“VLEN vampirizon idenë e BDI-së për futjen e kartëmonedhave dygjuhëshe. Qeveria e DPMNE-së dhe ZNAM-it e toleron shumë herë politikën shoviniste të promovuar nga partneri i tyre i koalicionit”, reagon partiw LEVICA(E Majta). Sipas reagimit, secesionizmi për të cilin paralajmëroi #Levica është plotësisht i pritshëm pas betimit në seancën e Kuvendit Kushtetues në gjuhën shqipe nga kryeparlamentari Gashi. “Duke mos përkrahur interpelancën e dorëzuar nga deputetët e së majtës, DPMNE-ja vetëm sa hapi derën për politika antishtetërore. Kjo u pasua menjëherë nga kërkesa për një Akademi paralele të Shkencave dhe Arteve Shqiptare dhe tani vijmë sërish tek kërkesa për kartëmonedha…
Author: Jeta almakos
“Alkaloid” këtë vit filloi dekadën e tretë si pjesëmarrëse tradicionale e eventit më të njohur botëror në fushën e farmacisë – CPhl (Convention of Pharmaceutical Ingredients). Nën moton “Në zemër të industrisë farmaceutike”, edicioni i sivjetmë jubilar i 35-të zhvillohet nga data 8 deri më 10 tetor në Itali dhe ekipi i “Alkaloid” këtë vit shënon një pjesëmarrje të spikatur me stendën e tij si një rrugë drejt rrjetit farmaceutik global, nga ku zgjeron listën e bashkëpunëtorëve të shquar nga liderët farmaceutikë të botës, njoftojnë nga Alkaloid. Drejtori i Alkaloidit, Zhivko Mukaetov tha se ky event është një një mjet…
Universiteti Ndërkombetar Ballkanik ka organizuar sot ceremoni për hapjen e fillimit të vitit shkollor 2024/2025. Rektori i këtij universiteti, Prof.Dr. Lutfi Suna, gjatë fjalimit të tij tha seUniversiteti Ballkanik është më shumë se një vend për arsim. Ai theksoi se janë një komunitet gjithëpërfshirës që posedon integritet, përgjegjësi sociale dhe paqe, elemente këto që, siç tha rektori, definojnë se kush jemi dhe për çfarë përpiqemi. Prof. Dr. Lutfi Sunar, rektor i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik “Në ditën e sotme, arsimi duhet të jetë gjithëpërfshirës. Jemi krenarë që jemi bërë shtëpi e shumë studentave anembanë botës, nga kultura, etnive dhe prejardhjeve të…
“Me nënshkrimin e Marrëveshjes me Bankën Eksport-Import të Hungarisë në Budapest, u zyrtarizua pjesa e parë e Marrëveshjes së huasë në vlerë prej 500 milionë eurove, ndërsa njëkohësisht filluan bisedimet për pjesën e dytë të huasë, në vlerë prej 500 milionë eurove, ku presim që të aprovohen deri në fund të vitit”. Këtë e theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në deklaratën e saj në Budapest, me ç’rast njoftoi se mjetet sipas Marrëveshjes së nënshkruar do të jenë në dispozicion javën e ardhshme. GORDANA DIMITRIESKA-KOÇOSKA, MINISTRE E FINANCAVE “Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje duhet t’i dërgojmë dokumentet për pagesën zyrtare…
Kisela Voda me 10 fshirëse të reja për një ambient më të pastër dhe më të bukur Përmes projektit “Forcimi i këshillave komunale” i financuar nga Qeveria Zvicerane dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale janë siguruar mjete nga të cilat janë blerë fshesa të cilat tashmë janë në dispozicion të komunës. Për këtë projekt si dhe për të gjithë të tjerët, më parë kemi qenë në marrëveshje me banorët tanë dhe nevojat e tyre. Është trajektorja jonë që ne vazhdojmë ta ndjekim sepse jemi të vetëdijshëm se integrimi i qytetarëve në procesin e vendimmarrjes është mënyra më korrekte për përmirësimin e…
Kisela Voda komuna e parë që ka instaluar pastrues të ajrit të jashtëm Angazhimi i vërtetë ndaj mjedisit. Јanë 5 pajisje më të fundit Filter Cube III 5 për përdorim të jashtëm. Me një fluks maksimal të ajrit të filtrit prej 16,625 m³/h, ato ofrojnë pastrim optimal të ajrit. Pajisje të fuqishme dhe efikase me peshë 1000 kg dhe përmasa 94 cm x 94 cm x 360 të cilat janë me jetëgjatësi dhe shumë të qeta, të cilat do të vendosen në parqe dhe ku ka frekuencë të lartë njerëzish dhe do të pastrojnë ajrin. Paraprakisht, në shkollën fillore “Nevena…
Fillon rikonstruktimi i hallës sportive “RASADNIK”. Lajm i shumëpritur me dekada për banorët e Kisella Vodës dhe Shkupit Në seancën e qeverisë u miratua zbatimi i projekteve nga programi për ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve sportive për vitin 2024 nga Ministria e Sportit. Ndër to është edhe rikonstruksioni i sallës sportive “Rasadnik”. Presidenti Gjorgjievski falënderoi kryeministrin Mickoski dhe ministrin e sportit Borko Ristovski. Ishte dhe do të jetë sërish dëshmitar i shumë momenteve të lavdishme sportive, tani që do t’i rikthejmë shkëlqimin e humbur, do të jetë sërish një vend ku do të shkruhen histori të reja sportive.
“Si miq dhe fqinjë, urime për hapjen me sukses të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE- Klasteri 1”, ka theksuar presidentja e RMV-së në takimin me presidentin shqiptar Bajram Begaj në kuadër të pjesëmarrjes në Samtin BrdoBrijuni2024. Siç njoftojnë nga presidenca, në takim u diskutua përfshirja dypalëshe në nisma të ndryshme rajonale dhe shumëpalëshe për forcimin e lidhjeve rajonale. Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se hapja e Klasterit 1 në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është një arritje e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë rajonin. Në takim u diskutua edhe për të drejtat…
Rasti makabër i cili ndodhi mesditen e sotme ka tronditur Sllatinën e Tetovës. Nëna dhe e bija janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre, ndërkaq uniformat blu kanë marrë në pyetje babain si të dyshuar, transmeton TV21.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtar i Komitetit Zgjedhor i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, ka folur në lidhje me procesin eurointegrues të vendit si dhe kontestin me Bullgarinë. Milloshoski theksoi se “qeveria e kaluar e BDI-së dhe LSDM-së kanë bërë gabime të mëdha, sidomos me nënshkrimin e marrëveshjes në vitin 2022 kur qeveria e LSDM-së dhe BDI-së i dha Bullgarisë instrument për të bllokuar ligjërisht integrimin në BE”. “Mendoj se qeveria e LSDM-së dhe BDI-së bëri një gabim të madh, një gabim thelbësor, kur pranuan bilateralizimin dhe integrimin evropian. Me nënshkrimin e protokollit të dytë që Bujar Osmani dhe kolegu…
Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa shtetet e Ballkanit Perëndimor, është mesazhi i përbashkët i presidentëve të shteteve të rajonit nga Samiti Bërdo-Brioni, që po mbahet të martën në Tivat të Malit të Zi. Nikoqiri i takimit, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka thënë në një konferencë për media se stabiliteti afatgjatë i rajonit nënkupton edhe marrëdhënie të mira fqinjësore. “Me një rend botëror të lëkundur, dhe me rritjen e paqëndrueshmërisë globale, liderët e Ballkanit Perëndimor janë të vetëdijshëm për momentin politik dhe dritaren e re të BE-së, sa i përket zgjerimit. Jemi të gatshëm të shfrytëzojmë…
Koalicioni VLEN kanë deklaruar se Blerim Bexheti dhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska po bëjnë çmos për të deshqiptarizuar administratën e Qytetit të Shkupit. “Falë tyre, shqiptarët, të cilët përbëjnë më shumë se 22% të popullsisë së qytetit, janë krejtësisht të përjashtuar nga pushteti lokal. Gjithashtu, nga 92 pozita drejtuese në administratë, vetëm 8 janë të plotësuara nga shqiptarë. Gjendja është edhe më alarmante në ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit. Përveç Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale,” ku shqiptarët kanë një përfaqësim minimal, në gjashtë ndërmarrje kryesore, si NP “Parqet dhe Gjelbërimi”, NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, NP “Ndërmarrja e…

