Author: Jeta almakos

Sot në Budapest u nënshkrua Marrëveshja e huasë me Bankën Eksport-Import të Hungarisë. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska nënshkroi marrëveshje në emër të Qeverisë dhe në përputhje me Ligjin e Huamarrjes së Republikës së Maqedonisë me Hua nga Banka Eksport-Import të Hungarisë, shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar sipas Marrëveshjes së huasë për financim buxhetor dhe financim për qëllime të përgjithshme. “Sot, me nënshkrimin e marrëveshjes, siguruam 500 milionë euro për përkrahjen e buxhetit, zhvillimit lokal përmes projekteve të komunave, si dhe për përkrahjen e ekonomisë. Kjo ishte shumë e nevojshme për ekonominë tonë, e cila në tremujorin e parë…

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar Bllacë, doganierët kanë parandaluar tentativë për tregti të paligjshme të narkotikëve. Janë sekuestruar 36.4 kilogramë marihuanë, vlera e të cilës në tregun ilegal të shumicës llogaritet afër 100 mijë euro, ndërsa në pakicë deri në tre herë më shumë, njoftojnë nga dogana. Nga atje thonë se  lënda narkotike, e paketuar në 36 pako nga një kilogram, është gjetur gjatë kontrollit të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, ku ishte fshehur në 4 valixhe të mëdha. DOGANA E RMV-SË “Inspektorët nga Departamenti i Kontrollit dhe Hetimeve kanë ndërmarrë veprime të mëtutjeshme, gjatë të…

Lexo më Shumë

Deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri, i është përgjigjur propozimit të djeshëm të zëdhënëses së LSDM-së Bogdanka Kuzevska, e cila tha se mund të kërkohet zgjidhje ligjore për statusi i ish-ushtarëve të UÇK-së. Shaqiri i kërkon LSDM-së ta tërheqin propozim-ligjin për ndryshimin e ligjit për “Branitellat” dhe bashkë të arrijnë në një Ligj të përbashkët kur do të përfshiheshin edhe ish ushtarët e UÇK-së. “Ja unë nga këtu u bëj thirrje të gjithë përfaqësuesve politik edhe përfaqësuesve të LSDM-së, le të urdhërojnë ta tërheqin ligjin në fjalë, ulemi që nga nesër e përpilojmë një ligj të përbashkët, ku do t’i…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor sot pasdite doli me informacion për mbikëqyrjen inspektuese të jashtëzakonshme të zbatuar në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve, Klinikns për Sëmundje të Frymëmarrjes te Fëmijët “Kozle” dhe institucionit shëndetësor privat Eholab – ordinancë e mjekësisë së përgjithshme, lidhur me trajtimin dhe mjekimin e foshnjës së vdekur 14-muajshe. Në raport bëhet e ditur se fëmija është dërguar te mjeku amë më 30 shtator me simptoma të të vjellave dhe është konstatuar se nuk kishte temperaturë, ndërsa fyti i është skuqur lehtë dhe i është auskultuar pa gjetje në mushkëri. Të njëjtën ditë, pasdite, fëmija për shkak të…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rrallë ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë ndërsa opozita protestonte. Një grua lindi në makinë për shkak të vonesës për të shkuar në spital si pasojë e bllokimit të rrugëve. Ajo dhe bebi u dërguan fillimisht në spitalin e Traumës. Fatmirësisht si nëna ashtu edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësorë. Pas qetësimit të situatës nëna bashkë me foshnjën u transportuan në një nga maternitetet e kryeqytetit, për të qenë nën vëzhgimin e mjekëve të specializuar.

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot është mbajtur mbledhja e parë e Grupit Parlamentar Ndërpartiak (GPNP) në mbështetje të Platformës së Krimesë. Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi theksoi se me këtë tregojmë se edhe si shtet edhe si Kuvend, jemi në tërësi të përkushtuar dhe kemi politikë të njëjtë si aleatët tanë në NATO, se angazhohemi për kthimin dhe ruajtjen e paqes në kontinentin tonë dhe kontribuojmë në mënyrë aktive për ngritjen e vetëdijes globale dhe vendore për situatën në Gadishullin e Krimesë, agresionit të paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës dhe domosdoshmërisë nga kthimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. “Kam dorëzuar…

Lexo më Shumë

TV21 siguroi video ekskluzive në të cilën shihet se si filloi zjarri në bodrumin e ndërtesës në Serovë të Çairit. Në video nuk shihet se ka pasur ndonjë vënie të zjarrit me qëllim. Siç duhet zjarri ka nisur vetvetiu ose nga ndonjë pakujdesi prej ndonjë banori që ka mund të hedh cigaren nga lartë. Edhe njëri nga banorët,  i cili i ka parë pamjet thotë se zjarri ka nisur nga ndonjë pakujdesi, sepse siç thotë aty jashtë ka pasur letra dhe qese të cilat  kanë marrë flakë. Nga djegia, dëme pësuan disa banesa.  Nexhmedini tregon se pronarët e mallit të…

Lexo më Shumë

Sot në ora 03:58 në SPB Shkup është raportuar një veturë është përfshirë nga zjarri “Ford Fiesta” me targa të Shkupit, në pronësi të M.D.(38) nga Shkupi, në zonën e Komunës së Aerodromit. Nga zjarri janë përfshirë edhe automjetet “Citroen”, në pronësi të K.M. (33), automjeti “Mercedes” në pronësi të G.M.(47) dhe automjeti “Opel Astra” në pronësi të I.I.(63) të gjithë nga Shkupi. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në një deklaratë për media sërish apeloi deri te kryeministri Mickoski dhe Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE që në seancën e Kuvendit para deputetëve dhe qytetarëve të deklarojnë planin për integrimet evropiane të Maqedonisë. Procesi i integrimeve evropiane të vendit është i bllokuar nga Qeveria, konsideron Filipçe, andaj janë të obliguar që qytetarëve t’u tregojnë planin me të cilin do të përmirësonin pozitat e tyre në procesin e negociatave ashtu siç e kishin premtuar në periudhën zgjedhore. “Ata thanë se kanë një lloj plani, një lloj mbështetje nga disa vende, se do të përmirësojnë…

Lexo më Shumë

Me nderimet më të larta shtetërore, kryeministri Hristijan Mickoski priti në shtëpinë ekzekutive, kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe delegacionin e qeverisë serbe. Mirëpo, në pritjen e zyrtarëve serb, Mickoski ishte i shoqëruar vetëm me ministrat maqedonas dhe nuk u pa asnjë zyrtar shqiptar qeveritar. E në preskonferencën pas takimit mes dy qeverive, Mickoski njoftoi se kanë nënshkruar memorandumi bashkëpunimi në fushën e energjetikës. Kryeministri tha se pjesë e prioriteteve të dy qeverive në periudhën e ardhshme do të jetë ndërtimi i interkonjektorit të gazit nga Greqia përmes Maqedonisë në Serbi dhe Evropën Qendrore si dhe realizimi i Korridorit 10,…

Lexo më Shumë

Deputeti i partisë Levica, Amar Mecinoviq, ka njoftuar se grupi parlamentar i tyre, ka dorëzuar deklaratë për njohjen e Palestinës si shtet. “Me këtë deklaratë edhe njëherë shprehim përkrahje për popullin palestinez për vetëvendosje si e drejtë themelore e garantuar me të drejtën ndërkombëtare. Populli palestinez me dekada është viktimë e regjimit cionistë që kryen kolonializëm sistematik dhe spastrim etnik. Pranimi i pavarësisë së Palestinës është hap i rëndësishëm për korrigjimin e padrejtësive historike që janë bërë ndaj këtij populli”, ka deklaruar Mecinoviq, përcjell SHENJA. Ai ka shtuar se në këto momente po ndodh gjenocidi mbi popullin palestinezë në Gaza.…

Lexo më Shumë

Kryemistri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë konventës së partisë të dielën, porositi kreun e Integristëve, ali Ahmetin që ta pastrojë partinë nga siç tha, kriminelët, dhe për këtë i ka ofruar edhe ndihmën e tij. Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, tha se si duhet refermuar një parti është çështje interne e partisë, ndërsa shtoi se shumë bartës të funksionove nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, kanë qenë në procese gjyqësore dhe për të cilët, Bexheti thotë se ka edhe tani. Ai gjithashtu tha për Mickoskin se nuk e ka respektuar legjitimitetin e shqiptarëve. BLERIM BEXHETI,DEPUTET I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM…

Lexo më Shumë