MPB ka konfirmuar se sot ka arrestuar personin A.R (29) nga Haraçina, i cili ditë më parë u fal nga presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska. Arrestimi është bërë për shkak ngjarjes penale të ndodhur ditë më parë në Cari, ku me armë zjarri ishte lënduar E.A (35) nga Shkupi. “Pas aktiviteteve të ndërmarra dhe masave si dhe raporteve të përgatitura nga Reparti për hetime forenzike pranë MPB-së, është konfirmuar se autori është A.R dhe nga ana e Njësiti për krim pranë SPB Shkup në koordinim me PTHP Shkup sot, është dorëzuar kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër A.R për…
Author: Jeta almakos
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nga Likova ka deklaruar se në takimin që ka patur me Zoran Zaevin dhe Oliver Spasovsakin, u ka thënë atyre se kanë bërë strategji që BDI duhet të varroset dhe politikisht të vritet Ali Ahmeti. “10 vjet keni bërë koalicion me VMRO-në, i keni ndarë pushtetet, një votë kush fiton më shumë kryeministrin i dyti kryetarin e kuvendit, dikasteret do të ndahen, pesë LSDM pesë VMRO, pesë shqiptarët e ndershëm, për herë të parë mu rrëqeth trupi se MIllosheviqi e shpiku këtë shgqiptarët e ndershëm dhe shqiptarët e pandershëm. Kur e kam nndëghu për herë…
“UÇK-ja paraushtarake terroriste në Maqedoni”, është libri i cili u promovua sot nga autori kumanovar Ivan Babanovski. Në të rezistenca e shqiptarëve për të drejta etiketohet si lëvizje terroriste, teksa shume figura të larta ushtarake shqiptare përfshirë Ali Ahmetin, Vëllezërit Haradinaj, Ramiz Lladrovcin e të tjerë quhen terroristë të UÇK-së. I nderuar me këtë promovim ndihet kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Ai ka përgëzuar autorin për botimin e këtij libri ofendues ndaj UÇK-së dhe shqiptarëve. Kujtojmë se partia e Dimitrievskit ZNAM është partner koalicioni në qeverisjen VMRO-VLEN, prej të cilëve sot nuk ka pasur ndonjë reagim për këtë…
Dy sulme të ndryshme kanë ndodhur sot pasdite në Qytetin e Shkupit. Dy të rinjë në dy lokacione të ndryshme janë sulmuar. TV21 ka biseduar me prindërit e tyre të cilët pohojnë se fëmijët e tyre janë sulmuar nga tifo-grupi Komitët. “Sulmi që ka ndodhur te Ambasada e Greqisë ora 16.20. Komitat e kanë sulmuar djalin dhe një shokun e tij prej mbrapa. Turma ka qenë mbi 15 persona. E kanë humbur vetëdijen, brenda kohës ka ardhur policia, policia ndihmën e shpejt nuk e ka thirrë, unë vetë si prindër e kam thirrë”, tha Demirali Hazir – babai i të…
Edhe pas 23 viteve nga konflikti i armatosur në Maqedoni, disa intelektualë maqedonas vazhdojnë ta quajnë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, organizatë terroriste. Këtë më së miri e pohon edhe libri i fundit i promovuar nga profesori në pension, Ivan Babanovski, me titullin “UÇK-ja organizatë terroriste paraushtarake në Maqedoni”. Ende më tragjike e bënë situatën edhe pjesëmarrja e kryetarit të Kumanovës dhe njëherit kryetar i Lëvizjes Znam, Maksim Dimitrievski, i cili është partner i koalicionit qeverisës. Autori i librit, para të pranishmëve sqaroi se çfarë përmban libri. IVAN BABANOVSKI, ISH PROFESOR UNIVERSITAR “Sot do të promovojmë librin, i cili do të jetë…
Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu Selës nëpërmjet një komunikate dërguar mediave kanë reaguar në lidhje me pjesëmarrjen e kryetarit të ZNAM Maksim Dimitrievskit dhe nënkryetares së Kuvendit, Vesna Bendevska në promovimin e librit që ofendon UÇK-në. Nga ASH-ja thonë se është një provokim i rëndë për shqiptarët. “Pjesëmarja e partnerit të koalicionit qeveritar, Maksim Dimitrievski dhe Nënkryetares së Kuvendit, Vesna Bendevska, në promovimin e librit që ofendon rëndë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, është një provokim i rëndë për shqiptarët dhe rikthim në plagët e vjetra të cilat është punuar ndër vite për t’i mbyllur. Ky gjest është vetëm vazhdimësi e zhvillimeve…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për ndërtimin e 28 sallave të reja sportive në shkollat fillore në të gjithë vendin. Në bazë të informacioneve tona gjysma e tyre do të ndërtohen në vendbanimet me shumicë shqiptare, gjegjësisht 5 salla do të ndërtohen në Tetovë, 3 në Bogovinë, 2 në Saraj, nga një sallë në Strugë, Studeniçan, Xhepçishtë dhe Bërvenicë. Sipas parashikimeve, ndërtimi i këtyre sallave sportive do të kushtojë 23 milionë euro.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka takuar homologun e tij nga Ukraina, Ruslan Stefanchuk në Riga të Letonisë në kuadër të Samitit të Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë. Sipas Gashit, ky takim ishte një mundësi për të forcuar marrëdhëniet bilaterale dhe konfirmim i mbështetjes për sfidat që kërcënojnë demokracinë dhe lirinë. “Diskutuam mbi situatën aktuale dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në dimensione të ndryshme të avancimit të demokracisë, integrimit në BE dhe sigurisë. U pajtuam që rol të veçantë në zgjerimin e bashkëpunimit, kanë angazhimi në NATO dhe grupet parlamentare të miqësisë”, ka…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot në fjalimin e shënimit të 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, i bëri thirrje opozitës të bashkohet. Ai tha se vlerësimet dramatike janë se ky vend do të zhduket pas 70 vitesh dhe deri në vitin 2050 do të ketë 400 mijë njerëz më pak në vend. “Vlerësimet thonë se ne jemi në rrugë të mbarë për t’u zhdukur pas 70 vitesh dhe deri në vitin 2050 do të ketë 400,000 njerëz më pak në vend. A e dini se çfarë do të thotë?”, tha Mickoski. Pastaj tha se duhet…
Qendra për Vetëqeverisje Lokale (CLS) njoftoi sot se sipas informacioneve nga Ndërmarrja e qytetit për qarkullim, Beogradi synon të transferojë autobusë Solaris në Shkup dhe në disa qytete të tjera në Maqedoninë e Veriut. Ky vendim është vlerësuar nga OJQ-ja si “i paarsyeshëm, i pabazë dhe i dëmshëm”. Drejtori i CLS-së, Nikolla Jovanoviq theksoi se në një kohë kur transporti urban në Beograd është në një situatë të vështirë, dhe qytetarët janë të pakënaqur, përjashtimi i 100 autobusëve të besueshëm “Solaris” për interesa personale do të ishte kundërproduktive. Sipas Jovanoviq, arsyeja e vërtetë e këtij vendimi nuk është që të…
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi, ka njoftuar se partia që drejton ai, ka vendosur që të dalë në terren për të realizuar takime me qytetarët. “Kuvendi Qendor i Lëvizjes POPULLI mbrëmë mbajti mbledhja e radhës me ç’rast u diskutua mbi gjendjen politike në vend gjatë 100 ditëshit të qeverisë aktuale monoetnike. Bashkarisht u konkludua që kjo qeveri me të gjitha veprimet e saj po e largon vendin nga rrugëtimi europian, një synim i kahmotshëm i të gjithë qytetarëve të këtij vendi. “Gjithashtu, jo që nuk po e avancon, por vazhdimisht po e zhbën çdo të arritur kombëtare…
Nepotizmi dhe keqpërdorime serioze në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve! Drejtori Skënder Asani, mund të thuhet se është rekorder në Evropë, e ndoshta edhe më gjerë në zhvillimin e nepotizmin në institucion! E gjithë kjo bazuar në informatat të cilat kanë arritur në redaksinë e www.Ora24.tv, sipas të cilave, duke shfrytëzuar postin e drejtorit, Skënder Asani, ka punësuar katër familjar të tij tepër të afërt dhe atë: HIZER ASANIN – vëllaun i drejtorit / ARKIVIST, SADIK ASANI – djali i vëllaut / ROJTAR, MUHAMET AMETI – burrin e motrës/ MIRMBAJTËS OMER DURA – bashkëshortin i mbesës / IT Këtë e konfirmon edhe vetë instituti,…

