Author: Jeta almakos

Me mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në Luksemburg, Shqipëria hapi klasterin e parë të kapitujve të negociatave. Në konferencën e përbashkët të mbajtur pas kësaj konference, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tha se, synimi i Shqipërisë është që të përmbyllë procesin e integrimit brenda kësaj dekade. Rama, nuk ka kursyer as sot kritikat ndaj BE-së, lidhur me zvarritjen e procesit të anëtarësimit duke thënë se, Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë këto 10 vite. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë “Kur hyra në këto korridore një dekadë më parë, flokët e mi kishin shumë…

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike Boshnjake si parti politike dhe Lidhja Nacionale e Boshnjakëve si shoqatë joqeveritare e boshnjakëve kanë kërkuar që të përshpejtohet procedura hetuese kundër ministrit të marrëdhënieve mes komuniteteve, Ivan Stoillkoviqit për siç njoftojnë, pasi “aprovoi dhe arsyetoi gjenocidin, krimet kundër njerëzve dhe krimeve të luftës – në Srebrenicë”. “Kemi parashtruar URGJENCË me shkrim deri te Prokuroria Publike Themelore në Shkup për të ndërmarrë aktivitete urgjente në drejtim të udhëheqjes së procedurës efikase që të mund të vërtetohet fajësia e të paditurit. Gjegjësisht, Ivan Stoillkoviq në prill të vitit 2024 në drejtim të vendimit që Republika e Maqedonisë së Veriut…

Lexo më Shumë

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Baerbock, vlerëson se ndryshimet kushtetuese janë hap kyç për fillimin e negociatave të Maqedonisë me Bashkimin Evropian (BE). Pas takimit me kolegun e saj, ministrin e Jashtëm të RMV-së, Timço Mucunski në Berlin, ajo tha se hapi i fundit për hapjen e klasterit të parë negociator është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë. “Ne e dimë se sa e vështirë është të bëhen ndryshime kushtetuese në demokraci dhe këtë e kërkova gjatë vizitës sime të fundit në Maqedoninë e Veriut. Por atëherë kishte një fushatë elektorale dhe kuptova se ky hap nuk ishte i…

Lexo më Shumë

Pa ndryshimet kushtetuese nuk mund të vazhdojë procesi aderues, theksoi shefja e diplomacisë gjermane, Anallena Berbok, pas takimit me ministrin Timço Mucunski në Berlin. Edhe përkundër porosive nga Bullgaria se dialogu për procesin eurointegrues duhet të udhëhiqet me Bruksel, e jo me Sofjen, Mucunski theksoi se po pritet Qeveri e re te fqinjët. Ai shtoi se pushteti është i vetëdijshëm për nevojën nga kompromisi që shteti të hapërojë përpara, por edhe përkundër kompromiseve të deritanishme, Maqedonia vazhdimisht ka pasur pasiguri në rrugën drejt BE-së. “Të jemi proaktivë, të ofrojmë zgjidhje, të ofrojmë propozime…shpresojmë se pas zgjedhjeve në Bullgari do të…

Lexo më Shumë

Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut dhe fillimi i negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së nxiti reagime dhe përplasje mes pushtetit dhe opozitës. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov akuzon LSDM-në dhe BDI-në si fajtore kryesore siç thotë ai se pse vendi sot është aq larg dyerve të Bashkimit Europian. MILE LEFKOV, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË “Prej që e bënë selfie-n e famshme në aeroplan nga Brukseli, Maqedonia gjithnjë e më shumë po largohet nga Bashkimi Europian dhe na ka larguar edhe më shumë nga dyert e saj për shkak të politikave të këqija të LSDM-së -BDI-së. Koalicioni kriminal LSDM-BDI në vend…

Lexo më Shumë

Qeveria dyshon në qëllimet e ish shefit të diplomacisë Bujar Osmanit, për propozimin që ai dha për ndryshimet kushtetuese. Pasi Osmani propozoi që të shtohet në klauzolë në ndryshimet kushtetuese, zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva, u shpreh se duke qenë se ai ishte në atë detyrë prej shumë vitesh, ka më së paku kredibilitet për të folur për këtë çështje. Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë “Dëgjuam deklaratën e ish-shefit të diplomacisë, i cili ka qenë në atë detyrë prej vitesh, dhe vlerësojmë se ai ka më pak kredibilitet për të folur për këtë temë për shkak se dyshojmë në sinqeritetin…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas nisjes së bisedimeve për aderim në BE të Shqipërisë, tha se ndjehet keq për pozitën në të cilën është Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Rama tha se qëndron prapa gjithçka që ka deklaruar për Bullgarinë, respektivisht që pikë pamjet historike nuk mund të pengojnë anëtarësimin e një vendi në BE. “Më duhet të them se ndjehemi të mërzitur, e them sinqerisht, për faktin që Maqedonia e Veriut e jonë vëllazërore, nuk mundet ende të futet në këtë fazë të procesit, deri sa ata janë ndër të parët, ndoshta të parët që nisin procesin. Kur…

Lexo më Shumë

Në periudhën janar-gusht të vitit 2024, numri i turistëve është rritur për 8.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika (ESHS). Te turistët vendas ka rënie prej 0.9 për qind, ndërsa te turistët e huaj rritje për 14.4 për qind. Numri i bujtjeve është rritur për 5,3 për qind, te turistët vendas për 2,6 për qind, ndërsa te turistët e huaj për 9,3 për qind. Numri i turistëve në gusht të këtij viti është 232.576. Prej tyre 48,6 për qind kanë qenë vendas, ndërsa 51,4 për qind turistë të huaj.…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka uruar Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE njëherit kanë shprehur keqardhje për situatën në të cilën ndodhet vendi duke shprehur gatishmeri për zhbllokim të procesit. “Si qeveri mund të shprehim kënaqësi dhe të urojmë për fillimin e Shqipërisë por edhe keqardhje se në çfarë gjendje ndodhet vendi jonë. Kyetari i qeverisë dje kishtee sqarim të hollësishëm për çështjet të cilët janë diskutuar në kuadër të Procesit të Berlinit tha se nga Gjermania kemi mbështetje të fuqishme për procesin eurointegrues. I prezantuam qendrimet tona lidhur me bllokadën të cilën ballafaqohemi dhe presim si qeveri…

Lexo më Shumë

SPB Shkup e zbardhi rastin e të shtënave gjatë ditës së djeshme në Çair. SPB Shkup e zbardhi rastin penalo-juridik i cili ka ndodhur dje (14.10.2024) rreth orës 18:00 në Shkup në rr. “Hristijan Todorovski-Karposh”, në afërsi të komunës sëÇairit, ku nga arma e zjarrit në këmbën e majtë është lënduar E.A. (35) nga Shkupi. Menjëherë pas marrjes së denoncimit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të gjera nga ana e nëpunësve policorë nga SPB Shkup – Njësiti për Kriminalitet të Dhunshëm, në koordinimme “Qytet i sigurt” Shkup, si dhe PTHP Shkup, gjatë të cilave janë vërtetuar të gjithë pjesëmarrësit në…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski u takua me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz. “Folëm për ekonominë, zhvillimet politike, për nevojën për të vlerësuar përpjekjet tona drejt rrugës së BE-së ku presim shumë për hyrjen, për nevojën për të sjellë energji dhe për të dinamizuar proceset”, theksoi Mickoski përmes një porosie në rrjetet sociale. Ai shtoi se Gjermania mbetet partnere dhe mbështetësve aktive e RMV-së.

Lexo më Shumë

Sipas një raporti të parë të Ministrisë së Brendshme lidhur me incidentin në Çair të Shkupit thuhet se i plagosuri është një 35 vjeçar. “Sot (14.10.2024) rreth orës 18.10 nga Spitalin “Shën Naumi i Ohrit” është raportuar në SPB të Shkupit se në spitalin e tyre është sjellë me plagë, shtetasi me inicialet E.A. (35) nga Shkupi, që kishte një plagë me armë zjarri në këmbë. Të plagosurin e ka sjellë vëllai i tij, i cili ka sqaruar se ndërsa E.A. ka qenë duke ecur në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh” në Shkup, një person i është afruar dhe e ka qëlluar…

Lexo më Shumë