Sipas një raporti të parë të Ministrisë së Brendshme lidhur me incidentin në Çair të Shkupit thuhet se i plagosuri është një 35 vjeçar.
“Sot (14.10.2024) rreth orës 18.10 nga Spitalin “Shën Naumi i Ohrit” është raportuar në SPB të Shkupit se në spitalin e tyre është sjellë me plagë, shtetasi me inicialet E.A. (35) nga Shkupi, që kishte një plagë me armë zjarri në këmbë. Të plagosurin e ka sjellë vëllai i tij, i cili ka sqaruar se ndërsa E.A. ka qenë duke ecur në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh” në Shkup, një person i është afruar dhe e ka qëlluar në këmbë. Me gjasë bëhet fjalë për një borxh. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thanë për “Fokus” nga MPB.(INA)