Author: Jeta almakos

“Boll më me trillime e deklarata boshe, mjafton të jepni pëlqimin për projektin në fjalë e mos e mbani në ‘sirtar’ siç keni bërë që nga muaji korrik i këtij viti”. Reagon kështu edhe një herë komuna e Sarajit pasi nuk mori mjete financiare nga qeveria për projekte komunale. Përgjegjës për mospranimin e projekteve të tyre, komuna e Sarajit e bënë Izet Mexhitin si ministër i Ekologjisë dhe Ambientit Jetësor. Këmbëngulin se kanë aplikuar në kohë dhe e kanë pasur në rregull dokumentacionin, duke dërguar edhe dokumentacionet e tyre të aplikimit për projektet që kanë kërkuar mjete. Komuna e Sarajit…

Lexo më Shumë

Ekonomia është në rënie të lirë, akuzon LSDM, pas raportit të fundit të Bankës Botërore për projeksionet për rritjen e ekonomisë. Banka paraprakisht theksoi se Maqedonia do ta mbyllë vitin me rritje prej 1,8%. Deputeti nga radhët e opozitares LSDM, Fatmir Bytyqi thotë se ekonomia është në shtratin e vdekjes dhe arsyeja kryesor është se VMRO-DPMNE nuk po i realizion projektet për korridoret 8 dhe 10D, të cilat, sipas tij, duhej të sillnin përfitime ekonomike. “Në raport qartë vihet re se arsyeja kryesore për këtë rënie është qasja “e ngrohtë-ftohtë” ndaj realizimit të projekteve kryesore infrastrukturore – Korridoret 8 dhe…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Statistikës sot bëri të ditur se bruto produkti vendor (BPV) në vitin 2023 ka qenë 897.694 milionë denarë dhe krahasuar me vitin 2022 nominalisht është rritur për 10,0%, ndërsa realisht për 2,1%. Pjesëmarrje më të madhe të vlerës së shtuar me 18,9% në strukturën e PBV-së, në vitin 2023 e kanë sektorët: Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave, Transporti dhe magazinimi dhe Objektet e akomodimit dhe aktivitetet e shërbimit me ushqim. Konsumi final në vitin 2023 në strukturën e BPV-së merr pjesë me 83,4%. Pjesëmarrja e eksportit të mallrave dhe shërbimeve në…

Lexo më Shumë

Të enjten në qendrën e inovacionit Innox, me lokacion në sheshin e Shkupit, u mbajt Tech Talk-u i dytë nga grupi i inovatorëve N’Katrori të udhëhequr nga Metin Ferati. Pjesëmarrja ishte mbresëlënëse, me një numër të madh profesionistësh nga fusha e teknologjisë, dhe me përkrahje të fuqishme nga Innox, Albania Tech, Microsoft for Startups dhe Ambasada e Shqipërisë. Në këtë ngjarje, një prej temave kryesore ishte transformimi dixhital, prezantuar nga Suad Saliu. Ky koncept, që sot po prek çdo aspekt të jetës sonë, kërkon jo vetëm aftësi teknike, por një guxim të veçantë për të përballuar sfidat e së ardhmes.…

Lexo më Shumë

Ideja për ndryshimet kushtetuese me prapaveprim nuk është e re, tha ish-ministri i jashtëm dhe ish-zv/kryeministër për çështje europiane, Nikolla Dimitrov. I pyetur nëse po pajtohet me idenë e Mickoskit për këtë, tha se këto duhej të ishin linjat e kuqe që në 2021 kur ka pasur, siç tha, debate të ashpra me Zoran Zaevin dhe Bujar Osmanin. “Në 2021 unë i binda Zaevin dhe Bujarin, kur kishim koordinime, debate të ashpra, se kjo duhet të jetë pozita e qeverisë. Ndryshimet me prapaveprim ishte qëndrimi i qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së në 2021. Ajo që ata në 2022 hoqën dorë…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut duhet të ketë një kuptim më të thellë të vlerave evropiane dhe të respektojë të drejtat e njeriut dhe të drejtën e shprehjes, bëri thirrje nënpresidentja e Bullgarisë, Iliana Jotova, e cila foli sot në një tryezë të rrumbullakët në Qustendil me temën “Bullgarët në Ballkan përtej kufirit pas vitit 1878”, transmeton Portalb.mk. Sipas zëvendëspresidentes bullgare, është e papranueshme që një vend të tolerojë mosrespektimin e të drejtave të njeriut dhe nëpërkëmbjen e të drejtës së shprehjes. Ajo shtoi se negociatat e anëtarësimit me BE-në nuk do të përfundojnë nëse ndonjë vend konsideron se nuk respektohen të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot është takuar me kryetaren e Bundestagut të Republikës Federale të Gjermanisë, Berbel Bass. Siç njoftojnë nga kabineti i Gashit, presidentja Bass shprehu angazhimin e saj personal, si dhe angazhimin e deputetëve në Bundestag për të investuar në përparimin e vendit RMV-së në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ajo shprehu respekt dhe lavdërim për sukseset dhe hapat e kaluar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në këtë rrugë. “Vendi juaj është shembull i një shoqërie të suksesshme multietnike në të gjithë rajonin, diçka që vlerësohet veçanërisht nga Gjermania”, theksoi Bass.…

Lexo më Shumë

Në mesin e komunave që nuk iu pranuan projektet nda ndihma prej 100 milionë eurove nga qeveria për pushtetin lokal janë edhe komunat e Sarajit dhe Tearcës, që drejtohen nga kuadro të BDI-së. Në intervistë për TV21, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti siguron se aspak nuk i ndajnë komunat në baza partiake. Shpreh edhe gatishmëri për t’i ndihmuar për përgatitjen e projekteve, andaj edhe është zgjatur afati i aplikimit edhe për 1 muaj që qytetarët të mund të përfitojnë nga këto projekte. “Duke i ditur kapacitetet e komunave rurale në këtë rast Saraji dhe Tearca ne si ministri do të jemi…

Lexo më Shumë

Një banor 40 vjeçar i fshatit Trebosh me iniciale J.V. dje në ora 11.30 është ftuar në SPB Tetovë i dyshuar se e ka kërcënuar me mesazh në telefon kryetarin e Tetovës, Bilal Kasami. Ministria e Punëve të Brendshme sot ka njoftuar se për J.V. ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale “rrezikim të sigurisë”. Dyshohet se e kërcënuar pardje, ndërsa është denoncuar dje rreth orës 10:30 në SPB Tetovë nga kryetari i Tetovës, Kasami dhe një orë më vonë është thirrur në polici.  Po merren masa të mëtejshme për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

100 ditshi i Qeverisë së re vazhdon të jetë çështje e akuzave nga BDI, kësaj radhe në sferën e shëndetësisë. Armend Asllani nga BDI tha se përpara kësaj qeverie,  50 Institucione Shëndetësore udhëhiqeshin nga shqiptarët ndërsa tani zëvendësimi i tyre me maqedonas është vendim që nënçmon kapacitetin e mbi 100 Specialistëve Shqiptar të cilët nuk e ushtrojnë më detyrën e tyre. Sipas  BDI-së kjo është dëshmi që po përballemi me deshqiptarizim. Armend Asllani, përfaqësues i BDI-së “Sot Fondi i Sigurimit Shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut për here të parë udhëhiqet nga dy drejtorë maqedon, duke e ditur rëndësinë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski ende nuk ka vendosur nëse do t’i dërgoj letër BE-së me propozime se si të vazhdojnë negociatat qasëse, të cilën e paralajmëroi para se të shkojë në Berli. Ai ka kërkuar për durim, duke thënë se,  hapat e nxituar janë gjithmonë një lëvizje e keqe. Ai tha se ende po bëhen analiza, në mënyrë që të mund të marrin një vendim me kokë të ftohtë. Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së  “Ndoshta duhet t’i përpunojmë pak gjërat në mënyrë që të flemë me kokë të ftohtë dhe të marrim një vendim të vërtetë. Ju e dini se atje…

Lexo më Shumë

www.Ora24.tv ekskluzivisht mëson nga burime të saj, se janë shkarkuar dy mjekët që mendohet se janë përgjegjës për rastin ku e humbi jetën fëmija 14 vjeçare Ryja Sulisi. Siç mëson www.ora24.tv raporti i Komisionit për mbykqirje profesionale i formuar na Ministria e shëndetësisë e RMV për këtë rast, ka konstatuar elemente lëshimi mjekësor, në përputhje me nenin 187 të Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe nenit 30 të Statutit të ISHP Klinika univerzitare për sëmundje të fëmijëve. Pas këtij konstatimi u.d drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve Rexhem Memedi ka marrë vendim për formim të Komisionit për procedurë disciplinore dhe…

Lexo më Shumë