Author: Jeta almakos

“Mund të ju tregoj SMS nga anëtarë të BDI-së të cilët më shkruajnë se BDI është e gatshme ë hyn në qeveri nëse i jepet vetëm gjysma e saj që e ka marë VLEN-i. Kjo qeveri që duhet të kthen dinjitetin, krenarinë dhe legjitimitetin shtetit dhe është qeveri edhe e maqedonasve, edhe e shqiptarëve, serbëve, turqve, vllehëve, romëve, boshnjakëve dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në Maqedoni dhe ashtu do të vazhdojë”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti. Mickoski e porositi Bexhetin se BDI ka kohë të riorganizohet në opozitë, të…

Lexo më Shumë

Në seancën për pyetje të deputetëve, deputetët e Frontit Europian penguan me afishe fjalimin e kryeministrit Hristijan Mickoki, në shenjë proteste ndaj punës së qeverisë. Në afishe shkruhej: “PO EUROPËS, JO RUSISË”, “Pa përkatësi etnike nuk ka Marrëveshje të Ohrit”, “Larg duart nga gjuha shqipe”

Lexo më Shumë

Fatkeqësisht, aktorë të caktuar në Bullgari, të cilët nuk janë të interesuar të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për të kapërcyer pengesat për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian, në vend të kulturës për dialog, po e keqpërdorin situatën. Ky koment vjen nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, ministrja e së cilës Sanja Bozhinovska u gjend sërish në lajme sot pasi agjencia bullgare BGNES publikoi deklaratën me të cilën ajo deklaroi në tetor 2004 se ka vetëdije bullgare dhe origjinë bullgare, transmeton Portalb.mk.  Në deklaratën e dërguar nga Ministria për MIA-n, thuhet se Bozhinovska ka…

Lexo më Shumë

Me rastin e 101-vjetorit të shpalljes së Republikës së Türkiyes, në Shkup është organizuar panel me temë “Republika dhe letërsia turke në 101-vjetorin e shpalljes”, raporton Anadolu. Në aktivitetin e organizuar nga Konsulenca e Arsimit pranë Ambasadës së Türkiyes në Shkup, me mbështetjen e Departamentit të Turkologjisë pranë Universiteti Shën Kirili dhe Metodij, morën pjesë ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy, zv/këshilltari i konsulencë së arsimit, Cüneyt Talha Özyürek, kreu i Turkologjisë, Prof. Dr. Osman Emin, përfaqësues të institucioneve turke në vend, akademikë dhe studentë. Në fjalën e tij para të pranishmëve, ambasadori Ulusoy rikujtoi se në kuadër të festimeve…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi sot se nuk do të ketë iniciativë për ndryshimet kushtetuese me zbatim të prolonguar, para formimit të Qeverisë në Bullgari. Sipas Mickoskit një lëvizje e tillë do të ishte naive dhe do ta rrezikonte procesin eurointegrues të vendit. “Do të ishte naive sikur ta bënim… Një lëvizje e tillë unilaterale do të nënkuptonte rrezikim i plotë të eurointegrimeve, tashmë të rrezikuara për shkak të avanturave të pushtetit të kaluar. Kuptohet se duhet të merret ndonjë sinjal që të bëjmë çfarëdo hapi përpara. Nuk do të futemi në asnjë avanturë, përndryshe ne mund ta bënim më herët…

Lexo më Shumë

Në Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) pritet të shpërthejnë skandale serioze për keqpërdorime të buxhetit nga ana e kompanive që kanë përfituar para përmes projekteve “fantazmë” apo të pa finalizuara. Ushtruesi i detyrës së drejtorit në FIZHT, Nikolla Dodov theksoi se rreth 60 kompani kanë përfituar miliona euro nga shteti për projekte inovative dhe zhvillimi dhe në vend që t’i zbatonin ato, ose nuk kishin rezultate ose ishin për projekte “fantazmë”, duke e dëmtuar buxhetin me 3.2 milion euro. Revizioni i brendshëm brenda këtij institucioni po vazhdon hetimet ku kanë rezultuar parregullsi serioze, në kundërshtim me dispozitat e…

Lexo më Shumë

Kryetari BDI-së, Ali Ahmeti ka publikuar një video përmbledhje me deklarata të kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, që sipas kreut të integristëve, janë udhëzime publike që i pari i ekzekutivit po u jep gjykatësve në Kushtetuese. “Kronikë e shkurtër e një paralajmërimi të dokumentuar paraprak të vendimeve të qeverisë dhe të udhëzimeve të drejtpërdrejta dhe publike politike për Gjykatën Kushtetuese!”, ka shkruar Ahmeti në postimin e bërë të video materialit.

Lexo më Shumë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas ka dhënë mbështetje për Maqedoninë e Veriut në rrugën e realizimit të reformave të kërkuara nga BE, transmeton TV21. Pasi dorëzoi raportin te kryeministri Hristijan Mickoski, Rokas tha se e rëndësishme është se nuk ka kthim pas në reformat. “E rëndësishme është se nuk ka kthim pas dhe ne me të vërtetë do të punojmë të përkushtuar, dorë për dorë, bashkë, të arrijmë edhe më shumë se sa që është arritur për një vit”, tha Rokas.

Lexo më Shumë

Presidentja Gordan Siljanovska Davkova fajin për faljet e hedh tek gjykata  pasi atje fillojnë procedurat. Sipas saj, se janë në bisedime për krijimin e përbërjes së re të Komisionit për Falje, Presidentja thotë se nëse anashkalohet e drejta e faljes, së shpejti mund të ballafaqohemi me vërejtje nga Këshilli i Evropës për suspendim të të drejtës për falje. “Mendoj se edhe anëtarët e Komisionit, edhe unë, jemi udhëhequr nga filozofia për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Unë kam besuar dhe ende besoj që njerëzit edhe kur janë në burg, janë njerëz, ndoshta janë çnjerëzuar në ndonjë moment, por nuk…

Lexo më Shumë

Komuna e Çairit sot shpalli gjeneralin Wesley Kanne Clark si “Qytetar Nderi”. Ky vendim u miratua me unanimitet nga Këshilli i komunës dhe përfaqëson një njohje të merituar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Ky titull nderi, që do të jepet më 13 nëntor, shënon një moment të rëndësishëm për të gjithë ne, veçanërisht në kuadër të Ditës së Veteranëve të Shteteve të Bashkuara, që festohet më 11 nëntor. Gjenerali Clark, i njohur për rolin e tij të rëndësishëm në rivendosjen e paqes në Kosovë gjatë Luftës së Kosovës, do të vizitojë…

Lexo më Shumë

Me rastin e 29 Tetorit, 101 vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, mbrëmë u organizua pritje solemne në ambasadën e Turqisë në Shkup. Në këtë pritje të organizuar nga ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, të pranishëm ishin edhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, kryeparlamentari Afrim Gashi, kryeministri Hristijan Mickoski, si dhe ministra, deputetë, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend dhe shumë të ftuar. Ky aktivitet filloi me intonimin e himneve kombëtare të dy vendeve, ndërsa më pas u shfaq edhe një videomesazh nga presidenti Rexhep Taip Erdoğan. Ambasadori…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe njëherit edhe kryetar i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, thotë se kryetari i Strumicës Kostadin Kostadinov, nuk do ta braktis BNJVL-në, por do të vazhdojë të mbetët në këtë bashkësi. Gorgjievski shprehet i prerë se në BNJVL nuk ka ndarje e as largim të askujt, ndërsa shtoi se nuk do të lejojnë që politika të përzihet. ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETAR I BNJVL-SË “Unë nga fillimi i kam dhënë mundësi vet procesit dhe prandaj nëse më keni ndjekur që nga fillimi, asnjiher me asnjë fjalë nuk kam reagur, kam lënë hapsirë që…

Lexo më Shumë