Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i pranishëm në forumin Rajonal “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”, tha se në nivel global, vërehet se demokracitë tkurren ndërsa rritet numri i vendeve autokratike. Duke u ndalur te Shqipëria, Meta foli për arrestimin e Fredi Belerit dhe mbajtën në arrest shtëpie të Sali Berishës, duke thënë se “mbyllja e syve ndaj kapjes së shtetit dhe të drejtësisë nga autokratët në këmbim të gjoja “stabilitetit”, prodhon efekte të kundërta”. Sipas tij, “autokratët risollën në tryezën politike europiane përmes lobimeve të dyshimta propozimin për ndryshimin e kufijve, zhvendosën vëmendjen…
Author: Jeta almakos
Shfuqizimi i Balansuesit nga Gjykata Kushtetuese vazhdon të jetë tema më e përfolur në opinion. Koalicioni VLEN, të cilët janë në pushtet kanë paralajmëruar se balansuesin do ta zëvendësojnë me ligjin siç thonë, për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Njëri ndër krerët e VLEN-it, Arben Taravari, tha se gëzohet që në opinion është kuptuar që ka ligj të gatshëm, që pritet ta zëvendësojë mekanizmin e Balancuesit. Ai komentoi edhe kërkesën e kryeministrit, Hristijan Mickoski, i cili tha se ligji fillimisht duhet të dërgohet në Komision e Venecias, ndërsa për këtë, Taravari theksoi se nuk ka asgjë të keqe që ligji…
Për të katërtin vit radhazi filluan punimet e Javës së Veçantë Studimore me temë: “Diversiteti natyror – biodiversiteti dhe diversiteti kulturor – interkulturaliteti”. Kjo javë e veçantë studimore organizohet nga Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me Shoqatën “Arsimi” nga Zvicra. Në hapjen zyrtare të punimeve të kësaj jave Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli theksoi se nëpërmjet aktiviteteve të cilat do të realizohen, në kuadër të Javës së Veçantë Studimore do të ofrohet një mundësi unike për të shqyrtuar këto dy forma të diversitetit krah për krah, duke kuptuar se si ato kryqëzohen dhe ndikojnë njëra-tjetrën.…
Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan në samitin e Procesit të Berlinit deklaratën për një plan veprimi për tregun e përbashkët rajonal, për vitet 2025-2028, si dhe marrëveshje për përmirësimin e qasjes në arsimin e lartë. Nën udhëheqjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, samiti u mbajt të hënën në Berlin. Të pranishëm ishin edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe përfaqësues të vendeve partnere. Scholz tha se marrëveshjet e reja “do ta bëjnë jetën e njerëzve më të lehtë”. “Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë jo vetëm për bashkëpunimin rajonal, por edhe për…
Zorica Gjorçevska, nëna e të vrarës Vanja Gjorçevska, ka thënë sot se nuk i njeh të akuzuarit për vrasjen e vajzës së saj. Në seancën për vrasjen e dyfishtë të minorenes Vanja dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi, ajo në Gjykatën Penale, dëshmoi për ditën e zhdukjes dhe kërkimin e vajzës së saj. Në fillim të dëshmisë së saj, Gjorçevska tregoi se banesa në objektin ku u rrëmbye Vanja ishte e saja, e trashëguar nga babai i saj, por ata kishin rënë dakord që t’ia kalonin ish-bashkëshortit të saj. “Nuk mund të përgjigjem konkretisht se për çfarë arsye, banesa është dhënë…
Kjo Qeveri është e përkushtuar që ta rregullojë atë që është vonuar, Instituti për gjuhën maqedonase do të ketë vëmendje të veçantë, deklaroi ministrja e Arsimit Vesna Janevska në ditët e hapura të Institutit për gjuhën maqedonase “Krste Misirkov”. “Kjo qeveri angazhohet që atë që e kemi vonuar, atë që e kemi harruar dhe kur ndeshemi me momente të pahijshme në jetën tonë ta përmirësojmë, për këtë arsye Instituti do të ketë vëmendje të veçantë nga kjo qeveri, të jetë në fokus të zhvillimit të gjuhës, por edhe ruajtjen e identitetit”, tha Vesna Janevska – ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Sot dhe nesër është periudha dyditore që kryeministri Hristijan Mickoski ka në dispozicion për të prezantuar nga afër, edhe në takime kokë më kokë, idenë e tij për ndryshime kushtetuese me zbatim të prolonguar. Në Berlin, ku ai po qëndron me krerët tjerë të Ballkani Perëndimor dhe përfaqësues të BE-së dhe të vendeve anëtare, Mickoski kishte paralajmëruar se do të flasë për idenë e tij dhe shkresën që në periudhën e ardhshme do ta nisë edhe zyrtarisht te autoritetet në Bruksel. “Do t’i shohim mendimet e përfaqësuesve të BE-së sa i takon çështjes që e shqetëson Maqedoninë dhe menjëherë pas…
Ministri I shëndetësisë Arben Taravari ka deklaruar se janë konstatuar 3 lloje të lëshimeve në klinikën e pediatrisë dhe në klinikën “Kozle” lidhur me vdekjen e foshnjës 14 muajshe, raporton SHENJA. Ai tha se bëhet fjalë për lëshime sistemore, teknike dhe profesionale. “Në aspektin profesional komisioni ka sjell konstatim se ka një lëshim për vlerësimin e pranimit të foshnjës në klinikën e pediatrisë në kontrollin e dytë që është bërë me 3 tetor dhe në Kozle është konstatuar lëshim për reagim jo adekuat dhe reagim jo në kohë për vlerësimin e rëndësisë së pasqyrës klinike të fëmija 14 muajsh” theksoi…
Për Kryetarin e ZNAM Maksim Dimitrievski nuk është problem dorëzimi dhe inicimi I një ligji të ri për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike në administratën shtetrore por, problemi më I madh sipas tij është fakti se gjeneratat e reja të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk e flasin gjuhnë maqedonase. Sipas tij kjo paraqet problem serioz për integrimin e ture në sistemin shtetëror. “Si shtet duhet të mësojmë që përparësi t’i japim kualitetit kundrejtë kuantitetit të partive që e ofrojnë. Punësimet nuk duhet të kenë prapavijë politike, më së paku etnike dhe fetare. E thjeshtë të gjithë…
Me kënaqësi ju njoftoj se këtë vit kemi realizuar me sukses projektin për uniforma shkollore falas për çdo nxënës të shkollave fillore komunale në Gazi Babë. 6800 studentë morën një set me dy bluza polo, një bluzë me mëngë të gjata dhe një xhup. Realizimi i këtij projekti vjen si përmbushje e premtimit tim nga fushata zgjedhore në të cilën ju premtova qytetarëve se në mandatin tim çdo nxënës do të marrë uniformën shkollore falas dhe sot është realitet. Jam i lumtur dhe lirisht mund të them që me këtë projekt i çlirojmë fëmijët nga paragjykimet dhe të gjithë kanë…
Një tërmet i ri ka goditur sonte Serbinë, në afërsi të kufirit me Maqedoninë. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 në afërsi të Vranjës, ndërsa është ndjerë edhe në pjesën veriore të vendit, në Kumanovë, Kriva Pallankë dhe rajon. Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 12 kilometrash. Ky është tërmeti i dytë në atë zonë në më pak se 24 orë. Mëngjesin e sotëm pak pas orës 4 është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.2 ballë.
Narta Iseni, nga Tetova, bashkëshorte dhe nënë e dy fëmijëve është e mbijetuar e kancerit të gjirit. Në muajin tetor, që njihet ndryshe si muaji i ndërgjegjësimit dhe informimit ndaj kancerit të gjirit, ajo flet për Radion Evropa e Lirë, duke treguar për sfidat e përballjes me këtë sëmundje, momentet e para të diagnostikimit, si dhe stresin emocional e psikologjik që e ka shoqëruar gjatë periudhës së trajtimit. Narta u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 2019, një zbulim që ajo thotë se ishte krejtësisht i rastësishëm. “Nuk e kisha menduar se do të duhej të bëja një kontroll…

