Author: Jeta almakos

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski sot në Tiranë është pritur nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Evin Hoxha. Toshovski theksoi se me ministrin Hoxha diskutuan tema që janë me interes të përbashkët për qytetarët tanë. Tema e parë ishte ngritja e sistemit “One Stop Shop” që do të mundësojë kontroll të përbashkët kufitar, që nënkupton një transferim më të shpejtë të udhëtarëve brenda pikave kufitare që kemi me Republikën e Shqipërisë. “, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, Toshkovski. “Ai sistem tashmë është në një fazë të avancuar të zbatimit me Republikën e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i shoqëruar nga deputetët: Bejxhan Iljas, Nikolla Micevski, Oliver Spasovski, Merita Kollçi Koxhaxhiku dhe Bekim Sali, e vazhdojnë vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë me takime në Stamboll. Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, delegacioni mori pjesë në Konferencën për hapjen e vitit akademik 2024-2025 në Universitetin Marmara, i cili është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze në Turqi. Kryetari Afrim Gashi para rektorit, profesorëve dhe studentëve të këtij Universiteti mbajti ligjëratë me temën: “Marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në nivel historik dhe politik, çështjet aktuale…

Lexo më Shumë

Shoqata e Punonjësve Arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ndarjen e plaketave për nëntë mësimdhënësit e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm, sot në një ceremoni rasti në Shkup, në praninë e ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e shënoi 5 Tetorin – Ditën Botërore të Mësuesit. Ministrja Janevska, në fjalimin me rastin e ndarjes së plaketave për mësimdhënësit më të mirë për vitin akademik 2023-2024, tha se Qeveria nuk do t’i harrojë premtimet për standard më dinjitoz dhe kushte pune për mësimdhënësit. “Sot jemi mbledhur në këtë ngjarje me rastin e një dite të mrekullueshme, një…

Lexo më Shumë

Është refuzuar kallëzimi penal kundër prokurores së lartë publike Fatime Fetai nga shefi i saj, Mustafa Hajrullahi. Ai e ka parashtruar ankesën pasi Marian Stamenkovski – Dokaz ka akuzuar se prokurorja ka bashkëpunuar me të dhe i ka zbuluar informacione, ndërsa e njëjta akuzë është ngritur edhe ndaj prokurorit të lartë Sasho Rajçev, për të cilin procedura pas ankesës është ende në vazhdim. Informacioni për “Fokus” është konfirmuar nga Prokuroria. “Prokuroria Themelore Publike Manastir, duke vepruar sipas kallëzimit të dorëzuar, ka hetuar në tërësi pretendimet dhe ka konstatuar se veprimet e të raportuarit nuk përmbajnë elemente të veprës penale –…

Lexo më Shumë

Kreu i Karposhit Stevço Jakimovski padinë penale kundër tij e cilësoi si të motivuar politikisht. Në takim me gazetarët ai tha se nga MPB-ja nuk e kuptojnë materien për të cilën pretendojnë se ai dhe të punësuarit e tjerë në Komunë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin. Kundër Jakimovskit dhe pesë të punësuarve të tjerë në Komunë u ngrit padi penale për shpërdorim të detyrës zyrtare, respektivisht për legalizimimn e terreneve të tenisit në afërsi të Aleksandar Palasit. Jakimovski pohon se në këtë rast është vepruar sipas ligjit dhe s’ka kurrfarë shkeljesh. “Unë dhe kolegët e mi pohojmë se procedura…

Lexo më Shumë

Intensifikimin e takimeve të ambasadorit rus Sergey Bazdnikin me politikanë në Maqedoninë e Veriut dhe aktivitetet e shtuara, zëvendës kryeministri Izet Mexhiti i komenton si politika të nivelit lokal. Referuar takimit të ambasadorit rus me kryetarin e komunës së Kumanovës dhe deklaratës që në fokus të bisedës së tyre ka qenë që në shkollat e komunës së Kumanovës të vendoset mësimi i gjuhës ruse, Mexhiti thotë se ambasadori rus i ka lëvizjet e kufizuara. Izet Mexhiti, zv/kryeministër “Nuk shkon më gjerë sesa Levica dhe këta të tjerat, të kufizuara i ka lëvizjet, në nivel lokal”. Poashtu shtoi se për këtë…

Lexo më Shumë

Shkruan: Arben Fetai, zv.kryeministër Ali Ahmeti na paska bërë thirrje ta lëshojmë qeverinë dhe të bëhemi bashkë me të për ta ndalur gjoja poshtërim që po u bëhet shqiptarëve. Jo ore zotëri, shqiptarët nuk ndjehën të poshtëruar sepse ju jeni larguar. Ata ju larguan me votë dhe sot ndjehen të çliruar nga presionet dhe shantazhet e juaja. Poshtërimin e nëpërkëmbjen, shqiptarët e kanë provuar në lëkurën e tyre nën qeverisjen tuaj 22 vjeçare që do mbahet mend si periudha më e errët e tranzicionit. Ajo kohë nuk do kthehet më kurrë. Sa për t’ju freskuar memorien, ja palmaresi i juaj…

Lexo më Shumë

Për aktivitetet e shtuara të ambasadorit rus nuk flet Ministria e Jashtme. Alsat dërgoi pyetje si i shikojnë ata takimet që ambasadori rus mban nëpër institucione të rëndësishme siç është rasti sot në Kuvend? Dhe duke pasur parasysh që para ca kohësh Rusia e shpalli vendi si vend armik, a do të sillet ndonjë vendim që të mos ketë takime të këtilla në institucione shtetërore? Deri tani, heshtje edhe në Ministrinë e Jashtme. Si i sheh Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme takimet që ambasadori rus zhvillon me përfaqësues politikë nga institucione të rëndësishme në vend, siç…

Lexo më Shumë

Nuk ka mbështetëse dhe partnere më të madhe se SHBA-ja në realizimin e qëllimeve tuaja dhe e di se kjo u përsërit edhe në takimin mes presidentëve Xho Bajden dhe Gordana Siljanovska Davkova, deklaroi ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler. E pyetur çfarë dhe në cilin drejtim do të jetë mbështetja e shtuar e paralajmëruar e SHBA-së për Maqedoninë e Veriut, në takimin mes presidentëve Xho Bajden dhe Gordana Siljanovska Davkova, Ageler tha se ata me të vërtetë patën takim të shkëlqyeshëm, por nuk ka ndonjë shumë konkrete për të cilën është diskutuar. “Siç tha tashmë edhe ministri i Mbrojtjes dhe kryeministri…

Lexo më Shumë

Kreu i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi në takimin me zv.kryeministrin e parë të qeverisë, Izet Mexhiti, ka shprehur revoltën e tij për shkak se komuna e Haraçinës akoma nuk ka kushte elementare duke u ballafaquar me ujëra të zeza dhe ky problem nuk është zgjidhur me dekada. Ai kërkoi nga përbërja e re qeveritare që të ndahen mjete për zgjidhjen e këtyre problemeve. “Problemet e kanalizimit dhe ujësjellësit nuk ngelen vetëm në Haraçinë, ato barten në komuna tjera, siç e përmenda zona industriale më e fuqishme në vendin tonë të përfundojnë ujërat e zeza në komunat e Gazi Babës…

Lexo më Shumë

Bdi dhe Ali Ahmeti janë duke u mësuar të veprojnë si opozitë por ju duhet përshtatje,  ky është vlersimi i Kryeministrit Hristian Mickoskit dhe Liderit të ASH Arben Taravarit duke ju përgjigjur qëndrimeve të kreut të Integristëve Ali Ahmeti që BDI nuk është e interesuar të bëhet pjesë e qeverisë kurse VLEN të braktis të njejtën. Mickoski kërkoi nga partia e Ahmetit që në periudhën e ardhshme të  jenë më kreativë dhe të bëjnë reformat e nevojshme për të garuar më të fortë në ciklet tjera zgjedhore. HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR I RMV-SË Nuk mund çfarë të shtoj përveç asaj…

Lexo më Shumë

Dimitrievski në takimin me ambasadorin e Rusisë në Maqedoninë e Veriut, Segrej Aleksandroviç Bazdnikin paralajmëroi mësimin e gjuhës ruse në shkollat e Kumanovës. Mirëpo, pas kësaj deklarate pati shumë reagime nga partitë shqiptare, drejtorë te shkollave si dhe gjuhëtarë. Eksperti i arsimit Xheladin Murati tha për gazetën KOHA se shkollat duhet të vendosin lirinë e mësimit të gjuhëve të huaja, duke reflektuar orientimin perëndimor të nxënësve, pa u diktuar nga politikanët Anëmsha SHABANI Shkup, 2 tetor – Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në takimin me ambasadorin e Rusisë në Maqedoninë e Veriut, Segrej Aleksandroviç Bazdnikin paralajmëroi mësimin e…

Lexo më Shumë