Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Tarvarit, thonë se Ziadin Sela është në panik pasi ka pas kthimit në rigjykim të lëndës mbi atë se kujt i takon partia, respektivisht ASH-ja, Ziadin Sela përmes avokatëve të tij, nuk është paraqiur në seancë e cila është dashur të mbahet të premten e kësaj jave. Nga ASH-Taravari thonë se ASH-Sela po shkon drejt shkrirjes në BDI. “Sela në panik, urdhëroi avokatët e tij të mos paraqiten në seancë gjyqësore. Përmes një letre dërguar nga avokatët, pa shumë arsyetime, kanë theksuar se nuk mund të marrin pjesë në seancë dhe e njejta…
Author: Jeta almakos
Nga LSDM thonë se emërimi i Bojan Hristovskit në krye të Agjencisë për Siguri Kombëtare përveç se është partiazim i rrezikshëm, hap edhe një sërë dyshimesh nëse ai i plotëson kushtet ligjore për të qenë në pozitë kaq të lartë. “Edhe pse Hristovski në rezymenë e tij ka raportuar pesë vite përvojë kalendarike në menaxhim, nuk ka data të sakta për përvojën e tij menaxheriale në ASK për periudhën 2012-2017. Kushtet ligjore për këtë pozitë në fushën e arsimit janë përmbushur vetëm vitin e kaluar, me diplomimin në Fakultetin Ekonomik në Universitetin për Turizëm dhe Biznes në Shkup. Por më…
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, deklaroi për media pas konfirmimit të gripit të shpendëve në një patë në kopshtin zoologjik në Shkup. “Gjatë ditës së djeshme është bërë një reagim i shpejtë dhe në kohë nga institucionet kompetente, konform rregullave dhe protokolleve ligjore. Gjegjësisht, menjëherë pas njoftimit nga ana e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për Institutin e Shëndetit Publik se tashmë është konfirmuar rast laboratorik i shpendëve nga kopshti zoologjik në Shkup, për ekzistimin e gripit të shpendëve, menjëherë është organizuar takim urgjent ndërmjet përfaqësues të AUV-së, epidemiologë nga QSHP, si dhe epidemiologë nga ISHP. Në…
Pas mylljes së kopshtit zoologjik dhe reagimeve nga ky institucion të cilët veprim e djeshëm të AUV e lidhën me qëllime politike, sipas tyre sekrete, e që ka për bazë mbylljen e Kopshtit zoologjik për të dëmtuar reputacionin e tij. So tkanë reaguar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga ku thonë se Kopshti zoologjik Shkup, edhe pse me datën 14.10.2024 ka konstatuar kafshë të ngordhur, nuk ka vepruar sipas procedurave ligjore ku janë të obliguar që çdo dyshim për sëmundje infektive ta raportojnë tek veterineri zyrtar kompetent në pajtim me nenin 50 të Ligji për shëndetësi veterinare. “ Më datë 18 Tetor 2024, për fat të keq, të gjithë kemi…
I pyetur nëse kryetarët e komunave nga radhët e BDI-së do të kontribuojnë në financimin e Akademisë Shqiptare për Art dhe Shkencë, Erkan Arifi nga BDI tha se VLEN nuk ka dorëzuar propozim konkret dhe se nuk kanë informacione se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, përcjell TV21. Arifi shtoi se duhet ta ruajmë unifikimin ndëretnik në shtet dhe korrelacionin mes pushtetit lokal dhe qeverisë. “Nuk kemi një propozim konkret, ne nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë, nuk ka pasur as debat publik dhe nuk mund të them diçka pa të cilën nuk e dimë se për çfarë flitet.…
Sekretari i Komunës së Çairit Faruk Nevzati ka publikuar informacionet se Ligji për veprimtarinë hulumtuese-shkencore ka paraparë që njësitë e vetadministrimit lokal (komunat) të kenë të drejtën e financimit të veprimtarive hulumtuese -shkencore, në këtë rast edhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptare. Ai i referohet nenit 49, paragrafi (1) të këtij Ligji, në pjesën ku është përcaktuar mënyra e financimit të veprimtarive hulumtuese – shkencore ku thuhet: “Mjetet për financimin e veprimtarisë hulumtuese – shkencore sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pajtim me qëllimet dhe prioritetet e përcaktuara me Programin nacional si dhe në programet…
Nga VMRO-DPMNE thonë se kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska “e cila njihet se nuk kujdeset për qytetarët, nuk kujdeset për paratë e popullit, tani ishte në prag të shkaktimit të epidemisë me gripin e shpendëve”. Thonë se Danela Arsovska së bashku me koalicionin LSDM, BDI dhe “Levica”, me të cilët bën të gjitha marrëveshjet e dyshimta, janë të interesuar vetëm për intriga dhe për pak ka shpëtuar të jenë shkaktare e gripit të shpendëve dhe epidemisë në të gjithë qytetin. “Arsovska, i mbështetur nga LSDM, BDI dhe “Levica”, ka ndërruar vetëm drejtorët e Kopshtit Zoologjik të Shkupit, i cili është…
Në njërën anë, bashkëpunim dhe optimizëm. Në anën tjetër, paralajmërime për paqëndrueshmëri. Ky dualizëm karakterizon prej kohësh Ballkanin Perëndimor – rajonin ku aspiratat për partneritet dhe përparim ndeshen shpesh me përçarjet dhe mosbesimin historik. Përfaqësuesit e gjashtë vendeve të tij – Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës – u ulën më 14 tetor bashkë në një tryezë në Berlin dhe nënshkruan një Plan Veprimi për Tregun e Përbashkët Rajonal, si dhe Marrëveshje për Qasje në Arsimin e Lartë në vendet e njëri-tjetrit. Nikoqiri i takimit, kancelari gjerman, Olaf Scholz, e trumbetoi këtë si…
Një pjesë e cigareve në Maqedoninë e Veriut këtë javë janë shtrenjtuar. Brendet më të njohura kanë një çmim 10 denarë më të shtrenjtë. Shkak janë bërë ndryshimet e reja në Ligjin e Akcizës. Këto ndryshime kanë hyrë në fuqi që nga fillimi i vitit. Kjo rrit normën e akcizës për cigaret, në mënyrë që të standardizohet me BE-në. Qeveria do të përfitojë në buxhet rreth 13 milionë euro në vit. Kjo nuk do të jetë rritja e fundit, pasi çmimet e produkteve të duhanit do të rriten çdo vit më 1 janar, duke arritur standardet e BE-së deri në…
Shoqata për mbrojtje të kafshëve, “Anima Mundi” ka reaguar në lidhje me mënyrën se si janë asgjësuar shpezët në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, pas konstatimit të autoriteteve për praninë e gripit të shpezëve, respektivisht virusit H5N1. Nga kjo shoqatë thonë se është bërë terror dhe masakër ndaj shpezëve, ndërsa nuk besojnë se ka prani të gripit të shpezëve, deri në publikimin e dokumentacionit përkatës nga autoritetet. “Ndonëse në Maqedoni nuk është vërejtur asnjë rast i gripit të shpezëve dhe virusi i gripit të shpezëve është pothuajse pa asnjë rrezik për shëndetin e njeriut, vetëm në një ditë në Kopshtin Zoologjik…
Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në një status në facebook, ka shkruar se qeveria do t’i vë të gjitha resurset që ka në dispozicion që komunat të përfitojnë suksesshëm nga mjetet financiare për projektet dhe me këtë të arrihet një jetë më e mirë për qytetarët. “Ky është përcaktimi ynë: Investime në zhvillim e modernizim për një jetë më të mirë për të gjithë! Më shumë para në infrastrukturë, arsim e ambient jetësor për modernizimin e Gostivarit, Tetovës, Likovës, Strugës, Çairit, Kërçovës, Kumanovës, Zhelinës, Sarajit, Haraçinës, Tearcës dhe për të gjitha komunat tjera të vendit tonë pa dallim. Qeveria do…
Në Agjencionin për Punësim në muajin shtator janë paraqitur si të papunë rreth 99.142 persona, shifër kjo shumë e lartë duke e pasur parasysh kërkesën e sektorit të biznesit për fuqi punëtore. Me riorganizimin e ri të Ministrisë së Ekonomisë ky Agjencion tanimë është në kompetencë të kësaj ministrie. Ministri Besar Durmishi për TVM2 deklaron se janë në përpilim e sipër të masave të reja, me të cilat do të përfshihen të rinjtë dhe personat të cilët paraqitën si të papunë. Shton se me ndërmarrjen e masave reale synojnë që numrin e të papunëve që paraqiten në Agjencionin për Punësim…

