Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se sistemi juridik nuk e njeh idenë e ish-ministrit të jashtëm Bujar Osmani, që ndryshimet kushtetuese të realizohen përmes vendosjes së klauzolës në ligj për zbatimin e Kushtetutës. Gazetarja: Sa e pranoni idenë për ndryshime kushtetuese që do të rregulloheshin me Ligj për Kushtetutë, me suspendim të caktuar… “Një gjë të tillë nuk e njeh juridiku. Këtë e thonë analfabetë të së drejtës kushtetuese”. shtoi Mickoski./tv21.tv
Author: Jeta almakos
Le të tregojë kryeminsitri se cili është plani për rrugën eurointegruese të shtetit, cilat shtete evropiane e mbështesin atë plan dhe nëse ai plan i përmirëson pozitat tona negociuese, ne do ta mbështesim, por pyetja është deri kur do të presim. Duhet të dimë cili është plani dhe korniza kohore rreth kësaj çështjeje, deklaroi sonte lideri i LSDM-së, Venko Filipçe. “Nëse ka kekanizëm për pozitën tonë që negociatat të jenë më të mira, ne jemi këtu për të dhënë mbështetje, megjithatë tani kemi ngecur, nuk po shkohet rrugës të cilën e kon firmuan të gjitha vendet anëtare të BE-së me…
I pyetur lidhur me kërkesën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti që VLEN ta braktis qeverinë, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti theksoi se kjo është një ëndërr e tyre për tu bë pjesë e qeverisë dhe jo për kauzë kombëtare. “Ali Ahmeti nuk ka dalë nga qeveria as kur ka ndodh Monstra as Lagjeja e Trimave, as kur ska lëviz çështja shqiptare, ato mund vetëm të kenë dëshirë për tu bërë pjesë qeverisë dhe jo për ndonjë kauzë. Në kohën e tyre kishte Moratorium të çështjes së shqiptarëve”, ka thënë Mexhiti në emisionin ZOOM të servisit publik MTV.
Policia e Maqedonisë së Veriut është duke realizuar aksion të madh policorë dy lokacione të vendit. Sipas informacioneve të TV21, aksionet janë duke u zhvilluar në Strumicë dhe Gjevgjeli ku janë arrestuar edhe disa doganierë. Arrestimi është bërë për siç thuhet, punës të papërgjegjshme në shërbimin doganor dhe marrjes së mitos.
Takim produktiv, diskutim efikas dhe shpresëdhënës, është përshtypja e kryetarit të Qeverisë, Hristian Mickoski dhe përfaqësuesve të Odës ekonomike të Gjermanisë (OA-Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft) të cilët sot realizuan takim në Berlin. Në tkaim, siç kumtoi shërbimi qeveritar prë shtyp, u promovuan mundësitë investuese dhe kapacitetet në shtet, ndërsa kompanitë e huaja shprehën interesim për investime të reja në shtet. “Shumë kompani të cialt ishin të pranishme në këtë takim tashmë janë të pranishme me fabrikat e tyre prodhuese tek ne. Pati edhe kompani të tilla të cilat pa hezitim shprehën dëshirë të investojnë tek ne dhe të jenë të…
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe ka vlerësuar se ky duhet të jetë një motiv për Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë përpjekjet politike dhe diplomatike për nisjen e negociatave, transmeton TV21. Mexhiti ka siguruar qytetarët e Maqedonisë së Veriut se Qeveria do të vazhdojë të punojë me dinamikë të shtuar për të gjetur zgjidhje ndaj kontestit ndërshtetëror me Republikën e Bullgarisë duke miratuar ndryshimet kushtetuese në një afat sa më të shkurtër kohor. Ai potencoi se dëshpërim nuk ka. Njoftimi i plotë i Izet Mexhitit…
Zv.kryeministri, Arben Fetai, vlerëson se hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është pikë kthese për popullin shqiptar, për Ballkanin perëndimor dhe për mbarë Evropën. “Një ditë historike për Shqipërinë dhe Evropën! Hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është pikë kthese për popullin shqiptar, për Ballkanin perëndimor dhe për mbarë Evropën. Konferenca e sotme ndërqeveritare Shqipëri – BE krijon momentum të ri për tërë rajonin, duke e bërë objektivin e anëtarësimit të vendeve tona në BE deri në vitin 2030 dhe bashkimin përfundimtar politik të kontinentit, edhe më realist, edhe më të prekshëm. Dita e…
Policia nga sot në rajonin e Ohrit do të fillojë me aktivitete përgatitore për ushtrimin demonstrues stimulues që pjesëtarët e MPB-së do ta realizojnë në datën 17 të këtij muaji në kanalin e “Studençishtës”, si dhe në disa pika në ujërat e Liqenit të Ohrit. Për shkak të kësaj, nga sot deri më 17 tetor në periudhën nga data 5 deri më 13 do të ketë kufizime në lundrimin në brendësi të vendit në një pjesë të rrugës ujore nga Kanali deri në kompleksion hotelierik “Ineks”. Në periudhën përkatëse, siç informojnë nga SPB-Ohër, do të ketë ndalesë të plotë të…
Pacientët e Repartit të Stomatologjisë në Spitalin e Kumanovës, ankohen për shërbimet në këtë repart, duke përfshi këtu edhe blerjen e injeksioneve nga vetë ata. Në lidhje me mos-pasjen e ineksioneve që lehtësojnë dhimbjen e dhëmbit në spitalin shtetërorë, nuk është hera e parë që vijnë ankesa, derisa, nuk dihet se cilat janë arsyet e këtyre mungesave. Alsat, ka marrë një ankesë nga një qytetar, i cili është dashur të dalë të blejë vetë ineksionin për qetësimin e dhimbjeve, ndërsa ka treguar në mënyrë anonime edhe për sjelljen jo të mirë të mjekëve të këtij reparti./ Alsat.mk
Në Maqedoninë e Veriut janë ndjerë dridhje të tokës, transmeton TV21. Tërmeti raportohet se është regjistruar gjatë pasdites, ndërkaq thuhet se ka qenë e madhësisë prej 2.4 ballë të shkallës së Rihterit. Epiqendra e tërmetit ka qenë 13 kilometra nga verilindja e Demir Kapisë. Thellësia e tërmetit ka qenë 5 kilometra.
Spitali “Kozle” në Shkup përmes një njoftimi për media kanë pohuar se foshnja 14 muajshe nga fshati Goshincë e cila ndërroi jetë ditë më parë, ka marrë trajtimin e duhur me terapi, ndaj sipas tyre mjekët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. “Kolegjiumi i ekspertëve pranë ISHP Spitalit për sëmundjet e frymëmarrjes tek fëmijët – Kozle, pohon me përgjegjësi se të gjithë mjekët që janë përfshirë në trajtimin e foshnjës kanë ndërmarrë dhe kryer të gjitha ekzaminimet dhe hetimet në dispozicion dhe të nevojshme, është dhënë terapia e duhur sipas protokolleve mjekësore, nuk u konstatua asnjë dështim në trajtimin e fëmijës,…
Lideri i ASh-së – Fronti Europian, Ziadin Sela nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka uruar Shqipërinë për çeljen e kapitullit me Bashkimin Europian, transmeton TV21. Megjithatë, Rama ka ndaluar të përmend edhe solidarizimin e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, pasi kjo e fundit nuk hapi kapitull dhe është ndarë nga pakoja e përbashkët me Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ziadin Sela tha se qasja e Edi Ramës, duhet të jetë shembull për politikanët në vend se, ku siç thotë, “të cilët fatkeqësisht duket që kanë ngelur peng të së kaluarës dhe konflikteve me…

