Kryemistri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë konventës së partisë të dielën, porositi kreun e Integristëve, ali Ahmetin që ta pastrojë partinë nga siç tha, kriminelët, dhe për këtë i ka ofruar edhe ndihmën e tij. Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, tha se si duhet refermuar një parti është çështje interne e partisë, ndërsa shtoi se shumë bartës të funksionove nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, kanë qenë në procese gjyqësore dhe për të cilët, Bexheti thotë se ka edhe tani. Ai gjithashtu tha për Mickoskin se nuk e ka respektuar legjitimitetin e shqiptarëve. BLERIM BEXHETI,DEPUTET I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM…
Author: Jeta almakos
Nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës kanë reaguar ndaj dallimit të pritjes së kryeministrit serb nga Qeveria dhe të kryeministrit Kurti. “Qeveria monoetnike sot vulosi orientimin e vendit dhe marrëdhëniet me vendet fqinjë. Tentimi për të mbuluar skandalin me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes pritjes së Kryeministrit, Albin Kurti, sot dëshmoi se edhe pritja e Kurtit ishte poshtërues për Kosovën në krahasim me pritjen që i bëri sot Kryeministrit të Sërbisë, Millosh Vuçeviq. Të gjithë ishim dëshmitar se si Kryeministri Kurti, gjatë vizitës në Shkup, nuk u prit me protokol të lartë shtetëror, me orkestrën shtetërore dhe intonimin…
Deputetja Saranda Imeri nga VLEN, pyet BDI-në se ku përfunduan 14 milione euro borxhe të shlyera ndaj kompanive furnizuese me energji elektrike, pronarë të të cilave ishin, siç thote ajo, njerëzit e afërt të kreut të BDI-së dhe LSDM-së. Ajo pyeti publikisht, se a është e gatshme BDI të përballet me përgjegjësinë të cilët siç shton kanë punuar vetëm për interes të individëve të kreut të saj. “Ku përfunduan 14 milionë euro borxhe të shlyera ndaj kompanive furnizuese me energji elektrike, pronarë të të cilave ishin njerëzit e afërt të kreut të BDI-së dhe LSDM-së. Ku përfunduan 400 mijë euro…
Kryeministri serb në Shkup, i pritur me nderime të larta shtetërore, drejtori delegacionin e qeverisë së tej, të cilët në takime me qeverinë e Hristijan Mickoskit, biseduan për lidhjen rrugore, hekurudhore dhe energjetike. Mickoski tha se ndërtimi i Korridorit 10 dhe lidhja me rajonin por edhe me vendet e Evropës është prioritet po aq i madh sa Korridori 8. Sipas tij, është interes i qeverisë ndërtimi i interkonektorit me Serbinë, dhe lidhja me interkonektorin me Greqinë, I cili është në fazë përfundimtare të procedurës së tenderimit dhe pritet të përfundojë deri në fund të vitit. Kryeministri përmendi synimin për pavarësi…
LSDM është e hapur për bisedime që UÇK-ja të jetë pjesë e një zgjidhjeje ligjore siç është propozimi i Sllavjanka Petrovska ose i njohur si ligji për “branitellat”. Këtë e theksoi zëdhënësja e kësaj partie, Bogdanka Kuzeska në emisionin Daily Click në TV21. Sipas saj, nuk bëhet fjalë vetëm për vitin 2001, por mund të flasim edhe për anëtarët e UÇK-së. “Por definitivisht shohim një standard të dyfishtë në Kuvend nga kryeparlamentari Gashi, i cili tregon se VMRO-DPMNE e toleron totalisht vetëm për të mbijetuar në koalicion”, tha ajo. E pyetur nëse LSDM-ja është e hapur për ndryshime në atë…
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili me profesion është dentist, por me zanat politikan, është ndër figurat me stazhin më të gjatë në skenën politike të vendit, herë në pushtet e herë në opozitë, edhe pse asnjëherë nuk i fitoi zgjedhjet. Prej vitit 2004 e ndjek hija e Listës së Zezë amerikane, në të cilën ishte vendosur për aktivitete ekstremiste duke vepruar për minimin e Marrëveshjes së Ohrit. Largimi i mundshëm i Menduh Thaçit nga Fronti Evropian, më tepër ka ngritur çështjen nëse ky akt tregon nisjen e rikonfigurimit të skenës politike, sesa ardhmërinë e bashkëpunimit të PDSH-së me…
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që nga sonte në mesnat çmimet e derivateve të naftës me pakicëtë rriten për mesatarisht 1,81% krahasuar me vendimin e datës 30.9.2024. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,822 %, te nafta ka rritje për 2,133 %, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 3,535 % dhe te mazuti rritja është për 3,196%. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë…
Incidenti i mbrëmshëm në Çair ka përplasur pushtetin dhe opozitën. Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska ka akuzuar sot se me VMRO-në rrugët janë bërë “Perëndim i egër”, pasi siç tha ajo të shtëna ka pothuajse çdo ditë dhe në çdo hap dhe ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të punëve të brendshme, Pançe Toshkovskit. BOGDANKA KUZEKSA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË “ Një gjuajtje tjetër ka ndodhur në Çair mbrëmë. Me plot katër plagë me armë zjarri, një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë dhe po lufton për jetën. Kjo është hera e dytë që në 1 muaj që të rinjët janë viktima,…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë një sërë kritikash në lidhje me ekonominë në vend duke thënë se po shkon drejt fundosjes. Nga aty thonë se deri më tani nuk është bërë asnjë hap për ndryshimin e standartit jetësor të qytetarëve për t’i realizuar premtimet e bëra si rritja e pagës minimale në minimum 450 Euro ose 57 % te pagës mesatare në sektorin privat dhe publik, rritja e pensionit deri në 2500 denar, implementim i plotë i Ligjit për praktika jo korrekte tregtare si dhe kanë veçuar një premtim nga koalicioni VLEN i dhënë për qytetarët. RINA AJDARI, PËRFAQËSUESE…
Drejtori Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi, ka reaguar pas vdekjes së foshnjës 14 muajshe, Ruja. Memedi thotë se për atë është një tragjedi e madhe, ndërsa premton se në rast të konstatimit të lëshimeve në mjekim apo neglizhëncë profesionale, do të ketë përgjegjësi dhe sanksione. “Si prind dhe si mjek, humbja e vogëlushes Ruja Sulisi për mua është një tragjedi e madhe! Ruja ishte në moshë pak më e vogël se vajza ime Dua. Nuk ka fjalë që mund t’i ngushëllojnë prindërit, nuk ka fjalë që mund ta zbusin dhimbjen sepse nuk ka gjë më të trishtë sesa kur prindi…
Sipas kërkesës për ndihmë që Bosnja dhe Hercegovina e bëri dje përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami thirri një takim urgjent koordinues. DMSH mori vendim për dërgimin e ekipit të kërkim-shpëtimit nga rrënojat prej gjithsej 17 anëtarësh me pajisje dhe 5 automjete, si dhe një ekip shpëtimi nga përmbytjet me pompa (16 anëtarë, 20 pompa me një kapacitet total prej 6000l/minutë dhe 6 automjete) Qeveria e BeH pritet të marrë një vendim për pranimin e ndihmës.
Policia Financiare formoi lëndë për zbukurimin e vitit të kaluar në Shkup për çka nuk ka pasur tender, transmeton TV21. Siç thonë nga Policia Financiare, aktualisht janë duke u kryer kontrolle, por për shkak se procedura është në fazë parahetimore, nuk mund të japin detaje. Policia financiare hyri në Qytetin e Shkupit në dhjetor të vitit të kaluar, për të kontrolluar se sa para janë shpenzuar nga buxheti i qytetit për zbukurimin e qytetit për Vitin e Ri. Kryetarja Danella Arsovska tha se për zbukurimin janë shpenzuar 30.000 euro, ndërsa në faqen e Byrosë për Prokurim Publik nuk është shpallur…

