Shqipëria dhe Turqia kremtuan vitin e kaluar një përvjetor jubilar, atë të mbushjes së një shekulli nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. I njëjti vit, 2023-shi, shënonte njëkohësisht dhe 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë. Fondacioni ALSAR, si ent me përpjekje të pandalshme në forcimin e këmbëve të urave të vëllazërisë, miqësisë dhe bashkëpunimit të gjatë të popujve tanë dhe të shteteve tona, organizoi me atë rast në Tiranë një simpozium shkencor ndërkombëtar. Pjesëmarrja e gjerë dhe tematika e larmishme e kumtesave treguan se sa me vend ishte kjo mënyrë e zgjedhur kremtimi. Simpoziumi, “Marrëdhëniet shqiptaro-turke: e kaluara, e tashmja…
Author: Jeta almakos
Atasoy Müftüoğlu, intelektual dhe autor turk i shumë librave, mbërrin te lexuesi ynë përmes një përkthimi në shqip të një analize të mprehtë e therëse për shoqërinë islame, për pozitën e pozicionimin e saj në botën e sotme, për mënyrën e të menduarit e të vepruarit, të kritikuar e të nxitur për të ndryshuar. Ai ka qenë në gjendje të pikasë dobësitë karakteristike që e kanë lënë botën islame në pozita të pavolitshme, duke guxuar t’u shkojë në rrënjë problemeve. Ndonëse jo i vëllimshëm, me kapituj të shkurtër, libri përcjell një pikëpamje të plotë të autorit, të cilën e përshkon…
Takimi i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore, i cili u mbajt sot dhe dje në Shkup, u zhvillua në frymë pozitive dhe atmosferë konstruktive me një diskutim dinamik dhe të hapur për çështje nga fushëveprimi i punës së Komisionit, njoftojnë nga pala maqedonase e Komisionit për çështje historike me Bullgarinë. “Në takim u diskutua për parimet e punës si dhe për çështje protokollare dhe procedurale-teknike për punën e Komisionit. Komisioni ka punuar edhe në harmonizimin e procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara, ndërsa ka qenë edhe rekomandimet për tekstet e Maqedonisë për klasën e VII”,…
Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka ngritur kallëzim penal kundër Parkut Kombëtar Pelister dhe pesë personave, njëri prej të cilëve drejtor i institucionit që menaxhon zonën e mbrojtur. Akuza i referohet shkatërrimit të një mali, ndërsa drejtori është përgjegjës për funksionim të pakujdesshëm, pasi ka miratuar prerjen dhe shitjen e 109 drunjve pa leje. “Në datë të pacaktuar në periudhën nga fundi i shtatorit 2023 deri më 09.10.2023, pranë vendit të quajtur “Golema livada” në Parkun Kombëtar Pelister, pesë bashkëkryesit e parë, në emër dhe për llogari të të akuzuarit ligjor që udhëheq me Parkun Kombëtar Pelister, në kundërshtim me…
Në LSDM po zhvillohen përplasje të brendshme brendpartiake, që sot kanë shpërthyer publikisht nga ana e ish-kryetarit të Shkupit që ëshët njëherit është pjesë e LSDM-së, Petre Shilegov, përcjell INA. Shilegov ka theksoi se kjo parti për momentin LSDM është e robëruar. “LSDM është e robëruar që nga viti 2019. Me dy ‘liderë’ të imponuar nga rajoni i jugut. Kjo nuk është LSDM”, ka shkruar Shilegov, i cili është shprehur kundër kryetarit aktual të kësaj partie, Venko Filipçe, që llogaritet si njeri i përzgjedhur nga ish-lideri Zoran Zaev. Por, kundër bashkëpartiakut të saj është deklaruar zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzesk.…
Ministri i Vetëqeverisjes lokale Zllatko Perinski shpreson se komuna e Strumicës dhe Karposhit do ta korrigjojnë vendimin e tyre për braktisjen nga Bashkësia e Vetëqeverisjes lokale, pasi siç thotë pasoja do të ketë për qytetarët e këtyre komunave. Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale “Nëse ky trend negativ vazhdon, vërtetë mendoj se vetëm qytetarët e atyre komunave që do të ishin jashtë BNJVL-së, do të pësonin. Nuk është mirë dhe mendoj se në periudhën që vjen do të ketë arsye dhe do të korigjohen këto vendime dhe BNJVL do të funksionoj ashtu siç duhet”. Njëra ndër arsyet që komuna e…
Zëvendës kryeministri i angazhuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, ftoi sot për krijimin e një fronti të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Duke folur në Punëtorinë Strategjike të Grupit Ndërpartiak Parlamentar Kundër Korrupsionit, organizuar nga NDI në Shkup, Fetai i bëri thirrje Parlamentit, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë të punojnë së bashku për të luftuar me sukses krimin. Ai tha se Agjenda e reformave e miratuar nga Bashkimi Evropian është udhërrëfyes në aktivitetet e Qeverisë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Në këtë kontekst, ai përmendi hartimin e Regjistrit për evidentimin e pasurisë shtetërore dhe…
Zv.kryeministri Arben Fetai, ka takuar sot ambasadorin e Bullgarisë në Shkup, Zhelyazko Radukov. “Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Bullgarisë, Zhelyazko Radukov, me të cilin u pajtuam për rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm dhe të hapur, i cili krijon ura bashkëpunimi dhe është në interes të ndërsjellë, si fqinjë dhe partnerë strategjik në NATO”, ka shkruar Fetai. Diplomatin bullgar, Fetai e ka njoftuar për prioritetet e Qeverisë. “Shpreha përkushtimin e palëkundur për vendosjen e shtetit të drejtës dhe për luftimin e pakompromistë kundër krimit dhe korrupsionit, si parakushte për procesin integrues dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar Fetai. Ai…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme janë prononcuar në lidhje me arrestimin e Aqif Ravmanoski, i cili u arrestuar pas lirimit nga burgu i Idrizovës, e që paraprakisht ishte falur nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, përcjell TV21. Nga MPB thonë se Ravmanovski është arrestuar për tjetër vepër penale, që ndodhi me 14.10.2024 në afërsi të komunës së Çairit. “Sot në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup, e kanë privuar nga liria A.R. nga fshati Haraçinë, në lidhje me ngjarje penalo-gjyqësore, që ka ndodhur më datë 14.10 të këtij viti në territorin e Çairit, ku nga arma e zjarrit është plagosur E.A.…
Nuk ndalen reagimet në opinion për vendimin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova për faljen e personave që kanë kryer vepra të rënda kriminale mes të cilëve edhe një person nga grupi mafioz i njohur si Baron. Partnerët e qeverisë nga VLEN, Bilall Kasami tha se nëse vërtetohet se personat që janë të falur kanë kryer vepra të rënda, presidentja do të ndërmarrë masa. Ministri i shëndetësisë Arben Taravari tha se nuk ka informacion se cilët persona janë të falur. Me kritika të ashpra sot dolën edhe nga LSDM. Thonë se është turp që presidentja të tregojë se për cilët persona…
“Përgëzoj Konsullin e Nderit të Republikës së Serbisë në Maqedoni zotin Vladimir Stajiq dhe i uroj punë të suksesshme. Komuna e Kumanovës, si më parë edhe në të ardhmen, është e gatshme për bashkëpunim në afirmimin dhe avancimin e të drejtave dhe mundësive të bashkësive etnike që jetojnë në komun dhe shtetin tonë. Shpresoj që ky shembull pozitiv të ndiqet dhe praktikohet nga DKPA të tjera të akredituara në vendin tonë. Me fat!”, ka deklaruar Maksim Dimitrievski, kryetar I Kumanovës.
Më lejoni fillimisht të shpreh falënderimet e mia të sinqerta për Presidenten për vizitën e saj dhe dialogun konstruktiv që patëm sot. Takimi ynë ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e vendit tonë dhe për dinamizimin e mëtejshëm të integrimeve evropiane, të cilat janë interes, prioritet dhe synim kryesor strategjik. Ne mbetemi fort të përkushtuar si Qeveri në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Vizioni ynë është i qartë, ne duam të jemi pjesë e familjes evropiane, duke ndarë të njëjtat vlera të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të…

