Maqedonia e Veriut duhet të përshpejtojë tempon e reformave që kanë të bëjnë me BE-në dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përparim në procesin e negociatve qasëse, thuhet në raportin më të ri të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut. Edhe këtë vit, raporti përmban më së shumti kritika sa i përket gjendjes me sundimin e së drejtës, gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit, ku KE pret zbatimin e reformave efikase. Po ashtu, komisioni porosit vendin se, duhet të përforcohet besimi në sistemin gjyqësor, korrupsioni duhet të zgjidhet pa ndërprerje, ndërsa rastet gjyqësore të profilit të lartë duhet të kenë epilog. Në raport theksohet gjithashtu se, vendi ende nuk ka miratuar ndryshimet kushtetuese, edhe pse është zotuar për një gjë të tillë. Kryeministri, Hristijan Mickoski në një deklaratë të dhënë sot gjatë ditës, tha se pjesa më e madhe e raportit ka të bëjë me qeverisjen e kaluar.
Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“Nga ky raport nga ajo që mund ta marrë si informatë jozyrtare përfshin periudhën prej 10 muajve nga qeveria aktuale dhe qeverinë teknike, dy muaj nga kjo Qeveri dhe është pak më i vogël pasi është ndryshuar formati për t’u rishikuar për qytetarët dhe opinionin. Pres që të jetë i ngjashëm sikurse raporti i kaluar, ndoshta të ketë përmirësime në disa fusha, por ta marrim edhe zyrtarisht, pastaj do ta komentojë”.
Sa i përket ndryshimeve kushteuese, Mickoski tha se se nuk do të ndërmarrin asnjë hap pa u formuar qeveria politike në Bullgari dhe pa u siguruar se procesi nuk do të has në pengesa të reja gjatë rrugës.
Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“Çështja është a do të jetë kjo sakrifica e fundit që duhet ta bënë qytetarët, apo në këtë rrugë do të ketë pengesa të reja. Ne nuk do të hyjmë në këtë proces, pa pasur fund të qartë të dukshëm. Derisa nuk shohim fund të qartë të dukshëm, ne nuk kemi ndërmend të bëjmë asnjë hap. Faza jonë e parë ishte nga pozicioni, kjo është kjo në tavolinë deri te pozicioni le të kërkojmë zgjidhje. Faza e dytë është të kemi qeveri politike te fqinj ynë lindor, e cila do të mund të marrë përgjegjësi politike”.
Kujtoi se, javën e kaluar presidentja e Komisionit Evropian gjatë vizitës së saj në Shkup, porositi se, Maqedonia e Veriut duhet të miratojë ndryshimet kushteutese në mënyrë që të hapet klasteri i parë i kapitujve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Teuta Buçi /SHENJA/