Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku me ftesë së Këshillit Atlantik do të merr pjesë në Takimin e 9-të ministror dedikuar Evropës Qëndrore dhe Lindore, të Konferencës për siguri të energjisë. Zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti do të ketë paraqitje mes folësve kryesorë në Panel-diskutimin me temë ‘Politika transatlantike e tregtisë, energjisë dhe klimës pas një viti zgjedhor’. Gjatë qëndrimit në Uashington zv.kryeministri i Parë Mexhiti do të takojë zyrtarë nga shtetet pjesëmarrëse në Konferencën e sivjetme të Këshillit Atlantik.
Author: Jeta almakos
Bashkimi Demokratik për Integrim me neveri ndjek lehtësinë me të cilën gënjeshtrat dhe manipulimet ditoroe botohen dhe shpërndahen pa asnjë ndjenjë përgjegjësie për fjalën publike. Akuzat e ministrit të Transportit, z. Nikolovski, në lidhje me përfitimin e funksionarëve të BDI-së në procesin e ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë, janë të pabaza dhe plotësisht të pavërteta. Çdo informacion në lidhje me Korridorin 8 dhe autostradën Shkup – Bllacë është i pasaktë dhe shfaq injorancë institucionale nga qeveria me legjitimitet monoetnik. 2 kilometrat e para tek kufiri në Bllacë janë të përfunduara në Qeverinë e kaluar. Juve ju ka mbetur vetëm ta lëshoni…
Qendra për Menaxhim me Kriza informon se gjatë ditës së djeshme në hapësirë të hapur kanë ndodhur gjithsej 38 zjarre, 3 prej të cilave janë aktive, 4 janë nën kontroll dhe 31 zjarre janë shuar. Sipas informacioneve të QMK-së, zjarret janë aktive në Komunën e Petrovecit, afër fshatrave Gradmanci, Breznicë dhe Katllanovë, ku digjet një pyll me kërcell të ulët, në Komunën e Kërçovës, në fshatin Arangjel, ku digjet pyll i degraduar dhe në Komunën e Demir Hisarit, në fshatin Sopotnicë. Nën kontroll janë zjarret në Komunën e Prilepit në afërsi të fshatrave Peshtani, Kokre, Kalen, Dunje, Bonçe, Lenishtë, Velovodicë,…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dërgoi një mesazh urimi për qytetarët me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, në të cilën thekson se është detyrë e jona t’i lëmë mënjanë përçarjet dhe të bashkohemi rreth të mirës së përbashkët dhe interesit publik. “Më 8 shtator të vitit 1991, qytetarët e Maqedonisë, duke e shfrytëzuar të drejtën për vetëvendosje, shprehën vullnetin e tyre dhe votuan në një numër të madh për një republikë sovrane dhe të pavarur të Maqedonisë. Ai vullnet përveç votimit të referendumit u shpreh edhe përmes fytyrave të ndezura të mijëra qytetarëve që spontanisht u mblodhën në…
Kërçova përsëri në zi – Njomza Emini , 15-të vjeçe ndërron jetë”, ka shkruar kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari. Ja telegrami ngushëllues: Është e pamundur të përgatitesh tërësisht për vdekjen. Çdo person që është përballur me humbjen e njerëzve të dashur, njerëz të rinjë, shumë motë e njohin dhimbjen e humbjes. Mëngjesi i datës 7 shtator, ishte ndryshe në mëngjeset tjera, kuptuam se Njomza e dashur, e urtë dhe njomë, kaloi në botën e amshueshme. Pikërisht atëherë kur po planifikonte të fillonte një jetë të re të sferës akademike, atëherë kur festoi gjysmë-maturën për t’u regjistruar në Gjimnazin…
Maqedonia e Veriut sot shënon 33-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, me të cilin u shpall shtet i pavarur dhe sovran. Referendumi u bojkotua nga shqiptarët në Maqedoni, të cilët kërkuan statusin e autonomisë dhe nuk ishin të kënaqur me pozitën e arritur në Kushtetutën e re të këtij vendi. Sipas vlerësimeve shtetërore të asaj kohe, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në VK Tabanoc për hyrje dhe dalje vërehet intensitet më i madh i automjeteve. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo…
Dështoi edhe kjo përpjekje e deputetëve të Frontit Europian që të sillet Ligji për lojërat e fatit. Propozimi u hodh poshtë pasi deputetët e Komisionit ligjvënës juridik me 9 vota pro dhe 2 kundër votuan se ky ligj është i papranueshëm dhe se nuk duhet të shkojë në procedurë të mëtutjeshme. Ilire Dauti është një nga propozuesit e këtij ligji dhe tha se teksti i propozuar rregullon se ku dhe në cilët vende mund të ketë bastore. Dauti shpjegoi se propozim Ligji gjithashtu parasheh që edhe pronarët e objekteve të lojërave të fatit të paguajnë për çdo vendosje të emrit…
Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajlovski sot në Ramstein të Gjermanisë mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, të cilin e udhëhoqi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ku për herët të parë mori pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Takimi i sotëm, ku morën pjesë ministrat e mbrojtjes dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere, i cili u mbajt në tre seanca, u hap nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin dhe Presidenti i Ukrainës, Zelensky. Në takim u konfirmua se duhet të respektohen…
I vetëdijshëm për rëndësinë e një shteti të pavarur, duhet të them se nuk ka moment më të rëndësishëm në historinë e një vendi sesa pavarësia e tij. Prandaj, sa herë që vjen 8 htatori, kthehet edhe emocioni i kënaqësisë dhe krenarisë që ditëlindjen e këtij shteti e shënojmë në paqe, në bashkëjetesë mes popujve të ndryshëm që jetojnë në këtë shtet, në marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe në shtigje të sigurta të perspektivës më të mirë zhvillimore e euroatlantike. Këtë e theksoi sot kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në pritjen që ka organizuar në Shtëpinë ligjvënëse me rastin e…
Për shkak të aksidentit i cili ndodhi me dy shtator pikërisht në këtë vend ku tragjikisht humben jetën baba dhe biri i tij i mitur nga Kumanova, në autostradën Shkup – Kumanovë janë ndërprenë përkohësisht punimet. Prokuroria ka ngritur procedurë kundër dy personave nën dyshimin se kanë kryer vepër të rëndë penale kundër sigurisë së njerëzve dhe komunikacionit”, raporton Avni Tahiri, gazetar. Në vendin e tragjedisë së të 2 shtatorit edhe më tej qëndronte kamioni dhe gjurmë tjera nga aksidenti. Sipas prokurorisë, Inspektorati Shtetëror i Transportit kanë kryer hetimet e jashtëzakonshëm në punët ndërtimore të kompanisë në autostradën ku ndodhi…
Ministria për Punë të Brendshme po heton një rast në një kompani ndërtimore në Shkup, që dyshohet se ka lidhje me një mashtrim milionash. SPB Shkup njoftoi se është kryer bastisje në një shtëpi private dhe në objekte të tjera dhe se kundër një personi në Shkup është iniciuar procedurë. Siç thonë ata, dyshohet për një krim të kryer dhe fitimin me dobi pasurore të kundërligjshme prej 73.700.961,00 denarë. “Më datë 05.09.2024, nga zyrtarët policorë të Njësisë kundër Krimit Ekonomik dhe Kompjuterik në SPB Shkup në koordinim me punonjësit nga Byroja e Sigurisë Publike dhe institucioneve tjera kompetente me urdhër…

