Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, akuzoi ish ministrin Krenar Lloga se kur është larguar nga ministria
ka ma marr nga zyra dokumentin me rekomandimet për Këshillin Gjyqësor të përgatitur nga Misioni Vlerësues i Komisionit Evropian. Fillkov shtoi se pavarësisht që dokumenti është i klasifikuar, ai u mor nga paraardhësi i tij, dhe Ministria e Drejtësisë nuk e ka më në dispozicion.
Por reagoi ish ministri Krenar Lloga i cili përmes një statusi në Facebook e publikoi letrën dhe tregoi se nga Misioni i Vlerësimit të BE-së, ajo është marrë në mënyrë elektronike, ashtu siç e kanë marrë edhe zëvendëskryeministri Mariçiq, kryetari i Këshillit Gjyqësor Sashko Georgiev e të tjerë.
Fillkov akuzoi Llogën se ka marr nga zyra edhe gjëra tjera, por Lloga shtoi se për të gjitha ato pretendime, si dhe për 100-ditëshin e ministrit Fillkov, do të mbaj një paraqitje publike dhe breefing me gazetarët. Ai madje e sfidoi ministrin Filkov në një debat publik.