Në redaksinë e Televizionit Klan Macedonia ka arritur një ankesë së bashku me video nga një qytetar i Kumanovës, i cili sqaron se djali i tij sot rreth orës 16:30 është sulmuar nga tre qenë endacakë, mirëpo kur e kanë dërguar djalin në spitalin e qytetit, në repartin infektiv për mjekim, aty nuk ka pasur asnjë mjek. Ai shprehet i revoltuar për situatën me të cilën është përballur, teksa thotë se ka pritur 30 minuta dhe më pas motra mediciale e ka lajmëruar mjeken në telefon dhe i ka sqaruar se ka një pacient i cili po pret për mjekim.…
Author: Jeta almakos
Kemi agjendë ambicioze për zhvillim të infrastrukturës hekurudhore dhe përmes këtyre projekteve planifikojmë të rrisim pozitën konkurruese të Korridorit 10 dhe të kthejmë rëndësinë e rajonit, ku e meriton në transportin evropian të mallrave dhe udhëtarëve, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në takimin dypalësh në Selanik me Hristos Stakuras, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit të Greqisë. Siç informojnë nga Ministria e Transportit, Nikolloski ka theksuar se Qeveria është e përkushtuar fuqishëm në projektin për ndërtimin e hekurudhës së re të shpejtë në Korridorin 10, me të cilën do të përshpejtojë transportin e mallrave dhe shërbimeve nga portet…
Eurodeputeti austriak Thomas Waitz është emëruar raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut. Waitz, i cili vjen nga të Gjelbërit, ishte gjithashtu bashkëkryetar i Partisë së Gjelbër Evropiane. Waitz do të zëvendësojë eurodeputetin bullgar Ilhan Kyuchyuk, i cili e mbajti këtë post për gati pesë vjet. Në shkurt 2017, Waitz u emërua si anëtar bordi i Partisë së Gjelbër Evropiane dhe u zgjodh në mars 2017 në Kongresin Global të Gjelbërve dhe të Gjelbërve Evropian 2017 në Liverpool si i vetmi anëtar austriak i bordit të Partisë së Gjelbër Evropiane. Në këtë pozitë ai ndër të tjera…
Sot është formuar grupi punues që do të merret me krijimin e bazës së centralizuar të të dhënave për menaxhimin dhe udhëheqjen e mirë me pronën e paluajtshme shtetërore, ka bërë të ditur zv.kryeministri Arben Fetai. “Kjo vie pas një aktvendimi të Qeverisë së inicuar nga Kabineti im, në përputhje me rekomandimin e Auditorit të shtetit”, shkruan Fetai. “Së bashku me Auditorin e përgjithshëm shtetëror, Maksim Acevski, u dhamë përkrahje anëtarëve të grupit punues, të cilët me entuziazëm e pranuan detyrën e deleguar nga Qeveria. Baza e centralizuar e të dhënave do të përmbajë informacion mbi të gjithë pronën e…
Kundërshtari i hapur i përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, Zhidas Daskalovski, është shtetas i Bullgarisë për më shumë se 20 vjet, njofton “BGNES”. Daskalovski është këshilltar për politikën e jashtme të Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova. Ai ka marrë nënshtetësinë bullgare me origjinë bullgare në vitin 2003, ndërsa e ka rinovuar pasaportën në vitin 2022. Në dekadën e fundit, profesori maqedonas përdori përkufizime të ndryshme për Bullgarinë nga “vëllai i madh” në “pushtues”. Para nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim (2017), Daskalovski fliste për bullgarët “thikë në shpinë për Maqedoninë”, kërcënime për veto etj. Ai…
Drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, Ivica Tomovski, sot njoftoi se Shërbimi për punët e përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë po përmirëson kontrollin e automjeteve zyrtare përmes një regjistri të saktë që garanton shpërndarje dhe shfrytëzim efikas të resurseve shtetërore. Sipas fjalëve të tij, automjetet zyrtare do të kenë targa të unifikuara regjistrimi dhe pajisje GPS, të cilat do t’u mundësojnë kontrollin e vazhdueshëm të përdorimit të automjeteve për t’i bërë të shkuarës abuzimet e tyre. Tomovski më 17 shtator po ashtu njoftoi se autoveturat shtetërore të udhëtarëve do të shënohen me targa…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka falur ish kryetarin e Komunës së Manastirit, Vlladimir Talevski, mëson TV21. Ai ishte në burg për dënimin në lëndën “Transportuesi” dhe duhej të qëndronte edhe një muaj. Talevski ishte dënuar me 7 vjet burg për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar për organizimin e transportit shkollor, por për shkak se në arrest shtëpiak kaloi 3 vjet, për mbajtjen e dënimit i duheshin edhe 4 vjet në burg.
Pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimi Demokratik për Integrim, të hënën në Tetovë, nga ku dolen me disa konkluzione, ka reagur sot njëri nga krerët e VLEN-it dhe njiherit edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ai ka ironizuar me paralajmërimet e BDI-së se mund të organizojnë protesta, duke thënë, se tani më, temperaturat e ulëta i pengojnë ata që t’i mbajnë ato protesta. ARBEN TARAVARI,MINISTËR I SHËNDETËSISË “Ne jemi vazhdimisht në terren, BDI-së përsëri i preferoj që së pari të nisen të reformohen pastaj të adaptohen, tash mendoj se temperaturat e ulëta i pengojnë që të…
Partia politike Levica sot ka dorëzuar sot kallëzim penal kundër kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi për ligjin për “Branitellat”. Sipas kësaj partie, kryeparlamentari nuk e ka përmbushur obligimin e tij sipas rregullores lidhur me këtë ligj, i cili ka ngecur në procedurë parlamentare. Deputeti Sashko Jançev nga kjo parti, tha se, me që komisioni amë ka bllokuar ligjin në fjalë, është detyrë e kryeparlamentarit që të thërras seancën. Sashko Jançev, E majta Ligji për branitellat është bllokuar në procedurë parlamentare pasi kryetari i Komisionit amë vendosi të mos mblidhte seancë, pra vendosi bllokimin e ligjit. Në një situatë të tillë,…
Mbështetja prej 750 deri në 2.000 denarë për një nxënës nga një familje mundësoi të a.sh. “shportë shkollore”, e cila ka përfunduar me datë 20 të këtij muaji. Siç tha sot zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, pas përfundimit të shportës së vjeshtës, Qeveria do të dalë me të dhëna zyrtare edhe për mbështetjet sipas kësaj baze. “Me shportën shkollore ulja e çmimit të produkteve ishte rreth 20-50 për qind ose mesatarisht 25 deri në 30 për qind. Mbështetja për nxënës është 750 – 2.000 denarë. Pas përfundimit të shportës së vjeshtës, do të dalim me të dhëna zyrtare…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia, tha se ASH do të mbetet e tij, mirëpo ndjen keqardhje se përse partia e tij tashmë po shërben si servilizëm ndaj ndonjë partie tjetër. “Arben Taravari vetëm mund të keqpërdor emrin e ASH-së, dhe si themelues i saj më vjen keq kur shoh se si keqpërdoret, sepse moto e ASH-së nuk ka qenë servilizmi. Unë nuk mendoj që Taravari do ta marrë ASH-në, sepse sa më shpejt të kemi një vendim, aq më pak do te lejojmë njollosjen e ASH-së. Kemi këto…
Unë jam nga optimistët e paktë në shtet dhe vazhdoj të mendoj se shumë shpejtë do t’i fillojmë negociatat me BE-në, tha sonte ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e koalicionit “Vlen”, Arben Taravari. “Ajo që më gëzon është se ai është i orientuar drejt Evropës dhe dëshiron që Maqedonia t’i fillojë negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur, por, natyrisht, si kryeministër, ai kërkon disa garanci se nuk kemi pengesa të tjera. Neve si vend na ndodh që në vitin 2018 që na premtohet se do të fillojmë negociatat, do të bëjmë lëshime të caktuara si…

