Një ditë pasi kryetari i BDI-së i kishte dërguar letër Hristijan Mickoskit si kryetar i VMRO-DPMNE-së, ky i fundit tha se e ka lexuar letrën. Sipas Mickoskit, Ahmeti ankohet për vendimet e gjykatësve që janë zgjedhur me shumicë të BDI-së dhe LSDM-së dhe e lë që këtë ta vlerësoj opinion nëse ka nevojë për koment. Hristijan Mickoski, kryeministër “Pjesa e dytë është akuzë ndaj gjykatësve kushtetues që i ka zgjedhur shumica e LSDM-së dhe BDI-së, se po zbatojnë, paramendoni, program të VMRO-DPMNE-së. Nuk e kam ditur që këta gjykatës, do ta përsëris, të zgjedhur nga shumica e LSDM-së dhe BDI-së,…
Author: Jeta almakos
Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Türkiyes, Numan Kurtulmuş, priti ministrin e Ekonomisë dhe Punës të Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi, raporton Anadolu. Takimi në ambientet e parlamentit turk u mbajt i mbyllur për shtypin. Më herët, Durmishi u prit edhe nga ministri i Tregtisë i Türkiyes, Ömer Bolat, me të cilin u diskutuan marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve dhe hapat që do të ndërmerren në të ardhmen.
Oda e Mjekëve nuk ka vendosur ende për licencat e mjekëve për rastin e vdekjes së foshnjës 14 muajshe më 5 tetor. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari të premten e kaluar i ka dërguar Odës së Mjekëve propozime, por Oda e Mjekëve ende nuk ka marrë vendim konkret. Të pyetur nga Alsat, nga Oda e Mjekëve u përgjigjën shkurt se: “Udhëzimet e marra nga Ministri i Shëndetësisë janë në fazën e shqyrtimit dhe konsultimit me organet e Odës për veprim të mëtejshëm. Ne e konsiderojmë rastin jashtëzakonisht serioz dhe të rëndësishëm, kështu që qasja e Odës është e thelluar dhe…
Ky grumbull me letra i pret punëtorët e Qendrës Logjistike të postës në Shkup, të cilët prej mëngjesit i evidentojnë dhe sistemojnë dërgesat, të cilat më pas postierët duhet t’ua dërgojnë qytetarëve nëpër adresat e tyre, shkruan Alsat. Puna është manuale, gjithçka me dorë. Shteti nuk ka investuar asnjë qindarkë në digjitalizimin e procesit, i cili do t’ia lehtësonte punën së paku Senat Dizdareviçit, i cili ndonëse me stazh 37-vjeçar tanimë një vit e kryen këtë detyrë. Ai ka një rekomandim: “Disi prej kësaj pune të komplikuar të modernizohet puna nëse mundet”, tha Senat Dizdareviç, punëtor. Kolegia e tij, Suzana…
Artan Ramani nga Kumanova dhe Ardi Hamza nga Gostivari, të diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Shkencave Informatike në Shkup, si studentë ekselent me notë mesatare gati se 10.00, avancohen në pozita udhëheqëse në SHA MEPSO, shkruan Alsat. “Ndjej krenari dhe kënaqësi të veçantë kur këtyrë kuadrove të jashtëzakonshëm për herë të parë historikisht ju jepet mundësia ta dëshmojnë kapacitetin e tyre në pozitat: udhëheqës në departamentin e trafostacioneve dhe udhëheqës në departamentin e largpërçuesve, dy shtylla këto të SHA MEPSO. Si drejtor gjeneral i SHA MEPSO por edhe si profesor universitar, dua të potencoj që lutja ime e…
Marrëveshja me kompaninë “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e korridoreve po bëhet prioritet për Qeverinë. Një delegacion qeveritar sot ka paralajmëruar fillimin e ndërtimit të autostradës Gostivar – Bukojçan, që sipas tyre do të thotë se pas 50 vitesh në Korridorin 8 po ndërtohet autostrada e re moderne. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, gjatë një inspektimi të punëve ndërtimore në ndërtimin e autostradës Gostivar-Bukojçan, njoftoi se nga Shkupi për në Ohër dhe Strugë do të duhen vetëm një orë e gjysmë, tranmseton Portalb.mk. “Po fillojmë me punë reale në terren për ndërtimin e autostradës Gostivar-Bukojçan, rruga më e vështirë…
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se nuk pret rritje të çmimit të rrymës për amvisëritë në janar. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve Mickoski tha se me kohë do të vazhdojë furnizimi me energji elektrike. “Nuk pres të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë këtë janar. Nuk pres. Nga ajo që mund të konstatoj është se qytetarët janë furnizuar me të gjitha sasitë e energjisë elektrike në kohën e duhur dhe do të vazhdojmë t’i furnizojmë në atë mënyrë. Kështu që, së paku nga informacionet që posedoj unë nuk pres të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike…
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, përmes një statusi në rrjetet sociale ka shkruar se sot me inspektimin e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8, ku përveç kreut shtetëror mori pjesë edhe vet ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, u demantua edhe një gënjeshtër e BDI-së “Veprat e VLEN-in për çdo ditë dëshmojnë dy gjëra. Mashtrimet me dekada që u ka bërë BDI shqiptarëve dhe përkushtimin tonë si pjesë e Qeverisë, për të ecur në realitet projektet madhore në interes të shqiptarëve por edhe në interes shtetëror! Sot, në inspektimin e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8, në të cilën përveç…
Deputeti i VLEN-it Bekim Qoku, i cili është përfaqësues i Lëvizjes VetVendosje, ka komentuar fillimet intensive të punimeve në Korridorin 8, ku në FB ai ka shkruar se për dallim nga BDI, VLEN po realizon. “Mbajtën 22 vjet pushtetin pa ndërtuar asnjë km autorrugë, pa përfunduar asnjë rrugë të rëndësishme nga A në B. Asnjë të vetme. Kanë folur gjithmonë në kohën e ardhme. Gojën plot premtime, lajme të rrejshme e propagandë pa fund. Legjitimiteti i tyre ka qenë rrena e mashtrimi, blerja e votës dhe shantazhi. Mungesën e punës dhe rezultateve e kanë mbuluar me premtime të vazhdueshme dhe…
Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, konsideron se artificialisht po krijohen probleme dhe se ka politikë në deklaratat e kryetarëve të komunave të Strumicës dhe Karposhit për largim nga BNJVL. Gjorgjievski theksoi për MTV se kryetari i komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, refuzon komunikimin dhe ndihmën e kolegëve të tjerë, duke i lënë peng qytetarët për qëllimet e tij politike. ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETAR I BNJVL-SË “Praktikisht nuk mbaj mend ndonjë seancë në të cilën është paraqitur, gjithmonë ka dërguar zëvendësues. Në momentet kur u shfaq periudha e krizës,…
Kryeministri Hristian Mickoski thotë se drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski i plotëson kushtet sipas ligjit. I bëri thirrje Komisionit Antikorrupsion që sa më shpejtë të deklarohet për këtë rast pas akuzave nga opozita se Hristovski nuk i plotëson kushtet që të jetë drejtor i ASK-së. “Them se të gjitha kushtet sipas ligjit janë plotësuar. Organi i vetëm i cili duhet të konstatojë nëse ato kushte janë plotësuar është Komisioni Antikorrupsion të cilit i bëj thirrje që ta hetojë shpejtë këtë rast. Jam i bindur se ai i plotëson kushtet. Vallë do të lejonim që të ndodhë një…
“Wir schaffen das”, apo “Ne mund ta bëjmë këtë” – ishte refren i vazhdueshëm i Angela Merkelit në vitin 2015, atëkohë kancelare e Gjermanisë. Me të, shprehte vendosmërinë e saj për t’iu hapur dyert imigrantëve – shumë prej të cilëve iknin nga lufta në Siri, e të tjerët nga Afrika e Veriut, Iraku e Afganistani. Më 2015 dhe 2016, mbi 1.2 milion njerëz aplikuan për azil në Gjermani dhe rreth 800.000 në pjesë të tjera të Evropës, duke shënuar kështu lëvizjen më të madhe të popullsisë në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore. Një studim i publikuar në korrik…

