Author: Jeta almakos

Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe njëherit edhe kryetar i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, thotë se kryetari i Strumicës Kostadin Kostadinov, nuk do ta braktis BNJVL-në, por do të vazhdojë të mbetët në këtë bashkësi. Gorgjievski shprehet i prerë se në BNJVL nuk ka ndarje e as largim të askujt, ndërsa shtoi se nuk do të lejojnë që politika të përzihet. ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETAR I BNJVL-SË “Unë nga fillimi i kam dhënë mundësi vet procesit dhe prandaj nëse më keni ndjekur që nga fillimi, asnjiher me asnjë fjalë nuk kam reagur, kam lënë hapsirë që…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut duhet të përshpejtojë tempon e reformave që kanë të bëjnë me BE-në dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përparim në procesin e negociatve qasëse, thuhet në raportin më të ri të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut. Edhe këtë vit, raporti përmban më së shumti kritika sa i përket gjendjes me sundimin e së drejtës, gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit, ku KE pret zbatimin e reformave efikase. Po ashtu, komisioni porosit vendin se, duhet të përforcohet besimi në sistemin gjyqësor, korrupsioni duhet të zgjidhet pa ndërprerje, ndërsa rastet gjyqësore të profilit të lartë duhet të kenë…

Lexo më Shumë

Një rrahje është regjistruar në Burgun e Idrizovës, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21. Rrahja ka ndodhur mes dy personave, por që i dëmtuari është një 52-vjeçar me iniciale N.D. “Më 29.10.2024 në ora 17.48 në SPB Shkup nga Burgu i Idrizovës është denoncuar se më datë 26.10.2024, N.D.52) nga Shkupi është sulmuar fizikisht nga O.D.R., që të dy të burgosur. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Përveç miratimit të ndryshimeve kushtetuese, në Raport theksohet nevoja e “zbatimit me vullnet të mirë” të marrëveshjeve dypalëshe me vendet fqinje, gjegjësisht Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim me Bullgarinë Bruksel, 30 tetor – Maqedonia e Veriut përfaqëson shembull të mirë për ndërtimin e shoqërisë multietnike, por vendi duhet ta fuqizojë besimin në sistemin gjyqësor, ta intensifikojë tempon e reformave lidhur me BE-në si dhe ta përmbushë detyrimin e ndërmarrë për kompletimin e ndryshimeve kushtetuese. Këto janë një nga porositë kryesore që përmban Propozim-raporti për progresin e vendit në rrugën drejt BE-së nga “Pakoja…

Lexo më Shumë

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska vlerëson se raportet ndonjëherë mund të jenë të padrejta, se vendi i ka plotësuar kushtet dhe se është koha e fundit që fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, sipas kriterit të Kopenhagës. Nëse keni pasur 16 raporte pozitive, atëherë është në pikëpyetje poashtu edhe kredibiliteti i atij që i shkruan raportet. Nëse keni 16 ‘po’ nga Parlamenti dhe nëse keni 16 ‘po’ nga Komisioni dhe 16 ‘jo’ nga Këshilli, ndërsa keni pasur situata të anëtarëve kur kanë pasur dy ‘jo’ të Parlamentit dhe Komisionit dhe një ‘po’ nga Këshilli, atëherë mendoj se edhe Këshilli duhet…

Lexo më Shumë

Tetori i këtij viti ka bë bashkë shqiptarët dhe kroatët në qytetin e Osijekut, kryeqytet i rajonit të Sllavonisë dhe Baranjës në Repulikën e Kroacisë për të promovuar solemnisht shtatoren e Nënë Terezës, të vendosur në një ndër pjesët më të bukura të këtij qyteti. Bëhet fjalë për një projekt që është realizuar falë angazhimit të palodhshëm të Basri Halitit, kryetar i Bashkësisë Shqiptare për Sllavoni dhe Baranjë dhe konsull nderi i Shqipërisë në këtë rajon kroat, por edhe ndihmës së parezervë nga autoritetet e qytetit të Osijekut si dhe të shtetit të Kroacisë. Hapat e parë dhe Iniciativa është…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Bekim Emini nga Alternativa, pjesë e koalicionit VLEN, u emërua Avokat i Shtetit. Bekim Emini vjen nga Gostivari dhe më parë ka qenë drejtor i Agjencisë për Investime të Huaja, i emëruar nga Alternativa.

Lexo më Shumë

Kryetarja e Partisë Liberal Demokratike dhe deputetja Monika Zajkova po largohet nga koalicioni me LSDM-në, mësoi TV21 nga burime partiake. Për momentin nuk dihet nëse do t’i bashkohet koalicionit qeverisës VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM. Zajkova më herët pati deklaruar se do të mbeten në koalicion me LSDM-në, por në Kuvend do të do të votojnë të pavarur./TV21

Lexo më Shumë

Strategjia deri në vitin 2050, hartimi i së cilës javën e kaluar e paralajmëroi kryeministri Hristian Mickoski, është i veçantë, dokument plotlsisht ndryshe nga Strategjia kombëtare të zhvillimit (SKZH) për periudhën 2024 – 2044, tha pasdite zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor, Ane Lashkoska. Lashkoska, e cila para deputetëve në kuadër të seancës së 17-të kuvendore e elaboroi SKZH-në, u bëri thirrje deputetëve të LSDM-së që të marrin pjesë në hartimin e strategjisë që e paralajmëroi Mickoski, pasi që Dimitar Kovaçevski pyeti nëse është kjo vetëm vazhdim gjashtëvjeçar i SKZH-së ose diçka tjetër. “Para disa ditëve Mickoski paralajmëroi strategji deri në vitin…

Lexo më Shumë

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut mori pjesë në seancën plenare të Konferencës së komisioneve parlamentare për çështje evropiane të vendeve anëtare të BE-së (KOSAK), që po mbahet në Budapest, Hungari. Siç bëri të ditur pres shërbimi i Qeverisë, seanca plenare e KOSAK-ut u organizua si pjesë e dimensionit parlamentar të Kryesimit Hungarez me Këshillin e BE-së, ndërsa sesioni u organizua nga Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit Kombëtar të Hungarisë. Evropian në vitin e tranzicionit institucional dhe zbatimin 15-vjeçar të Traktatit të Lisbonës, si dhe trendet demografike evropiane. Në mesin e…

Lexo më Shumë

Të hapet hetim përse shqiptarët u përjashtuan nga procesi i privatizimit të pasurisë së përbashkët të shtetit. Këtë e ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë një takimi me qytetarët në Dibër. Ai ka përmendur edhe heqjen e mërgatës nga listat e votimit, ndërsa gjithë këto veprime të qeverisë aktuale i ka quajtur politikë të aparteidit. ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË “Urdhëroni të hapet hetim për prejardhjen e pasurisë së të gjithë politikanëve. Urdhëroni të bëjmë veting me ndërmjetësim me specialistë nga Brukseli dhe Uashingtoni. Ta shohim se kush i përvetësoi mbi 2 miliardë pasuri nga privatizimet. U përjashtuan…

Lexo më Shumë