Komisioni Evropian sot ka shpallur vendimin për ndarjen e mbi 380 milionë eurove për realizimin e 133 projekteve të reja në mbarë Evropën në kuadër të Programit “Life” për aktivitete që lidhen me mjedisin dhe klimën. Këto fonde përfshijnë mbështetjen për përmirësimin e efiçencës energjetike të ndërtesave ekzistuese të banimit në vendin tonë. Shuma prej 380 milionë euro përfaqëson më shumë se gjysmën e totalit të investimeve të nevojshme për realizimin e projekteve, të cilat llogariten në 574 milionë euro. Fondet e mbetura do të sigurohen nga autoritetet kombëtare, rajonale dhe lokale, përmes partneriteteve publiko-private, si dhe nga bizneset dhe…
Author: Jeta almakos
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka thënë të hënën se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian dhe që shteti ka bërë shumë kompromise dhe hapa që dëshmojnë përkushtimin e vendit në këtë drejtim. Ai i ka bërë këto deklarata në Samitin e 20-të Evropian, të mbajtur të Salsburg të Austrisë, kushtuar të ardhmes dhe reformave të BE-së. “E ardhmja e rajonit është në transformimin ekonomik dhe politik dhe në lidhjen e ndërsjellë. Ne po luftojmë që kompanitë maqedonase të dalin përtej kufijve, të ndihmojnë eksportet dhe të tërheqin kapital të huaj. Deri më tani në këtë periudhë…
Policia ka ngritur kallëzim penal kundër ish Avokatit të Shtetit, Agron Reçi. Kallëzimi i referohet dyshimeve se ai derisa ka përfaqësuar zyrën shtetërore të mbrojtjes juridike në Ohër, në të njëjtën kohë ka punuar edhe si avokat edhe pse aktivitetin e tij në cilësinë e mbrojtësit ligjor e kishte deklaruar të pezulluar. Reçi dyshohet për veprën penale “keqpërfaqësim” apo prezantim i rrejshëm. “I dyshuari nga data 10.11.2020 kur ishte zgjedhur avokat i shtetit për rajonin e Ohrit detyrën e tij si përfaqësues dhe mbrojtës ligjor e ka pezulluar. Pavarësisht kësaj, ai në tre raste të udhëhequra në Gjykatën Penale të…
Artan Grubi nga BDI thotë se Kryesia e partisë do të duhet të vendosë nëse në të ardhmen do të organizohen protesta, përcjell TV21. Grubi tha se protestat janë mjete demokratike për shprehje të pakënaqësisë ndërsa theksoi se destabilizimi asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e agjendës së BDI-së. “Destabilizimi nuk është pjesë asnjëherë e agjendës së BDI-së, përkundrazi, BDI është parti shtet formuese që me mjete demokratike e përfaqëson qëndrimin e qytetarëve, votuesve të vet deri para opinionit dhe gjithsesi se asnjëherë nuk e kemi pasur në agjendë, as nuk do ta kemi destabilizimin si masë për…
Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski sot mbajti fjalim në panelin dhe prezantimin e tij në Samitin e 20-të Evropian në Salzburg, kushtuar të ardhmes dhe reformave të Bashkimit Evropian. Veprimtaria e organizuar nga Instituti i Rajoneve të Evropës (IRE), Kongresi Evropian, me rreth 700 të ftuar dhe mbi 60 folës nga e gjithë Evropa, mbahet këtë vit për të 20-tën herë nën moton “BE: Nuk ka të ardhme pa reforma”. Mickoski në Facebook ka bërë të ditur se në prezantimin e tij ka theksuar se e ardhmja e Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe në atë rrugë vendi ka bërë…
Grupi parlamentar i LSDM-së dorëzoi në Kuvend propozim-ligj për rritje të pagës minimale për 27 700 denarë. Kryetari i partisë Venko Filipçe tha se ky propozim vjen pas siç tha pasigurisë ekonomike dhe politikave të gabuara ekonomike të kësaj qeverie. Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së “Me këto ndryshime parashohim rritje të pagës minimale për 27 700 denarë, që përfaqëson rritje prej 12.3%. Me këtë, jo vetëm që do të sigurojmë stabilitet financiare për të punësuarit por edhe do të ndikoj në rritjen e pagës mesatare, që do të ketë efekt pozitiv ndaj çdo familje në shtet”. Nga VMRO-DPMNE u përgjigjen…
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim njoftojnë se nesër, kreu i integristëve do të mbledh në Reçicë të Vogël Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, përcjell TV21. Nga BDI nuk tregojnë qëllimin e mbledhjes. “Ju njoftojmë se Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, për nesër ka konvokuar mbledhjen e 16-të të Kryesisë Qendrore (Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm)”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BDI-së.
Nga nesër, nis vaksinimi kundër gripit sezonal, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, nga ku njoftuan se kanë siguruar 70 mijë vaksina falas. Deri më tani në portalin e internetit vaksinacija.mk për vaksinim kundër gripit sezonal kanë aplikuar rreth 33.000 qytetarë, që sipas autoriteteve shëndetësore tregon rritje të vetëdijes për rëndësinë e vaksinës në mbrojtjen e shëndetit publik. Vaksinimi do të kryhet në 36 lokacione në të gjithë vendin. Në Shkup qytetarët e interesuar do të mund të vaksinohen në pesë institucione: Qendra për shëndet publik, poliklinikat e Bukureshtit, Bit Pazarit dhe Idadija, ndërsa punëtorët shëndetësorë do të mund të vaksinohen në…
Situata në Ballkanin Perëndimor për momentin është e turbullt, me Serbinë që po tenton në çdo mënyrë të krijojë konflikte të reja me Kosovën, ashtu edhe me Bosnjën dhe Malin e Zi. I gjithë ky ‘vrull’ i Serbisë vjen si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, ku me këtë rast e shfrytëzon këtë luftë për qëllime konfliktuale. Si duket, shteti serb në krye me Vuçiqin kanë filluar t’i trazojnë ‘ujërat’ në Ballkan, përmes provokimeve dhe kërcënimeve të ndryshme. Për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, ndikimin rus në rajonin tonë dhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, në një intervistë ekskluzive…
Ministria e Punëve të brendshme njofton se është arrestuar një shkupjan, i cili dyshohet se ka vjedhur një veturë Lada Samara në Strugë, përcjell TV21. “DPB-Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.R. (29) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “marrje e automjetit”. Ai më datë 21.08.2024 ka shfrytëzuar një rast të përshtatshëm që pa autorizim nga një vend parkimi në Strugë, ka marrë automjetin “Lada Samara” në pronësi të E.K. (25). Pas marrjes së masave automjeti është gjetur në Shkup”, thonë nga MPB.
Një muaj e gjysmë nga fillimi i vitit shkollor, disa shkolla vazhdojnë të ketë mungesë tekstesh. Nga shkolla “Hristo Uzunov” në Ohër thonë se kanë nevojë për tekste shkollore për klasën e tetë dhe të nëntë. Ata kanë marrë në kohë 99% të teksteve nga klasa e parë deri në të shtatën. “Për klasën e tetë dhe të nëntë kemi marrë vetëm fletore pune për matematikë, fizikë, kimi dhe biologji, këtu e kemi problemin më të madh, sepse tekstet nuk janë rinovuar 10-15 vite dhe problemi më i madh në shkollën time janë tekstet mësimore për histori dhe gjuhë maqedonase.…
Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti, mori pjesë në manifestimin tradicional “Dita e Patates së Vices”, një ngjarje që promovon një prej produkteve më të njohura dhe tradicionale të fshatit Vicë të Tetovës. Patatja e Vicës është një produkt i njohur jo vetëm në rajon, por edhe përtej, duke qenë një simbol i traditës bujqësore të zonës së Malësisë së Sharrit në Tetovë. Gjatë fjalimit të tij, Bexheti premtoi investime kapitale në bujqësi për Malësinë e Tetovës, me synimin për të forcuar ekonominë rurale dhe për të rritur kapacitetet prodhuese të fshatarëve të zonës. Ai theksoi se një nga prioritetet e…

