Deputeti dhe anëtari i kryesisë së ASH-së, Rijad Shaqiri përmes një porosie në rrjetet sociale i është përgjigjur zëdhënësit dhe anëtarit të kryesisë së BDI-së, Bujar Osmani i cili theksoi se me shfuqizimin e “balancerit” po vritet Marrëveshja e Ohrit. “Sipas kalendarit të Bujar Osmanit edhe disa eksponentëve të Frontit Europjan sot mundë edhe të jet dita e dytë e sulmit më të madh ndaj Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe harmonisë ndëretnike në vend. Por dua të ju rikujtoj se sulmet ndaj marrveshjes së Ohrit kan filluar që nga viti 2004, 2006, 2008 2010 dhe kulmi arriti me projektin Shkupi…
Author: Jeta almakos
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, gjatë një takimi me gazetarët që realizoi sot, tha se shfuqizimi i “Balansuesit” nga Gjykata Kushtetuese, nuk rrezikon përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institutucionet shtetërore. “Rastësisht apo jo, dje ministria e Financave miratoi 38 punësime për shqiptarë në Ansamblin e Valleve Shqipe. Njësoj do të vazhdojë dhe me Ansamblin Muzikor. Këtu duhet ta kemi parasysh edhe një analizë nga ish ministri i Administratës, Admirim Aliti, i cili ka nxjerr në pah që shqiptarët më mirë janë përfaqësuar me marrëveshje politike, kur janë hapur konkurset nga 500, 700 punësime se sa kur është vendosur mekanizmi…
SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër S.H. (55) nga Kosova për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “dhënia e ryshfeti”. “Më datë 04.10.2024, ka qenë duke vozitur një minibus në linjën Kosovë-Greqi dhe kur i është afruar kontrollit të pasaportave në pikën kufitare Bllacë, për shkak se nuk ka pasur certifikatë për transport ndërkombëtar të udhëtarëve, i ka ofruar ryshfet zyrtarit policor”, thuhet në njoftim. Gjykatësi i procedurës paraprake të akuzuarit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Pasioni nuk njeh gjini, këtë gjë më së miri na tregon Ajshe Avdiji. Gruaja nga Shkupi është një shembull i qartë se si pasioni dhe përkushtimi mund të çojnë në arritje të jashtëzakonshme. Me një njohuri të thellë mbi mekanikën dhe një shpirt garues, ajo nuk është vetëm një entuziaste e makinave, por gjithashtu edhe një inspirim për gratë që kanë një pasion të tillë. Për më shumë detaje rreth pasionit të saj ndiqni videon në vazhdim:
Ministria e Punëve të brendshme ka njoftuar sot se nga ngritur padi penale ndaj biznesmenit tepër të njohur shqiptar nga Shkupi, për dyshimet se ka bërë “Mashtrim gjatë punës me letra me vlerë dhe aksione”. Në njoftimin e MPB-së thuhet si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, infromacionet e çmimeve të letrave me vlerë dhe aksioneve i ka shfrytëzuar për ti blerë vetë ai dhe familjarët e tij të afërt. “Më datë 10.10.2024, Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda, Njësia për Krimet Financiare në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, kanë bërë kallëzim penal kundër personit F.E. nga…
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ju dha afat prej 48 orë përfaqësuesve të VLEN-it, që të dalin para opinionit dhe të tregojnë se cili është mekanizimi ligjor i cili ka mundësi që të përcjell përfaqësimin e drejt dhe adekuat. “Kur kjo gjykatë politike që zbaton programet e një qeverie monoetnike sjell vendime të këtilla me çka eliminon deklarimin e përkatësisë etnike, cili është? Ja edhe si jurist me sfondin tim të juristit, po i sfidojë, po i pyes, ndoshta janë kreativ dhe mund të japin përgjigje. Po thonë se balancuesin do ta bëjnë me ligj, more balancuesi edhe tash ka…
Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit. Sipas tij, vendimi është pastër antikushtetues, pasi që përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është kategori kushtetuese dhe nuk mund të shfuqizohet . Sipas tij, nuk mbajnë arsyetimet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese se me balancuesin janë shkelur të drejtat dhe liritë e qytetarëve sa i përket deklarimit dhe është bërë diskriminim në bazë të barazisë pasi që në një konkurs nuk kanë qenë të barabartë të gjitha bashkësitë të konkurrojnë. Kadriu shpreh dyshim se ka pasur presion politik që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë balancuesin, apo instrumentin i…
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim në një njoftim për mediat kanë bërë të ditur se sonte do të dalin me paraqitje të jashtëzakonshme në ora 20:30 para Gjykatës Kushtetuese në Shkup. Më parë, Arbër Ademi nga BDI në paraqitje para mediave deklaroi se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese nuk nënkupton vetëm shfuqizim të mekanizimit të “Balancuesit”, por edhe heqjen e mekanizmit për përfaqësim të drejtët dhe të barabartë të shqiptarëve në institucionet shtetërore, transmeton TV21.
Si ish-ministër i Drejtësisë, më duhet të them se Gjykata Kushtetuese, në dy raste gjatë një periudhe prej një viti, ka shkelur sigurinë juridike të rendit kushtetues në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo mund të cilësohet si një veprim me pasoja të rënda për shtetin ligjor, ndoshta edhe si një formë “grushti shteti”. Detyra e Gjykatës Kushtetuese është të vlerësojë pajtueshmërinë e akteve me Kushtetutën dhe ligjet përkatëse, jo të krijojë rregullativë të re, e cila është funksion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Një rast i tillë u shfaq kur Gjykata, me vetiniciativë të saj hapi…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare kthyese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku nesër, më 10 tetor, në Kumanovë do të takohet me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe. Toshkovski, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Siç bëhet e ditur Daçiq gjatë mbrëmjes do qëndroj në një darkë të veçantë, ndërsa nesër do vijon agjenda zyrtare. Në fund të korrikut të këtij viti në Beograd, ministri Daçiq pati një takim me ministrin Toshkovski gjatë vizitës së tij zyrtare në Republikën e Serbisë, ku u bisedua për…
Zëvendëskryeministri për politika dhe sundim të mirë, Arben Fetai, përmes një shkrimi ne rrjetet sociale ka reaguar pas vendmit të Gjykatës Kushteutese per shfruqizimin e “Balansuesit” dhe akuzave të BDI-se ne drejtim te VLEN-it se me kete cenohet perfaqesimi i drejtë i shqiptareve ne institucione. “A ka patur Balancues për njësinë speciale të policisë Tigrat ku nuk gjindej asnjë shqiptar që din not❓ A ka patur Balancues për Agjencinë e Filmit ku nuk ka asnjë shqiptar❓ A ka patur Balancues në Akademinë e shkencave ku nga 61 të punësuar vetëm një është shqiptar❓ A ka patur Balancues në gjykata ku…
“VLEN vampirizon idenë e BDI-së për futjen e kartëmonedhave dygjuhëshe. Qeveria e DPMNE-së dhe ZNAM-it e toleron shumë herë politikën shoviniste të promovuar nga partneri i tyre i koalicionit”, reagon partiw LEVICA(E Majta). Sipas reagimit, secesionizmi për të cilin paralajmëroi #Levica është plotësisht i pritshëm pas betimit në seancën e Kuvendit Kushtetues në gjuhën shqipe nga kryeparlamentari Gashi. “Duke mos përkrahur interpelancën e dorëzuar nga deputetët e së majtës, DPMNE-ja vetëm sa hapi derën për politika antishtetërore. Kjo u pasua menjëherë nga kërkesa për një Akademi paralele të Shkencave dhe Arteve Shqiptare dhe tani vijmë sërish tek kërkesa për kartëmonedha…

