Më 30.08.2026 në ora 17:30 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga Tetova.
“Gjatë një kontrolli në trafik është ndaluar një automjet pasagjerësh “BMW” me targa të Tetovës, i drejtuar nga i mituri, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa leje drejtimi”.
“Automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.



