Arsimit. Pas reagimeve të shumta të prindërve dhe mësimdhënësve për…
Gjatë fundjavës së kaluar në vendkalimin kufitar Tabanoc në shtet kanë hyrë dhe dalë mbi 102.000 udhëtarë, kumtuan sot nga MPB. Gjatë periudhës së verës është rritur frekuentimi i vendkalimit edhe ashtu më të frekuentuar në shtet. “Më 17 gusht (e shtunë) hyrje/dalje realizuan 57.579 udhëtarë, ndërsa automjete rreth 15-20.000, prëderisa më 18 gusht (e diel) hyrje/dalje kanë realizuar 44.721 udhëtarë, ndërsa automjete rreth 14.000, pa u marrë parasysh automjetet motorizuese. Sot, nga mesnata deri në orën 09:00 hyrje realizuan 1.953, ndërsa dalje realizuan 1.947 udhëtarë apo gjithsej 3.900 udhëtarë”, informojnë nga MPB. Gjatë ditëve të punës vendkalimin kufitar e…
Kryeministri Hristijan Mickoski e ka paraqitur pasurinë e tij në organet kompetente në RMV. Sipas asaj që ka paraqitur, Mickoski posedon të ditur statusin e tij pasuror. Ai ka shkruar se posedon një shtëpi në Shkup me vlerë prej 26,8 milionë denarë (450 mijë euro), pronë të cilën e ka fituar me marrëveshje për blerje në vitin 2014, kur ishte profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup. Ai ka raportuar edhe depozitë në euro, por shumën e devizës nuk e ka shkruar në llogarinë e kursimit, e nga borxhet, nga ana tjetër, kryeministri ka raportuar se ka kredi rreth…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka mohuar akuzat se gabimi i mjekut është shkaku i vdekjes së pacientes me Covid – 19 në Klinikën Infektive. Ai kërkoi kohë që të mësojë të vërtetën për rastin e vdekjes së pacientes me Covid – 19, përkatësisht arsyen pse ka vdekur si dhe të marrë informata konkrete nga institucionet kompetente. Ai tha se, pacientja që ka vdekur ka qenë se leukemi akute dhe është trajtuar sipas të gjitha protokolleve të parapara. “E di që ato ditë, këto tre-katër ditët e fundit, në mos gaboj, ajo mori sërish terapi, që zakonisht është një periudhë…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se pas testimit për koronavirus ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Postimi i plotë: Ju njoftoj se mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, pas testimit për Covid 19, rezultatet që kam marrë janë pozitive. Këtë javë pune do t’i kryej detyrat e mia të punës i izoluar nga shtëpia deri në zhdukjen e simptomave”, ka shkruar ministri Pançe Toshkovski. /tvklan
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski e riafimoi qëndrimin për përgatitjen e një ligji të ri për planifikim urbanistik, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të organizatave joqeveritare të cilat patën një varg reagimesh për ndryshimet e ligjit ekzistues që me procedurë të shkurtër ishte votuar javën e kaluar. “Thash se definitivisht na duhet një ligj i ri. Propozoj përbërje heterogjene në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare të cilat janë prekur që të përgatisim ligj plotësisht të ri për planifikim urbanistik, kështu që me presidenten kemi qëndrim plotësisht të njëjtë lidhur me këtë çështje”,…

