Drejtori Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi, ka reaguar pas vdekjes së foshnjës 14 muajshe, Ruja.
Memedi thotë se për atë është një tragjedi e madhe, ndërsa premton se në rast të konstatimit të lëshimeve në mjekim apo neglizhëncë profesionale, do të ketë përgjegjësi dhe sanksione.
“Si prind dhe si mjek, humbja e vogëlushes Ruja Sulisi për mua është një tragjedi e madhe!
Ruja ishte në moshë pak më e vogël se vajza ime Dua.
Nuk ka fjalë që mund t’i ngushëllojnë prindërit, nuk ka fjalë që mund ta zbusin dhimbjen sepse nuk ka gjë më të trishtë sesa kur prindi e humb fëmijën.
Shpreh ngushëllime për dhimbjen të cilën po kalojnë por edhe porosinë se nuk do të jem i qetë derisa t’i zbuloj shkaqet për humbjen e jetës së vogëlushes Ruja.
Nga dje bashkpunojmë me organet hetuese që të verifikohen të gjitha faktet.
Unë para se gjithash jam prind dhe ndjej obligim emocional, ndërsa si mjek kam edhe obligim profesional e etik që të bëj çmos të mos mbetet edhe ky rast pa epilog, si shumë raste në të kaluarën.
Në rast se dëshmohen lëshime në mjekim ose neglizhencë profesionale, patjetër do të
ketë përgjegjësi dhe sanksione individuale për secilin punëtor shëndetësor i cili ka qenë i involvuar në këtë rast, me emër e mbiemër!
Mjaft më me sjellje të papërgjegjshme, sidomos në shëndetësi!
Këtu nuk ka vend për improvizime dhe bartje të fajit!
Koha është për përgjegjësi!”, ka shkruar Memedi.
Data 31.08.2026
Aktuale
- (VIDEO) Kamionët para zyrave të BE-së, transportuesit kërkojnë zgjidhje
- SHKRESA/ Kush e ka në dorë Bashkinë Tiranë? PD kërkon seancë urgjente për shkarkimin e Ristanit dhe firmën e Veliajt nga burgu
- Gjorgjievski për vendkalimin ilegal në Bit Pazar: Do ketë semaforë dhe vija të bardha
- Kuvendi Studentor i UT-së kërkon që provimet shtetërore të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe
- Këshilltarët shqiptarë dalin nga seanca në Butel! Kundërshtojnë mbylljen e paraleles shqipe
- Gashi: Të gjitha ligjet me badenter do të shkojnë në votim, çështja është më shumë politike sesa procedurale
- Janevska: Janë shuar 433 paralele, vitin që vjen do të ketë rritje të pagave në arsim
- Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan takohet në Stamboll me homologun e tij saudit



