Ka ndaluar tërësisht tymi që dilte nga depot e ndërtesës që u përfshi nga zjarri mëngjesin e djeshëm. Banesat janë të zbrazura pasi banorët janë evakuuar të gjithë. “Totalisht është fikur tymi që dilte nga depot dhe magazinat e ndërtesës prapa meje që po shihni e cila dje u përfshi nga flakët rreth orës 02 të natës ndërsa tymi është fikur pas 24 orëve respektivisht sot në ora 4 të mëngjesit. Për ndalimin e tymit kanë marrë pjesë rreth 40 zjarrfikës në tre ndrime të ndryshme. Zjarrfikësit ende janë këtu dhe po punojnë për nxjerrjen e ujit tanimë nga depot…
Author: Jeta almakos
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli i shoqëruar nga Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe Prorektori për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri e ka pritur sot në takim pune Zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës të Qeverisë së vendit tonë, Lulzim Aliun me bashkëpunëtorët e tij. Në këtë takim u bisedua për fillimin e vitit të ri akademik në universitete, me theks të veçantë në Universitetin e Tetovës si dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me organizimin e studimeve në të gjitha ciklet. Biseda u fokusua kryesisht në thellimin e bashkëpunimit në mes…
Një rast i dhunës fizike në autobusët e Shkupit është regjistruar edhe gjatë ditës së djeshme, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e sotëm, transmeton TV21. “Më 02.10.2024 në ora 11.30 në SPB Shkup, M.M.(53) nga fshati Stajkovcë e Shkupit, ka denoncuar se më datë 30.09.2024 rreth orës 13.55 në autobusin e NQP në rajonin e Qendrës, biri i tij i mitur dhe dy shokë të tij të mitur janë sulmuar fizikisht nga të mitur të tjerë, të cilët kanë përdorur edhe mjet të fortë. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në buletinin e MPB-së.
Reparti i policisë kriminalistike-Sektori për krim ekonomik dhe korrupsion në koordinim me Repartin për parandalimin e krimit të organizuar dhe serioz, deri te Prokuroria publike Shkup, dorëzoi kallëzim penal kundër kryetarit të Karposhit Stevço Jakimovski dhe pesë personave të punësuar në sektorin për urbanizëm në këtë komunë dhe një personi juridik nga Shkupi. Ka bazë për dyshim për vepër të kryer penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve. Arsyeja është legalizim të fushave tenisi afër hotelit Aleksandar Palas. Nga komuna Karposh reaguan duke hedhur poshtë akuzat dhe duke thënë se në komunë punojnë zyrtarë profesionistë, që punën e tyre e…
Kryetari i Asamblesë së Madhe Popullore të Türkiyes, Numan Kurtulmuş, ka pritur në një takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, raporton Anadolu. Pritja u realizua në ambientet e parlamentit turk, ku pas takimit kokë më kokë dhe atij midis delegacioneve, dy kryeparlamentarët mbajtën një konferencë të përbashkët për media. Në fjalën e tij, Kurtulmuş shprehu kënaqësi për takimin zyrtar, duke e quajtur atë produktiv. Duke folur për rëndësinë e vizitës së Gashit në Türkiye, ai shprehu shpresën e tij që në të ardhmen marrëdhëniet mes dy vendeve të vazhdojnë të zhvillohen tutje. Duke tërhequr vëmendjen për…
Realizimi i projekteve të autostradave që janë pjesë e korridoreve 8 dhe 10d, përballet me shumë probleme sfiduese, tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski. Ai tha se, edhe pse u paralajmëruan me shumë pompezitet, nuk është punuar pothuajse asgjë ku ende ka probleme të shumta me shpronësimin si dhe në pjesët pyjore që gjenden në trasenë. Madje, ministri tha se, në pjesën e trasesë Prilep – Manastir, ka probleme me bomba dhe mina të papastruara nga Lufta e Parë Botërore. Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit “Për dikë, kjo mund të duket qesharake apo diçka e vogël, por…
Gjashtë kallëzime për dhunë nga bashkëmoshatarët kanë arrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) që nga fillimi i vitit shkollor dhe janë duke u trajtuar, ka thënë Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Ajo theksoi se vendi ka sistem për t’u kujdesur për shëndetin mendor të të rinjve përmes shkollave, përfshirë edhe Ministrinë me shërbimin e saj pedagogjik, por theksoi se është i nevojshëm edhe bashkëpunimi ndërinstitucional i disa ministrive, organizatave joqeveritare dhe ekspertëve. “Është e një rëndësie të veçantë kur vetë të rinjtë janë të përfshirë në proces dhe është gjithmonë mirë të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe së…
Një në nëntë gra gjatë periudhës së jetës së tyre do të kenë paraqitje të karcinomit të gjëndrës së gjirit, respektivisht kancerit të gjirit. Onkologu Ilir Ismaili thotë se rritja e numrit të të prekurve nga kanceri i gjirit është trend botëror. Sipas tij, shqetësues është fakti se mbi 39 për qind të pacienteve paraqiten në fazë të vonshme tek mjeku. “Për fat të keq le të themi që viteve të fundit kemi parë një rritje të lehtë të paraqitjeve të rasteve të sëmundjeve të karcinomit të gjëndrës së gjirit. Gjegjësisht ku numri luhatet nga 900, 1000 apo edhe 1100…
Qendra për Menaxhim me Kriza sot pasdite njoftoi se shuarja e zjarrit në tërësi në Çair të Shkupit po zhvillohet me vështirësi dhe se në ndihmë duhet të arrijë një automjet special zjarrfikës i Armatës. “Shuarja e zjarrit në Çair të Shkupit po zhvillohet me vështirësi për shkak të sasisë së madhe të tymit dhe temperaturës së lartë në bodrumet, ku ruhej sasi e madhe e materialeve djegëse. Po ashtu, në ndihmë të zjarrfikësve të Shkupit, do të arrijë edhe një automjet special zjarrfikës i Armatës”, qëndron në informacionin e QMK-së. Gjithsej 43 persona janë shtruar në spital pas zjarrit…
Kryetari i Lëvizjes Populli – pjesë e Frontit Europian Skender Rexhepi Zejdi, në një dalje për media, theksoi se koalicioni VLEN në qeveri hyri me legjitimitetin e VMRO-DPMNE-së. “I pritshëm, sepse kjo qeveri nuk merret me çështje të rëndësishme, por po prek cështjet shqiptare, prek balacuesin I cili ka realizuar mbi 30 mijë punësime shqiptare në shtet, larguan qindra shqiptarë nga puna, deshqiptarizuan institucionet, penguan Korridorin 8, largaun drejtorët ekonomike nëpër institucionet shëndetësore, e tashme merren edhe me gjuhën shqipe në Gjykatën Kushetetuese. VLEN po e jetëson këtë rregullore të VMRO-se, u futën në qeveri pa legjitimitet, por me legjitimitetin…
Tridhjetë persona të rritur dhe 12 fëmijë ishin në mesin e të helmuarve nga tymi në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një ndërtesë në lagjen Çair të Shkupit. Drejtori i Klinikës së Toksikologjisë, Andon Çibishev, tha se në Klinikë janë drejtuar rreth tridhjetë persona me simptoma të helmimit nga tymi. Pjesa më e madhe e tyre janë liruar për mjekim në shtëpi, por katër të moshuar me gjendje më të rëndë klinike janë mbajtur për trajtim spitalor. Në Klinikën e Fëmijëve janë sjellë 12 fëmijë, më i vogli 5 muajsh dhe më i madhi 11 vjeç. Të gjithë…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se Fronti Europian nuk është i interesuar të bëhet pjesë e Qeverisë. Ndërkaq, Ahmeti në fjalën e tij tha se Fronti Europian është përfaëqsuesi legjitim i shqiptarëve dhe komuniteteve më të vogla, duke shtuar se koalicioni VLEN nuk i ka fituar zgjedhjet. “Ne jemi përfaqësues legjitim të shqiptarëve, nuk i kanë fituar zgjedhjet, një ditë do t’ua bëjmë 8 me 2, dalim vendvotim më vendvotim se si shqiptarët kanë votuar Frontin Europian”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Mes tjerash Ahmeti tha se shqiptarët sot përfaqësohen nga “objekti” me emrin VLEN, njëjtë si një…

