Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme Marina Dimovska, vizitën e punës në Berlin e filloi me takim me Anna Lührmann, Ministre e Shtetit për Evropën dhe Klimën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë. Siç njoftojnë nga kabineti i Gashit, në takim u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis dy vendeve si në planin politik, ekonomik dhe më gjerë shoqëror, si dhe mbështetja e fortë dhe e vazhdueshme gjermane për integrimet tona evropiane. “Nga ana e presidentit Gashi posaçërisht u theksua roli proaktiv i Gjermanisë me inicimin e procesit të Berlinit…
Author: Jeta almakos
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Bullgarisë në Shkup, Zhelasko Radukov. Mexhiti, siç bëjnë të ditur nga ministria, ambasadorit bullgar i uroi emërimin në detyrën e re në vendin tonë dhe i dëshiroi punë të suksesshme, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat në interes të dy vendeve. “Dy bashkëbiseduesit u dakorduan për dialog të hapur, shkëmbim tregtar nga dy vendet, përmes vullnetit pozitiv dhe qëllimeve të mira”, thuhet në komunikatë. Ambasadori Radukov është emëruar në këtë detyrë muajin e kaluar, ndërsa…
Tre persona kanë humbur jetën ndërsa pesë janë lënduar, pasi pasditen e sotme është rrokullisur një furgon në autostradën Shkup-Veles, ka bërë të ditur policia, transmeton SHENJA. “Në orën 17:45. raportohet se një furgon është rrokullisur në autostradën Shkup-Veles, para tunelit. Deri më tani është konstatuar vdekja e tre personave, ndërsa pesë janë dërguar në spital për mjekim. Në vendngjarje janë dërguar ekipe policore dhe prokurori publik”, tha MPB. Në vendin e aksidentit ndihmën e parë e kanë dhënë dy ekipe të ambulancës nga Shkupi dhe një nga Velesi.
Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, akuzoi ish ministrin Krenar Lloga se kur është larguar nga ministria ka ma marr nga zyra dokumentin me rekomandimet për Këshillin Gjyqësor të përgatitur nga Misioni Vlerësues i Komisionit Evropian. Fillkov shtoi se pavarësisht që dokumenti është i klasifikuar, ai u mor nga paraardhësi i tij, dhe Ministria e Drejtësisë nuk e ka më në dispozicion. Por reagoi ish ministri Krenar Lloga i cili përmes një statusi në Facebook e publikoi letrën dhe tregoi se nga Misioni i Vlerësimit të BE-së, ajo është marrë në mënyrë elektronike, ashtu siç e kanë marrë edhe zëvendëskryeministri Mariçiq,…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme në detyrën e drejtorit të Agjencisë për Siguri Nacionale emëroi Bojan Hristovskin. Lajmi jozyrtarisht mësohet nga TV21. Hristovski vjen në vend të drejtorit të deritanishëm Zoran Milloshevski.
Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti zhvilloi sot në Shkup një takim të rëndësishëm me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, Liburn, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë. Në këtë takim, thonë nga atje, Mexhiti shprehu falënderime për ministrin Aliu dhe delegacionin e tij, përfshirë ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, duke theksuar përkushtimin e tij dhe të qeverisë për të bashkëpunuar në çdo fushë që ka interes për qytetarët e të dy vendeve. “Diskutimet u përqendruan në bashkëpunimin ndërkufitar, duke përmendur projektin për mbrojtjen e lumit…
16 punonjës të Drejtorisë së Doganave dyshohen për veprën penale “mitmarrje” derisa dy të tjerë do të ndiqen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve – njoftoi Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bëhet fjalë për persona që kanë punuar në Doganat “Novo Sellë” dhe “Dojran” kurse Prokuroria ka ngritur dyshime se nga Marsi 2023 deri më 15 tetor 2024, me paramendim kanë kryer më shumë vepra penale, mitmarrje që të mos llogarisin pagesat e importit të transportuesve. “Gjatë kryerjes së kontrolleve doganore të mallit që është importuar në vend përmes vendkalimeve kufitare, nga transportuesit në…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka shuar dilemat dhe ka bërë të ditur se nuk do të dalë ng Fronti Europian, transmeton TV21. Sela madje tha se informacionet se ai do ta lëshojë koalicionin opozitar, dalin nga VLEN-i dhe përmendi anekdotën me dhelprën dhe dashin. “Fjala e dhënë ka rëndësi për mua. Nuk e di nga ku qarkullojnë këto teza, por me siguri e keni fjalën nga VLEN. Nuk e di nëse e keni dëgjuar anekdotën për dhelprën dhe dashin, ata vlenit sillen sikur dhelpër”, tha Sela.
Kablloja e kamerës nga ana e kundërt që regjistronte direkt në hyrjen nga u rrëmbye 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska është prerë. Këtë sot para gjykatës e ka treguar Muzafer Karishiq, i cili atëherë ishte ndihmës shef i SPB-së Shkupi, në seksionin për çështje kriminalistike. “Aleksandri më telefonoi dhe më kërkoi një takim, për t’u takuar urgjentisht. Ai erdhi me dikë që u prezantua si Goce. Goce foli më shumë se Aleksandri. Babai, nga ana tjetër, e drejtoi tezën drejt grupeve mafioze, kriminale, se po kërkojnë para dhe se ajo u vra. Kur pyeta kush është Goce? Më tha se ishte shok,…
Analisti dhe gazetari, Fejzi Hajdari, ka kritikuar qëndrimin e BDI-së kundër Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në Maqedoninë e Veriut. Ai, thotë se BDI-ja nuk duhet të rreshtohet në një vijë me partitë maqedonase, ndërsa kryeministrin Mickoski e ka porositur të ketë rol konstruktiv dhe mos t’i përsërisë gabimet e politikanëve maqedonas që në vitin 1994 e kundërshtonin themelimin e Universitetit të Tetovës. “Nuk është hera e parë që partitë politike maqedonase janë kundër projekte për arsim në gjuhën shqipe, ndaj projekteve që kanë të bëjnë me interesin vital kombëtar të shqiptarëve. Por, habit fakti se tani këtyre qëndrimeve…
Prokuroria ka dalë me informacione shtesë nga aksioni i djeshëm i policisë ndaj punonjësve në Drejtorinë e Doganave, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, në aksioni e koduar “Kalimi” janë bastisur 26 lokacione në rajonin e Strumicës dhe Gjevgjelisë, ndërsa janë arrestuar 14 doganierë, një zyrtar i pensionuar i Drejtorisë së Doganave dhe një polic. Nga Prokuroria thonë se gjatë bastisjeve janë gjetur 50.000 euro, që dyshohet se janë marrë si ryshfet. Aksioni ka nisur pasi një person ka denoncuar rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndaj 3 personave. “Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori publik deri…
Nuk do të ketë orë shtesë të tarifës së lirë të energjisë elektrike deri në fund të vitit, edhe pse çmimi i energjisë është më i lirë në bursën botërore. Kështu deklaroi numri një i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski. Ai foli edhe për çmimin e ngrohjes, për të cilin tha se do të jetë stabil dhe nuk pritet ndonjë ndryshim. Por Bislimovski tha se në këtë moment nuk mund të dihet nëse do të ketë rritje ose ulje të çmimit të energjisë elektrike. “Në pjesën e energjisë elektrike i morëm kërkesat nga, nga elektrodistribuimi për distribuim të energjisë…

