Shqiptarët janë kudo në botë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në vendet ku jetojnë. Të suksesshëm në shkencë, art, biznes, dhe çdo fushë tjetër. Njëri prej tyre është Faton Bislimi, një emër që shkëlqen jo vetëm për arritjet e tij të jashtëzakonshme, por edhe për zemrën e tij të madhe, gjithmonë të hapur për të ndihmuar bashkëkombësit që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë atdheut. Si qeveri, jemi të përkushtuar të mbështesim çdo shqiptar që dëshiron të kthehet dhe të investojë në vendin tonë, që të ndihmojë të rinjtë dhe të kontribuojë në zhvillimin e vendit tonë. Faleminderit për vizitën, Faton!…
Author: Jeta almakos
Drejtori për ekzekutimin e sanksionoeve Aleksandër Pandov për Klan Maqedoni thotë nuk është kërkuar që tani më i ndjeri Dergut Fazliu të merr pjesë në varrimin e të atit. Familjarët pretendojnsë se, të ndjerit nuk ua dha leje për të marrë pjesë në varrim. Derisa dikujt nuk I lejohet të merr pjesë në varrim të prindit të burgosur të tjerë të akzuar për vepra të rënda me leje të këtij institucioni lirohen në pushim edhe për me muaj të tjerë. Drejtoria për ekzekutimin e sanksionoeve ka mohuar që 35 vjeçari, i cili ndërroi jetë ditë më parë si pasojë e…
Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, nëpërmjet një statusi në Facebook ka shqaruar deklaratën e ministrit Nikollovski. Zekolli sqaron se segmenti i parë prej dy kilometrash ka përfunduar dhe pritet që për qarkullim të hapet brenda dy muajve të ardhshëm. Tutje Zekolli thekson se për pjesën tjetër të autostradës po shqyrtojnë mundësinë e riprojektimit për të siguruar një zgjidhje më të përshtatshme dhe më të qëndrueshme. “Në lidhje me dezinformatat e fundit që po qarkullojnë në media, dëshiroj të sqaroj se ministri Nikollovski nuk ka deklaruar se projekti i autostradës Shkup-Bllacë nuk do të përfundojë. E vërteta është…
Ish-ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, i dënuar me 18 vite për terrorizëm pas ngjarjeve të 27 prillit 2017 në Kuvend, mori pezullimin e dënimit dhe do të lëshohet në shtëpi deri më 21 nëntor. Burgu i Shtipit thotë se gjashtë persona kanë marrë pushim në vuajtjen e dënimit për arsye mjekësore. Dy prej tyre, Aleksandar Janevski – Toshta dhe Jane Çento, janë kthyer në burg më 14 gusht pas qëndrimit në liri. Drejtori i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov, në fund të korrikut ka nënshkruar vendime për 30 ditë pezullim të dënimit për disa nga personat…
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, në një prononcim për media foli edhe për akuzat për vëllanë drejtor. Limani tha se nuk e ka emëruar ai, por është emëruar nga Qeveria e kaluar. Tutje, siç bëri të ditur, vëllai i tij do të jetë drejtori i parë i shkarkuar nga ai, sapo të gjendet një kuadër tjetër. “Akuza do të ishte e qëndrueshme nëse do ta kisha emëruar unë. Ai është i emëruar ka 2 vite në atë pozitë. Janë emërime nga Qeveritë që janë me mandat 4 vjeçar. Ne përpiqemi të gjejmë kuadër tjetër i cili…
Në Universitetin e Tetovës është duke u bërë inspektim i detajuar nga ana e Inspektoratit shtetëror i Arsimit. Ky dikaster konfirmon lajmin, por pa ndarë detaje, të cilat thonë se do të dalin pasi të ketë përfunduar kontrolli. “Një inspektim i jashtëzakonshëm në Universitetin e Tetovës është duke u zhvilluar, pas përfundimit të tij do të mund t’ju ofrojmë informacione. Njëkohësisht ju njoftojmë se Inspektorati Shtetëror Arsimor kryen inspektime të jashtëzakonshme dhe të rregullta edhe në Universitete të tjera në përputhje me programin vjetor ose pas raporteve të marra”, tha Inspektorati Shtetëror i Arsimit . I pyetur nëse do të…
Ish-zëvendës drejtori i Drejtorisë për të Hyra Publike, Ismet Guri është paraqitur në polici dhe tashmë është në burg. Kujtojmë se më parë është lëshuar fletarrest për ish-zëvendësdrejtorin e Drejtorisë për të Ardhura Publike.
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, për rishikimin e mundshëm të korrnizës negociuese për anëtarësim të vendit në BE. Në një komunikatë të MPJ-së Bullgare thuhet se përpjekjet për të rinegociuar detyrimet mund ta largojnë Maqedoninë e Veriut nga fillimi i negociatave me BE-në. MPJ E BULLGARISË “Duhet të jetë e qartë për ata që janë në pushtet në Shkup se përpjekjet për të ngritur ide për rinegocim të detyrimeve tashmë të ndërmarra ndërkombëtare mund të çojnë vetëm në distancim të mëtejshëm nga fillimi i negociatave për…
Grupi i parë prej 165 nxënësve që komuna e Kisela Vodës i dërgon me pushime falas është nisur për në Ohër. Fituesit e ligës sportive shkollore komunale do të shoqërohen dhe do të pushojnë së bashku. Me ta udhëtojnë trajnerët e tyre, pra mësuesit e edukimit fizik. Kryetari i komunës Orce Gjorgjievski i përcolli, u uroi pushime të këndshme dhe që të kthehen me kujtime të vlefshme dhe energji për suksese të reja. Ai përkujtoi se në muajin gusht do të udhëtojnë në kampin sportiv pa pagesë edhe fëmijët e tjerë që plotësuan kriteret e shpallura nga Komuna e…
Komuna e Kisella Vodës është komuna e parë që ofroi logopedi, edukim special dhe trajtim psikologjik falas për fëmijët që kanë këtë nevojë, si dhe psikoedukim dhe mbështetje profesionale për familjet e tyre. Kryetari Orce Gjorgjievski nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Qendrën për shëndet psikofizik “Gaspar”. Sipas marrëveshjes, në ambientet e sapohapura të këtij institucioni në Pripor, të cilat ofrohen nga Bashkia Kisela Vodë, një ekip specialistësh do të ofrojnë shërbime falas për fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore, të cilët në bashkëpunim me kopshtet dhe shkollat kanë qenë vlerësohet se ka një nevojë të tillë. Si komunë që në…
Një pjesë e kopshtit “Sunçogled” që iu dha Qendrës për Çështje Sociale, kthehet në pronësi të Bashkisë Kisella Vodë. Numri i vogël i fëmijëve që kanë vizituar Qendrën për fëmijët e rrugës do të transferohen në një vend tjetër, ndërsa objekti pas rikonstruksionit që do të vijojë do të jetë një kopsht që do të mund të strehojë 60 fëmijë. Duke qenë se një numër shumë i vogël i fëmijëve vijnë këtu, ne kemi kërkuar nga Qendra për Çështje Sociale që t’u sigurohet një lokacion i ri dhe ne si komunë fillimisht do ta rikonstruktojmë këtë hapësirë dhe më…
Komuna e Kisella Vodës dhe Kryqi i Kuq kanë shpallur një thirrje për të aplikuar të interesuarit që të përdorin shërbimin “Butoni i Urgjencës”. Është një pajisje alarmi e vendosur në një byzylyk, e cila u mundëson personave të moshuar dhe të dobët në rast nevoje urgjente shëndetësore të komunikojnë me një operator ose të dërgojnë një ekip të ndihmës së parë direkt në shtëpinë e tyre. Kriteret për përzgjedhjen e personave që do të përfitojnë shërbimin falas gjenden në faqen e internetit të Komunës Kisella Vodë. Komuna e Kisella Vodës është komuna e parë që në bashkëpunim me…

