Tetovasot raporton se një 47-vjeçar nga Vrapçishti ka denoncuar se është sulmuar fizikisht në një objekt hotelier në fshatin Zubovcë të Gostivarit.
Sipas policisë, E.A. (47) ka raportuar se sulmi ka ndodhur një natë më parë, rreth orës 23:30, në tarracën e lokalit, ku dyshohet se është goditur nga A.Q. nga Llomnica dhe persona të tjerë që ndodheshin me të.
Tetovasot raporton se rasti po hetohet në koordinim me Prokurorinë Publike të Gostivarit, ndërsa autoritetet po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



